"Një jetë në skenë dhe një njeri i rrallë"/ Korça i jep lamtumirën aktorit Koço Qendro
Korça i dha këtë të diel lamtumirën e fundit aktorit të sh...
Korça i dha këtë të diel lamtumirën e fundit aktorit të sh...

Kryeministri Edi Rama ka folur për partneritetin mes Fincantieri dhe kompanisë “Kayo", ku tha se kjo është një fazë e re në historinë e Forcave të Armatosura dhe një rilindje e industrisë ushtarake.
“Kemi hyrë në një fazë të re në historinë e Forcave tona të Armatosura. Kapitulli i ri është jo vetëm fuqizimi i gjithë sistemit tonë të mbrojtjes, por edhe rilindja e industrisë sonë ushtarake. Për këtë janë hedhur një sërë hapash dhe këtë javë u hodh një tjetër hap. Partneriteti me Fincantierin u shtri në një partneritet edhe me shkollën industriale "Pavarësia" të Vlorës, pasi në kantierin e ri të Pashalimanit, baza e re prodhuese do të kërkojë 500 të reja e të rinj, teknikë, inxhinierë dhe informaticienë. Për këtë arsye është bërë kjo marrëveshje dhe do të fillojë, paralelisht me ndërtimin e kantierit, edhe puna për trajnimin e të rejave dhe të rinjve që do të përzgjidhen nga "Fincantieri Albania". Ata do të trajnohen, qoftë në Pashaliman, qoftë në kantierin mëmë të kompanisë globale të ekselencës italiane në brigjet e Italisë”, tha Rama.
Ndër të tjera ka folur edhe për miratimin e aktit normativ për buxhetin 2026. Rama u shpreh se ky akt normativ u bë i mundur falë performancës së ekonomisë.
Më tej, kryeministri u ndal te bonusi për pensionistët, duke hedhur poshtë pretendimet se ai ishte një masë me karakter elektoral.
Sipas kreut të qeverisë, të gjitha të ardhurat shtesë të mbledhura nga rritja e çmimit të naftës, si pasojë e tensioneve ndërkombëtare dhe zhvillimeve në Ngushticën e Hormuzit, nuk u përfshinë në buxhet, por iu shpërndanë pensionistëve në formën e bonusit.
“Kryeshënimi i javës ishte, pa diskutim, akti normativ i qershorit, ku edhe një herë tjetër ekonomia, e cila po rritet përtej parashikimeve, duke sjellë të ardhura përtej parashikimeve, na dha mundësinë që të dalim me një sërë masash në shërbim të drejtpërdrejtë të njerëzve dhe në respekt të të gjithë atyre që kërkojnë, me shumë të drejtë, akoma më shumë nga qeveria dhe nga shoqëria, përmes qeverisë. Aprovuam një bonus për pensionistët. Një kujtesë këtu, sepse duhet kujtuar herë pas here ndonjë gjë, edhe pse kujtesa bëhet gjithmonë e më e shkurtër dhe gjithmonë e më shumë janë ata që nuk duan t'ia dinë se nga po vijnë. Por e thotë bukur Çurçilli që "kush harron se nga po vjen, nuk ka idenë se ku po shkon".
Kujtesa është që vjet u tha se bonusi i pranverës për pensionistët, i cili kishte të njëjtën logjikë, pra rritjen e ekonomisë dhe parimin që, në momentin kur ekonomia rritet dhe ne arrijmë t'i plotësojmë ato që kemi parashikuar e na mbetet diçka, ajo që mbetet duhet të ndahet me ata që kanë më shumë nevojë dhe pensionistët janë në radhë të parë ata. "E bënin për fushatë", thanë. Jo. Ne nuk kemi asnjë fushatë. Fushatën tjetër e kemi në 2029-ën. Kështu që pensionistët morën një tjetër bonus, ku u fut edhe çdo qindarkë e përfituar nga rritja e panatyrshme e çmimit të naftës, si rezultat i krizës së luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit dhe asaj që ndodhi në Ngushticën e Hormuzit.
