
Partia Demokratike shpreh gatishmërinë e saj për të dhënë ndihmesën e saj në zbardhjen e çështjes "McGonigal". Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, theksoi se çështja "McGonigal", si një veprimtari kriminale, po diskutohet edhe në Kongresin e SHBA-së.
"Angazhimi i Kongresit të SHBA-së për hetimin e kësaj çështjeje, dëshmon rëndësinë e jashtëzakonshme që ka zbardhja e saj. Partia Demokratike, përshëndet këtë akt të Kongresit të SHBA-së dhe shpreh angazhimin e saj për të dhënë ndihmesën e vet modeste në zbardhjen e aspekteve të caktuara të veprimtarisë kriminale të McGonigal në bashkëpunim direkt dhe të ngushtë me Edi Ramën, këshilltarin e tij privat Dorian Duçka, dhe ish-oficerin e policisë sekrete të Shqipërisë, Agron Neza në Shqipëri. Partia Demokratike deklaron se veprimtaria e këtij grupi të strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën në Shqipëri është komplekse dhe shumë e rëndë.", u shpreh Garo.
Garo nënvizoi gjatë deklaratës për mediat se ky grup i strukturuar kriminal nën drejtimin e Edi Ramës në kundërshtim flagrant me ligjet e Shqipërisë dhe SHBA-së është angazhuar kundër opozitës shqiptare dhe shkatërrimit të saj, për llogari të pushtetit të Edi Ramës.
"Ky grup ka aplikuar në Shqipëri bazuar në mashtrimin e një sistemi gjobëvënieje ndaj bizneseve, me të cilin u ka zhvatur atyre dhjetëra miliona euro. Charlse McGonigal direkt ka ndërhyrë tek Edi Rama për nxjerrjen e licencave të naftës për llogari të kompanive ruse të Deripaskës. Me kërkesë të Edi Ramës, ai është angazhuar për hetim privat të akuzave për vrasje ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta të trilluara fund e krye nga aleati i ngushtë i Edi Ramës, Tom Doshi, me qëllimin e vetëm largimin nga posti dhe burgosjen e presidentit si kundërshtar i Edi Ramës", tha Garo.
Sipas Garos, refuzimi i hetimit të veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar Rama, Mc Gonigal, Duçka, Neza nga SPAK-u dëshmon qartë dhe përfundimisht se në Shqipëri nuk mund të hetohet asnjë aferë kriminale e lidhur me Edi Ramën e çfarëdo peshe qoftë ajo.
"Për të gjitha këto, Partia Demokratike paraqiti në parlament kërkesën me 45 firma të deputetëve të opozitës për hetimin e veprimtarisë antiligjore të grupit të strukturuar kriminal Edi Rama, McGonigal, Dorian Duçka dhe Agron Neza në Shqipëri, por në shkelje flagrante të kushtetutës, Edi Rama nuk lejoi ngritjen e këtij komisioni.
Përveç kësaj, Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës, refuzoi pa asnjë arsye ligjore të hapë hetimin për veprimtarinë antiligjore kriminale të grupit të mësipërm në Shqipëri, pavarësisht se veprat penale të këtij grupi, ishin kryer në Shqipëri nga shtetas shqiptarë në bashkëpunim me shtetas të huaj.
Refuzimi i hetimit të veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar Rama, Mc Gonigal, Duçka, Neza nga SPAK-u dëshmon qartë dhe përfundimisht se në Shqipëri nuk mund të hetohet asnjë aferë kriminale e lidhur me Edi Ramën e çfarëdo peshe qoftë ajo", përfundoi Garo.
Gazment Bardhi do të jetë në mbledhjen e Konferencës s...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në nj...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka folur për votën e emig...
"Ka ardhur koha që Reforma Zgjedhore të jetë serioze dhe t...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje në lidhj...
Të mërkurën në Komisionin e Ekonomisë ka pasur debate mes ...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka shprehur mbë...
Aktivisti Adriatik Lapaj tha mbrëmjen e sotme se lëviz...
Aktivisti Adriatik Lapaj, i cili dje prezantoi lëvizje...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh nga sal...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri ka komentuar mbledhjen e d...
Aktori Florjan Binaj është bërë pjesë e politikës dhe ...
Roland Bejko njësoj si kryetari i tij i partisë së vul...
Pas mbledhjes së deputetëve të opozitës në Kukës, ish-...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Të martën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur testimi...
Ish kryeministri Sali Berisha, po zhvillon një takim n...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi në rrjet...
Gazetari Blendi Fevziu foli mbrëmjen e sotme për kullën 64...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar për prezantimin e L...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...