web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video- "Interpelanca si radha e vajgurit, kur më vinte radha ai kishte mbaruar"/ Korreshi, batuta në seancë

23 Prill 2026, 10:54, Politikë CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, dhe në seancën e sotme plenare nuk i ka kursyer batutat.

Teksa po diskutohej çështja e interpelancave me ministrat, Korreshi tha se edhe ai kishte bërë kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Sala, por me sa duket deputetëve nga fshati nuk u vjen radha asnjëherë.

Demokrati e krahasoi këtë pritje me radhën e pritjes për të marrë vajguri dhe tha se kur i vinte radha atij nuk kishte më vajguri.

 

Kam bërë dhe unë një kërkesë për interpelancë me ministren Sala. Tani janë kategorizuar deputetët, ne fshatarëve nuk na vjen radha? Kur mbaja radhën e vajgurit, sa më vinte radha mua nuk kishte më vajguri dhe çështja e interpelancës kështu është. Nuk e pyeta për shëndetin tim”, tha Korreshi.





Lajmet e fundit nga