web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

4 korriku i sheshit të lirisë dhe i patronazhistëve me profile false

4 Korrik 2026, 16:31, Politikë CNA

4 korriku i sheshit të lirisë dhe i patronazhistëve me profile

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale për Pavarësinë e SHBA-së dhe protestën e sotme kundër qeverisë.

Këlliçi shkruan se 4 korriku nuk është thjesht festa kombëtare e SHBA-ve, por dhe një datë që i gjen shqiptarët në shesh duke kërkuar fundin e një sundimi.

Demokrati shprehet se Rama e mendon Shqipërinë si një pronë të tij që mund të bëjë me të ç’të dojë. Deputeti shprehet se Rama po bën një luftë të neveritshme ndaj protestuesve me profile fallco dhe patronazhistë.

 

Reagimi i Këlliçit

4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!

4 korriku nuk është thjesht festa kombëtare e Shteteve te Bashkuara. Deklarata e pavarësisë është një ngjarje që ka ndryshuar historinë dhe nje referencë edhe sot e kësaj dite në perpjekjen e kombeve.

Kurorëzuan lirinë qytetarët dhe vendosën të jetojnë sipas vullnetit të tyre, jo siç donte një mbret mijëra milje larg. E njëjta gjë me revolucionin francez. Edhe ata kufizuan pushtetin absolut të mbretit dhe fituan të drejta e liri që nuk njiheshin deri atëherë. Zhvillime që janë kthyer në gurë themeli për Europën e perëndimin.

4 korriku i 2026 i gjen shqiptarët duke kërkuar në shesh fundin e një sundimi, të një autokrati të korruptuar dhe arrogant.

Si mbreti anglez asokohe, edhe ky mendon se Shqipëria është pronë e tij dhe mund të bëjë çtë dojë. Nuk njeh kufizime. Kontrollon drejtësinë. Parlamentin e sheh si një zyrë noteriale dhe drejton mediat kryesore në vend, me propagandë e censurë kudo.

Por njerëzit janë ngritur. Kërkojnë ndryshim. Ata janë sot 4 korriku i lirisë dhe i të drejtave. Ndërsa Edi Rama qëndron pas një lufte të neveritshme ndaj protestuesve, duke sulur ushtrinë e patronazhistëve dhe profileve fallso.

Pa harruar çizmen dhe shkopin e gomës së policisë.

Ajo që ka lindur në shesh është shumë e madhe. Atë nuk e kontrollojnë e nuk e kthejnë dot mbrapsht as vetë organizatorët, dhe aq më pak Edi Rama.

Sot me 4 korrik, do dalë dhe me qartë ndryshimi mes qytetarëve që luftojnë për liri e të drejta, dhe despotit të korruptuar deri në palcë!





Lajmet e fundit nga