web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet çfarë u tha Bardhi deputetëve për shtyrjen e Konferencës së Kryetarëve

13 Mars 2024, 12:10, Politikë CNA
Zbulohet çfarë u tha Bardhi deputetëve për shtyrjen e
Gazment Bardhi

Mesditën e sotme ishte parashikuar të zhvillohej Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Por, mbledhja është shtyrë për një moment tjetër pa u dhënë një arsye konkrete.

Në mbledhjen e sotme do të diskutohej për objektin e Komisioneve Hetimore të dakordësuara në mbledhjen e djeshme. Në media raportohet se nuk është arritur një dakordësi për objektin e këtyre komisioneve dhe prandaj mbledhja e sotme është shtyrë. 

Ndërkohë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka thënë deputetëve demokratë se po punojnë për objektet e Komisioneve Hetimore. 

"Po punohet për formulimin ligjor për nënkomisionin ‘Për Reformat’", mësohet të ketë thënë Bardhi./CNA 





Lajmet e fundit nga