Pra, ne nuk futëm në buxhet asnjë qindarkë që erdhi më shumë nga taksat mbi naftën, por ua dhamë ato pensionistëve. Po kështu, ne vendosëm në dispozicion të të sëmurëve me kancer 15 milionë euro të tjera për medikamentet e tyre dhe vendosëm po ashtu rritjen e pagave të mjekëve të urgjencës. Heronj të vërtetë! Vendosëm rritjen e garancisë sovrane për programin kombëtar që fillon së shpejti, të dyfishimit të ndërmarrjeve. Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar.
Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta. Kujtoj se vjet, falë edhe një gafe që unë bëra, për të cilën kërkova ndjesë, u bë problem çështja e fëmijëve autikë. Unë u zotova në atë fushatë se do ta dyfishonim mbështetjen për ta dhe e bëmë. Ashtu sikundër u dhamë edhe kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuar apo të fëmijëve me aftësi të veçanta një mbështetje që ata e kërkonin prej kohësh, pa llogaritur këtu pastaj edhe pjesët e tjera që shkuan në drejtim të zhvillimit rural dhe të zhvillimit urban.
Ky është një kryeshënim që nuk zuri shumë vend, sepse dihet se me çfarë po merret i gjithë sistemi i komunikimit dhe informacionit në Shqipëri. Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: "ujin e rrjedhshëm" të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe "koren e zezë" të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri”, shprehet Rama.
Më tej kryeministri ka prekur dhe çështjen e dyfishimit të Grantit 2026 për startup-et.
“Në shënimin e fundit do të prek dy momente që duket sikur nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, por në fakt janë të lidhur dhe i lidh pikërisht modernizimi, transformimi dhe rinia. Kemi dyfishuar programin e startup-eve. Financimi, nga 3 milionë euro të parashikuara, ka shkuar në 6 milionë euro mbështetje, pasi jemi gjendur përpara një rritjeje befasuese të numrit të aplikimeve në programin "Startup Albania". E kemi nisur atë program me më pak se 100 aplikime dhe këtë vit jemi gjendur me më shumë se 1200 aplikime. Kjo na ka vendosur në pozicionin e detyruar që t'u përgjigjemi të rejave dhe të rinjve me një dyfishim të volumit të financimit dhe, ndërkohë, kemi komunikuar me ta dhe u kemi thënë se, në rast se aplikimet do të vazhdojnë të rriten me këtë trend, edhe mbështetja po ashtu do të vazhdojë të rritet sipas këtij trendi”, tha ai.
Rama u shpreh ndër të tjera se hapja e Shkollës Kombëtare të Fluturimit, e kalon Shqipërinë në një fazë të re me Forcat Ajrore.
“Ndërkohë që po të rinjtë kanë qenë protagonistë të një momenti tjetër të rëndësishëm në rrugën e transformimit të Forcave tona të Armatosura: çeljes së dyerve të Shkollës Kombëtare të Fluturimit. Shqipëria kalon në një fazë të re me Forcat e veta Ajrore, duke u bërë një platformë e trajnimit dhe e certifikimit të pilotëve për Forcat e Armatosura.
Është një Shkollë Kombëtare e Fluturimit që do të mirëpresë edhe kadetë nga Kosova dhe nga dy vendet e tjera anëtare të NATO-s në rajon, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, e patjetër edhe më pas nga cilido vend tjetër aleat.
Shkolla është një hap tejet i rëndësishëm, i realizuar në partneritet me një tjetër kompani të ekselencës në botën e industrisë ushtarake, "Elbit Systems" nga Izraeli, dhe pjesë e partneritetit është edhe kompania jonë shtetërore "KAYO", e cila tanimë është kthyer në një epiqendër të zhvillimeve transformuese në industrinë tonë të mbrojtjes, rilindja e së cilës vazhdon”, tha Rama. /CNA
Kryeministri Edi Rama në një video të publikuar në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka bërë n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Kryeministri Edi Rama ka folur për një tjetër media ndërko...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qyte...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon sot një bashkë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama ka uruar në rrjetet sociale 250-vjet...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në edicionin e Tretë të...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale reagimin...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet...
Prej më shumë se një muaji në Shqipëri po protestohet kund...
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, ka bërë një reagim n...
Deputeti i Partisë Agrare Ambientaliste, Artan Luku, ka bë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në sp...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, në një moment d...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga zja...
Një aksident u rregjistrua rreth orës 01:00 të së dielës, ...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Pas muajve të trazuar të një konflikti të hapur me Shtetet...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...