"Zvërneci është tokë private"/ Rama: Nuk ka shans që Shqipëria të bëjë hapa që bien ndesh me kriteret e BE-së
Kryeministri Edi Rama në një video të publikuar në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama në një video të publikuar në rrjetet...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale në përgjigje të akuzave të gazetarit Klevi Muka se Gjiri i Porto Palermos është privatizuar dhe se atje do të ndërtohet kompleks vilash.
Rama shprehet se video e denoncuar nga Muka është krijuar me ndihmën e ChatGPT dhe sipas tij është përdorur për të përhapur dizinformim në opinionin publik.
Kryeministri shton më tej se qeveria ka refuzuar ndër vite një sërë kërkesash për ndërtim në zonën e Porto Palermos dhe se ky Gji është shpallur monument natyre për t'u mbrojtur nga zhvillimet ndërtimore.
Rama bëri të ditur gjithashtu se, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Kulturës, po finalizohet projekti për krijimin e Muzeut të Luftës së Ftohtë në tunelin e Porto Palermos, si dhe rehabilitimi i repartit ushtarak ngjitur për qëllime turistike.
Reagimi i plotë:
Këtu nuk kemi të bëjmë me një interpretim të mbrapshtë të një masterplani që mund të jetë real. Ka për shembull masterplane reale në librin "Albanian Files", të cilin inkuizicioni i dështakzemrakëve të kores së zezë të protestës e ka kthyer në një aktakuzë për mua, për arkitektë të huaj. Dhjetë prej tyre janë nderuar me Nobelin e arkitekturës, Pritzker Prize. Këtu nderohen me një aktakuzë.
Janë masterplanet të porositura nga subjekte private, në troje private, të cilat arkitektët kanë zgjedhur t'i vendosin në dosjen e tyre në libër, në liri të plotë. Dhe ka prej tyre masterplane që nuk janë pranuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, provë që Këshilli nuk është fasadë, por është institucion serioz.
Megjithatë, inkuizicioni i përdor këto si provat e aktakuzës për tradhtinë time kombëtare, shitjen e atdheut nga unë, gjithë të zezat që dështakzemrakët mi faturojnë mua sepse duan të ngushëllojnë veten për falimentimin e tyre në mediokritet. Por ky agjitator i algoritmit e ka fabrikuar kryekëput këtë shëmtim. Pra, ky e ka bërë vetë me ChatGPT.
Shikojani fytyrën tipike të dizinformatorëve të paguar të opinionit publik, që e kanë humbur që në moshë të re pigmentin e skuqjes apo të zverdhjes, dhe që zbatojnë qorrazi urdhrat e kujtdo që i paguan mbi dhe nën dorë.
Por e dini cila është ironia më e madhe në këtë rast? Se ka plot të tilla, po pse zgjodha këtë? Sepse pasi kemi kthyer një sërë kërkesash gjatë viteve për ndërtim në atë zonë, ku është bërë dhe një batërdi me tituj pronësie të dhënë kuturu në kohën e copëtimit të madh të pronës në Shqipëri, unë personalisht i kam kërkuar qeverisë të miratojë mbrojtjen e krejt gjirit të Porto Palermos nga ndërtimet. E kemi shpallur atë gji monument të natyrës, ndërkohë që me Ministritë e Mbrojtjes dhe të Kulturës po mbyllim projektin e Muzeut të Luftës së Ftohtë tek tuneli, si dhe rehabilitimit për qëllime turistike të repartit bashkëngjitur.
Jetojmë në një kohë shumë të vështirë për të vërtetën, por ky nuk është justifikim. Kjo është dhimbje. Dhimbje për aq shumë njerëz të mirë dhe të sinqertë që helmohen dhe mbyten në kanalet e dizinformimit. Po kjo është edhe një ndjesi faji, përgjegjësie, borxhi torturues ndaj tyre sepse unë nuk kam ditur të bëj dot sa duhet, nuk kam ditur ta bëj si duhet për t'i mbajtur të informuar, për t'i parapërgatitur, për t'ju dhënë mundësinë që të kenë njëfarë imunizimi nga gjithë viruset e atyre kanaleve dhe më shkurt, më thjeshtë, për të qenë më pranë tyre. /CNA
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka bërë n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Kryeministri Edi Rama ka folur për një tjetër media ndërko...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qyte...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon sot një bashkë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama ka uruar në rrjetet sociale 250-vjet...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në edicionin e Tretë të...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale reagimin...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet...
Prej më shumë se një muaji në Shqipëri po protestohet kund...
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, ka bërë një reagim n...
Deputeti i Partisë Agrare Ambientaliste, Artan Luku, ka bë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në sp...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, në një moment d...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën që po zhvil...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pas protestave dhe...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident u rregjistrua rreth orës 01:00 të së dielës, ...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Pas muajve të trazuar të një konflikti të hapur me Shtetet...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...