web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korreshi ironizon Karçanajn: Hallexhia e AKSHI-t që doli me dy a tre banesa

23 Prill 2026, 19:26, Politikë CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur në Kuvend, lidhur me abuzimet e AKSHIT-t.

Gjatë fjalës së tij, Korreshi ka ironizuar ish-drejtoreshën e AKSHI-t për të cilën u tha se jetonte me qera, ndërkohë që rezultoi me dy ose tre banesa.

Gjithashtu deputeti ka kritikuar sistemin e AKSHI-t për të cilin tha se shumicën e kohës nuk punon dhe prapë se prapë qytetarët paguajnë për të. 

“Kishte probleme sistemi, del pas 7 ditësh, paguan edhe kamat vonesën, se të thotë s’punonte sistemi, se i hëngri AKSHI, shishja e verës 200 mijë euro. I duheshin AKSHI-t se ishte hallexhie, ishte pa shpi, ishte me qira. Ajo rrinte në pishinë, oh-oh-oh, ne i jepnim para. Dolën një shtëpi, dy, tre katër, një gllënjkë 1 mijë euro, me jaht, në shërbim të popullit, edhe jahtin, patjetër, lodheshin shumë. Si Jovan Bregu, do magazinier, na bëhu magazinier. Të marrim njerëz peng dhe t’i detyrojmë të tërhiqen, pse budallenj jemi ne, me verë atje, me arkë e brenda. Të dhënat tona te AKSHI, që e sulmuan iranianët, janë bërë si ato çorapet e grisura e që i var e duken atje vrima-vrima. Ky është sistemi i AKSHI-t. Po të vesh atje të presin me buzëqeshje “s’ka sistem, s’punon sistemi” thonë”, u shpreh Korreshi. /CNA





Lajmet e fundit nga