web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha, mesazh urimi për ditëlindjen e Ramës

4 Korrik 2026, 12:47, Politikë CNA

Berisha, mesazh urimi për ditëlindjen e Ramës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, ka bërë dhe një mesazh urimi për ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama.

Duke iu përgjigjur pyetjes së qytetarëve, Berisha tha se i vetmi mesazh është të japë dorëheqjen dhe të mos presë kur ta heqin qytetarët.

Sipas tij vetëm me dorëheqjen e Ramës shqiptarët mund të festojnë lirinë e tyre dhe 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.

“Mesazhi im për Edi Ramën është jep dorëheqjen para orës 7 në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të zhvillojnë festën më të bukur për lirinë e tyre dhe 250-vjetorin e pavarërisë së SHBA-së. Jep dorëheqjen mos prit të të heqin”, tha Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga