web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Sot nuk ka asnjë moment tjetër historik, përveç rrugës së hapur të BE-së

2 Korrik 2026, 22:42, Politikë CNA

Rama: Sot nuk ka asnjë moment tjetër historik, përveç

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale reagimin e avokatit Dorian Matlija, i cili shprehet se distancohet nga disa veprime në protestë, por jo nga vetë protesta.

Rama shkruan se vendimi i Matlijës, është hap konstruktiv në drejtimin e duhur, por që sipas tij dy gjëra dy gjëra duhet t’i kuptojnë të gjitha ata që veprojnë si avokati, të cilat i ka listuar më poshtë.

Reagimi i plotë:

Hap konstruktiv në drejtimin e duhur, po dy gjëra duhet t’i kuptojë kushdo ka arritur në këtë kthesë, paçka se me pak vonesë:

1. Ky “pushteti kriminal” është në negociata me Bashkimin Europian për anëtarësimin e Shqipërisë dhe ka mandatin më të fortë popullor të 20 viteve të fundit, pikërisht që të mbyllë negociatat pa humbur asnjë ditë kohë e pa u çfokusuar në asnjë moment nga ky mision kombëtar.

2. Sot nuk ka asnjë moment tjetër historik për të pasur parasysh, përveç rrugës së hapur të Bashkimit Europian për Shqipërinë, e cila nuk duhet lënë kurrësesi të mbyllet, ndërsa temat e “natyrës, Vjosë-Nartës, flamingove, transparencës, anti-korrupsionit apo arrogancës së pushtetit” ka vetëm një rrugë për t’i trajtuar me seriozitet:

Dialogu demokratik me Qeverinë Shqiptare. /CNA





Lajmet e fundit nga