Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Opozita është në rrugën e saj pa kthim të betejës jo kundër qeverisë, por kundër njëri-tjetrit. Është kthyer në një xhungël ku i vogli kërkon të hajë të madhin.
Ata që ditë pas dite nuk surprizojnë askënd me lojën e interesave që luajnë për të shpëtuar lëkurën e tyre, apo në rastin ku gjithkush synon karrigen e “të madhit”.
Këta janë palaçot politike të opozitës, ata që deri dje me shkop në dorë kërkonin të përzinin demokratët nga shtëpia e tyre dhe sot pasi kuptojnë se shumica nuk është më Lulzim Basha, kthehen dhe lëpijnë atje ku kanë pështyrë.
Le t’i marrim me radhë.

Çfarë thoshte dje dhe thotë sot Agron Gjekmarkaj?
Agron Gjekmarkaj është një nga palaçot politik në radhët e opozitës që për pazare dhe interesa është gati të lëpijë këdo që i del përpara.
Ashtu siç shante dikur Lulzim Bashën dhe më pas u bë shërbëtor dhe ushtar i tij, gjatë kohës që Berisha shënoi rikthimin e tij në krye të PD-së me Foltoret, ishte ndër të parët që nxitonte të sulmonte ish-kryeministrin.
Në një prej pseudo-analizave të tij “Një përgjigje për gjeneral “non grata”-n, tregonte hapur qëndrimin e tij, si lëpirës Lulit dhe sulmonte Berishën .
“Unë nuk i bie mohit qëndrimeve të mia, nuk bëj si Sali Berisha i cili shante me kuç e maç Fatos Nanon pastaj na thoshte se nuk janë të vërtetat e bëra për politike! E shpalltë më të ziun armik Ilir Metën pastaj bënte koalicion dhe e mbulonte me njëmijë të mira.
Tani që Sali Berisha u damkos nga SHBA për minim të demokracisë dhe korrupsion me shpalljen “non grata” atij i ndryshoi qëndrimi për PD-në, botën dhe individët. Sipas tij secili prej nesh duhej të ishte një kukull në duart e tij e ta ndihmonim në kthimin e pronës! Nuk duhej të kishim ne një mendim e veprim tonin por të mendonim me mendjen e Sali Berishës”.
Kjo është vetëm një nga deklaratat e pseudo-analistit, Agron Gjekmarkaj.
“Nuk shoh shanse për një rikthim të Berishës, mendoj që dhe nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pasur për të dhënë i ka dhënë, dhe ka lënë gjurmë pozitive sipas meje. Kjo lëvizje e tij do kishte vlerë para zgjedhjeve, që të hapte një diskutim për PD-në. Ose nëse do të kishte një “mea culpa”, tha deputeti Gjekmarkaj në një dalje të tij televizive në shtator të 2021.

Çfarë bën sot Gjekmarkaj?
Asgjë më shumë dhe më pak se ajo që ka bërë në të kaluarën e tij me Lulzim Bashën.
Sot ai shfaqet në gjirin e Sali Berishës, bëhet nënkryetar partie, braktis Lulzim Bashën.
“Enver Hoxha i pati mbajtur për disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeministër, Ministër i Jashtëm dhe i Mbrojtjes. Pas vitit 1952 edhe ai hoqi dorë e mbajti vetëm atë të Sekretarit të parë. Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli për hapje të shoqatës së tij u shpall i përjetshëm, i përgjithshëm dhe mori për vete një mori postesh imagjinare.
Pastaj fap e fap përjashtoi po në mënyrë imagjinare ata që nuk i ka. I paaftë që të turpërohet pas 18 vitesh në politike foli për politikë të re kundër së vjetrës. Kërkoi ndjesë. Kujt!? Kush do t’ia dijë për ndjesën e tij! Foli për emërime të gabuara që paskësh bërë. Ai na doli shakaja më e madhe dhe emërimi më fatkeq i Sali Berishës. E zgjodhi të ngratin, duke prishur garën dhe injoruar kontributet në PD për veset jo për virtytet me konceptin e kontrollit total mbi të e të partisë pronë”, shkruan Gjekmarkaj në një postim të tijin në shtator të 2023.
Video e plotë me qëndrimet kontradiktore të palaçove politikë të opozitës
Para pak ditësh pasi u bë pjesë e PD-së së Berishës, u shpreh: “Ne jemi bashkuar në diversitet dhe diversiteti qëndron tek mendimet e ndryshme”.
Nuk ngurroi që të ftonte dhe Luli Bashën të bëhej pjesë e bashkimit.
Kaq është vetëm pak nga ajo që ka bërë palaçoja publik në luftën brenda llojit.

Nuk ka njeri që nuk e di që “Babalja” mbetet një nga palaçot politik që ndryshon lëkurën çdo ditë.
E kemi parë në të gjitha ngjyrat. E kemi parë kundër Berishës dhe pro Bashës, kundër Bashës dhe pro Berishës, pro Ramës dhe kundër Berishës dhe Bashës, tani së fundi kundër Gazment Bardhit që nuk voton Amnistinë Penale se qan hallin e tij pasi është i dënuar për kallëzim të rremë.
A i ka mbetur diçka pa treguar Babales se është gati të bëjë gjithçka që të jetë “gjallë” në politikë.
Dje dilte me shkop para demokratëve ndërsa sot është i bindur që lidershipi është Sali Berisha dhe ai është shumica.

