VIDEO- Përplasje mes protestuesve dhe efektivëve/ Goditet automjeti i policisë
Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe efektivëve të polic...
Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe efektivëve të polic...

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pas protestave dhe tensioneve të ndodhura përpara Parlamentit ka vendosur bojkotimin e seancës së sotme plenare.
Në një reagim zyrtar, PD thotë se për sa kohë nuk diskutohen shqetësimet e protestuesve, nuk do të marrin pjesë në punimet e seancës.
PD shprehet se pjesëmarrja në seancën e sotme nuk u shërben interesave të qytetarëve, por legjitimon një seancë të zhvilluar në kundërshtim me parimet e demokracisë.
Reagimi i PD-së
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila vijon të pengojë opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe në përmbushjen e detyrimit për të përfaqësuar interesin e qytetarëve.
Të martën, duke përdorur forcën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga Kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi kërkesat legjitime të qytetarëve, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaji, si edhe mbi konstatimet dhe rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Europian të miratuar pak ditë më parë.
Në vijim të kësaj qasjeje bllokuese, dje, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar, pa përcaktuar datën e shqyrtimit të katër projektligjeve të depozituara prej rreth një muaji nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për:
1. Projektligjin për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
2. Projektligjin për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike;
3. Projektligjin për shfuqizimin e Paketës së Maleve;
4. Projektligjin për shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për trashëgiminë kulturore.Këto iniciativa ligjore përputhen drejtpërdrejt me kërkesat e qytetarëve që protestojnë dhe me shqetësimet e ngritura në Rezolutën e Parlamentit Europian. Për këtë arsye, ato duhej të ishin përfshirë në rendin e ditës së seancës së sotme, pasi trajtojnë çështje me interes të lartë publik.
Për sa kohë mazhoranca refuzon të përfshijë këto projektligje në rendin e ditës ose të përcaktojë shqyrtimin e tyre brenda këtij sesioni parlamentar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marr pjesë në punimet e Kuvendit në seancën e sotme dhe kërkojmë me forcë përfshirjen në procedurë parlamemtare të katër projektligjeve për diskutim dhe miratim në Kuvend.
Nga ana tjetër, konstatojmë se godina e Parlamentit është rrethuar me qindra punonjës Policie për të penguar qytetarët të protestojnë. Nëse Parlamenti zhvillon punimet nën rrethimin e Policisë së Shtetit, vetëm me qëllim të shuarjes së zërit të qytetarëve, atëherë ai humbet misionin e tij të përfaqësimit të qytetarëve.
Në kushtet kur mazhoranca vijon të refuzojë shqyrtimin e nismave ligjore të opozitës dhe Kryeministri, së bashku me Qeverinë, shmang sistematikisht llogaridhënien për çështje që prekin drejtpërdrejt interesin publik, prania jonë në seancë plenare sot nuk do t'i shërbente mbrojtjes së interesave të qytetarëve, por vetëm do të legjitimonte një proces parlamentar që po zhvillohet në kundërshtim me parimet e demokracisë parlamentare. Vijon...
Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me pensionistë...
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim të zhvilluar me...
Partia Demokratike ka zgjedhur 20 anëtarët e Kryesisë, 14 ...
Avokatja Eda Grimçi e ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëh...
Ditën e sotme duke nisur nga ora 10:00, Kuvendi zhvillon s...
Kryetari i PD-së ka zbuluar në mbledhjen e Këshillit K...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim ironizues në rrje...
Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka mbajtur...
I pranishëm në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërma...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin Europian të In...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e...
Seanca dëgjimore me kreun e SPAK-ut, Klodjan Braho, në Kom...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në...
Gazetari Mentor Kikia ngriti sot pikëpyetje lidhur me pran...
Këshilli i Ministrave, nga mbledhja e mbajtur sot më datë ...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, komentoi s...
Qeveria ka vendosur të emërojë këtë të martë drejtorin e r...
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të zgjedhë nesë...
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pak minuta m...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Mësohet se mbrëmjen e djeshme Byroja Kombëtare e Hetimit k...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Ser...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...