web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Opozita u tremb nga vezët"/ Balla: Pak ditë na ndajnë nga dialogu me protestuesit e sinqertë

2 Korrik 2026, 12:08, Politikë CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në seancën e sotme plenare ka ironizuar mungesën e Partisë Demokratike.

Balla tha se nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme pasi u trembën nga vezët.

Duke u ndalur më pas te protestuesit, Balla tha se pak ditë na ndajmë nga koha e dialogut mes qeverisë dhe atyre protestuesve që kishin shqetësime të sinqerta dhe reale.

Shqetësime të cilat Balla tha se mazhoranca do t’i dëgjojë dhe do të reflektojë mbi to.

 

 

“Nuk erdhën të bëjnë detyrën e shtetit se u trembën nga vezët. Protestuesve në emër të grupit, dua të jem i drejtpërdrejtë, pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju që kishit shqetësime. Arsyet e sinqerta të protestës jemi të gatshëm t’i dëgjojmë dhe të reflektojmë duke i dëgjuar ato. Protesta nuk ka asgjë të përbashkët me këta individë kirminelë që duan ta përdorin protestën për qëllimet e tyre të pista”, tha Balla.





Lajmet e fundit nga