“Pa diskutim kryetarët e partive janë kandidatë për kryeministër dhe janë njerëzit që mbajnë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve. Nëse partia mendon se Berisha i fiton zgjedhjet, është kandidati për kryeministër. Nëse zoti Berisha mendon se një zgjidhje alternative mund të jetë më e mirë, për shkak të rrethanave, duhet një zgjidhje sa më e mirë dhe transparente”, shprehet në 11 mars 2024 Salianji.
“A ka thënë lideri historik që nuk kthehem kurrë. Kjo nuk është luftë. Bëhet një betejë për të bërë luftë. Luftë me Amerikën apo me Edi Ramën. Nuk jam në mbështetje të Bashës, por demokratëve. Lëvizja e Sali Berishës do t’i jepte plus PD, por ka zero % që kjo lëvizje të bëjë diçka. Pse 11? Të mbysim simbolin, për çfarë? I kemi thënë Berishës silli firmat t’i verifikojmë. Çojë në protokoll dhe të verifikohen në sekretariat. Si shantazhohen demokratët? Jo jo nuk i sjellin se nuk i kanë. Ne e lehtësuam procesin. U thamë se nëse i keni firmat hajde bëjmë edhe kuvendin në 18. Edhe unë kam 5200 firma të depozituara si do i verifikojnë. Kam edhe unë formularë. Por çfarë do thotë kjo. Ne po themi që po marrim vendimin për të bërë Kuvend me 18.”
“Foltorja po i jep oksigjen qeverisë, se në Kuvend e kanë mendjen tek ata. Nuk ndahet PD. Do ketë vetëm një PD dhe ju e dini që opozita është frymë”, deklaronte në 2021 Salianji.

Gazment Bardhin ndoshta mund ta quajmë palaçon politik më kontradiktor brenda partisë.
Është personi që dikur deklaronte se nëse Berisha kthehej në krye të Partisë Demokratike do të ikte nga politika.
Jo vetëm që nga politika nuk iku, por u bë dhe nënkryetar partie dhe sot bën negociata me PS-në për komisionet hetimore.
“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën t’i shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”.

Është një nga deklaratat e tij në rrjetet sociale ku bënte fajtor Berishën për ngjarjen e Gërdecit.
“U vu në pikëpyetje ekzistenca e Partisë Demokratike. Në politikë ka një kohë për të bërë betejë në gjërat që ti beson, ka një kohë për të reflektuar dhe për të parë rezultatin e kësaj beteje dhe ka një kohë për të marrë vendime. Ajo që ka ndodhur me mua dhe me kolegët e mi, është ekzaktësisht kjo. Ne kemi bërë betejë sepse mendonim se është një rrugë e drejtë.
Besoja se interesi më i mirë i demokratëve ishte një rrugë tjetër. Për këtë bëra betejë dy vite. Ka ndryshuar strategjia kur shikoj se nga beteja ime dhe nga beteja e grupeve të tjera, po tentohet të dobësohet Partia Demokratike.
Ti duhet të bësh një zgjedhje në varësi të rrethanave. Ne të gjithë kemi bërë gabim i hymë një rruge për shkak të besimit që kishim. Unë kam kërkuar ndjesë dhe nuk kam asnjë kompleks. Unë e kam humbur atë betejë. Të gjithë ne kemi gabuar nga lufta e egër brenda Partisë Demokratike”, deklaron ai në shkurt të 2024.

Jorida Tabaku, e cila ishte një nga ushtaret më besnike të Luli Bashës, e ka braktisur duke e lënë në mëshirë të fatit për t’u bashkuar me shumicën.
Edhe ajo njësoj se emrat që përmendëm më lart, ndonëse ngulmon se nuk mban anën e askujt duket se është pozicionuar në krah të grupit të Sali Berishës.
Më herët deklaronte se 8 Janari ishte dita e fundit e Berishës në politikë.
“Vetëm dikush që nuk i intereson PD-ja, mund të urdhërojë një sulm për ta shkatërruar. 8 Janari ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë. Dje ishte një ditë e trishtë për partinë time, së cilës iu bashkova që në moshën 16-vjeçare”, deklaronte ajo.

Sot bëhet pjesë e protestave të organizuara nga grupi i Berishës, mjafton të përmendim këtë të fundit të 20 shkurtit ku u shfaq në protestë.

Po ashtu gjatë një interviste ajo u shpreh se e mbështet Bardhin si kryetar të grupit të PD dhe se tani është koha që opozita të jetë e bashkuar kundër regjimit të qeverisë Rama.
“Jam pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kam mbështetur Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD-së. Pozitive është që opozita po shkon drejt bashkimit. Është e rëndësishme që ne po shkojmë te njerëzit. Duhet të mos sulmojmë njëri-tjetrin, por të kritikojmë qeverinë e Edi Ramës.
Nuk ka rëndësi se ku jam, e rëndësishme është që të bëjmë opozitë ndaj kësaj keqqeverisjeje. E rëndësishme është që opozita të bëhet më e gjerë, që të mos humbasë asnjë votë”, deklaron në një intervistë të fundit Tabaku.
Pra, këtu kemi vetëm disa nga palaçot politikë dhe ushtarët e Lulzim Bashës që sot rikthehen si lëpirës në gjirin e Berishës./ CNA
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi sot ...
Procesi i identifikimit elektronik të votuesve, i cili u n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ishte...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, u py...
Një tjetër kallëzim do të dorëzohet në SPAK në lidhje ...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka refuzuar ta cil...
CNA ka hapur një sondazh për marrëveshjen e Partisë De...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimi me organizatat soc...
Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në Partinë Demokratike,...
Ambasadori gjerman, Karl Bergner, u shpreh në një dekl...
Mesditën e sotme ishte parashikuar të zhvillohej Konfe...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për negociatat mes PD-së ...
Shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, që ishte par...
Në vijim të turit për anëtarësimet në Partinë Socialis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërku...
Kryeministri Edi Rama pretendon se Partia Socialiste ë...
Dakordësia e mazhorancës me PD-në është përshëndetur n...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reagua...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vendimin e Gjykat...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...