E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për negociatat mes PD-së dhe PS-së. Ai është shprehur në një postim në rrjetet sociale se nuk ka asnjë bashkëpunim me "non grata"-n, por thjesht ka një dakordësi të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese që të miratojmë Komisione Hetimore brenda kësaj kornize.
Kreu i qeverisë nënvizon se Partia Socialiste është gjithmonë 3 hapa para.
"Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë rast nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë. Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh", shprehet Rama.
Kryeministri nënvizon se nëse nuk dakordësime për Reformën Zgjedhore do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me këtë ligj që kemi.
Reagimi i plotë:
Të gjithë idiotët e dobishëm u janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me "non grata"-n, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë Komisione Hetimore brenda kësaj kornize!
Po ne këtë e kemi thënë e stërthënë dhjetëra herë, qysh se refuzuam të miratojmë kërkesa për të ngritur Komisione Hetimore jashtë asaj kornize! Dhe nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një Komision Hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro!
Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi medemek “pazarin me 'non grata'-n”, i cili thjesht nuk ekziston?
Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim.
Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn "non grata" në këtë mes?!
Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë rast nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë.
Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh./CNA
Shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, që ishte par...
Në vijim të turit për anëtarësimet në Partinë Socialis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërku...
Kryeministri Edi Rama pretendon se Partia Socialiste ë...
Dakordësia e mazhorancës me PD-në është përshëndetur n...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reagua...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vendimin e Gjykat...
Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të martë punimet ...
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokuta...
Avokati Genc Gjokutaj ka hedhur akuza ndaj GJKKO-së, p...
Ministrja për Shtetin e Marrëdhëniet me Parlamentin, E...
Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Kryetar...
Partia Demokratike ka autorizuar nënkryetarin e PD-së ...
Ushtari i Bashës, Enkelejd Alibeaj, në një dalje telev...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ...
Bashkëkryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Taba...
Botuesi Nikoll Lesi është tallur me Ervin Salianjin, t...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Maznik...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgj...
Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën në një takim me ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...