
Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar për prezantimin e Lëvizjes së re të Adriatik Lapajt “Shqipëria bëhet”.
Dervishi përmend aktivitetin e thjeshtë pa skenografi të Lapajt. Gazetari thotë se kështu lëvizja e re përcjell zotim, përbetim, premtim dhe vendosmëri për të ndryshuar nga themelet filozofinë shqiptare 30 e ca vjeçare të postdiktaturës.
Ai deklaron se vetëm për shkak të emërtimin "Shqipëria bëhet", kësaj lëvizje të re politike i duhet njohur merita e nisjes së udhëtimit me këmbën e duhur.
“Po, Shqipëria bëhet!
Sot, në një lagje të Tiranës, pa ndonjë skenografi të kuruar, ku çatia dhëmbërënë e një shtëpie të vjetër tërhiqte më tepër vëmendjen, një grup shqiptarësh të brezit të ri shpallën lëvizjen më të re politike - "Shqipëria bëhet!.
Ky emërtim që përcjell edhe zotim, edhe përbetim, edhe premtim, edhe vendosmëri për të ndryshuar nga themelet filozofinë shqiptare 30 e ca vjeçare të postdiktaturës, mbart në vetvete edhe një përkim, mbase jo krejt të rastësishëm: emërtimi i lëvizjes së re politike shkon krejtësisht përkundër me filozofinë e KM aktual, i cili, të paktën deri para një viti, nuk linte rast pa u injektuar njerëzve pranë tij, me ofshamë qaramane se, tekstualisht: "Shqipëria nuk bëhet!"
Sigurisht që Shqipëria nuk mund të bëhet as nga hajdutët, as nga të korruptuarit, as nga kriminelët dhe duke e pranuar këtë, mes miqve e të njohurve, KM kishte/ka të drejtë.
Pikërisht edhe për shkak të këtij përkimi, lëvizjes së re politike, të emërtuar "Shqipëria bëhet" i duhet njohur merita e nisjes së udhëtimit me këmbën e duhur.
Ka ardhur koha që shqiptarët, ata të ndërgjegjshmit, ata që kanë dekada që nuk shkojnë as të votojnë të frenuar nga tmerri hajdutesk dhe korruptiv i drejtuesve të klasës së vjetër politike shqiptare, të mbështesin këto iniciativa të reja politike, sepse, në një mënyrë apo një tjetër ato mund të jenë dhe realizimi i lutjeve, dëshirave apo ëndrrave të tyre për ndryshim, sidomos sa i përket perëndimit të kastës së vjetër dhe të kalbur politike, që i ka futur thonjtë në fyt një populli të tërë për më tepër se tri dekada.
Po. Shqipëria bëhet! Le të besojmë!”, thekson Ferdinand Dervishi./ CNA
Gazetari Ermal Mulosmani ka treguar disa nga gjërat që...
Këshilltari i opozitës për kryeqytetin, Ilir Alimehmet...
Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës të ditës së p...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Shtet...
Adriatik Lapaj prezantoi zyrtarisht pasditen e kësaj të hë...
Ditën e sotme, në një Konferencë për Media nga Selia e LRE...
Kreu i Partis së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjene Kryesisë ...
Kryeministri Rama ka publikuar disa foto nga Drejtoria e P...
Më 13 shtator, Këshilli i Ministrave emëroi Prefekt të Kuk...
Sot është mbledhur grupi parlamentar i PS-së, ku janë ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shprehet se Polic...
Deputeti Gazment Bardhi ka organizuar një tjetër mbled...
Ish-deputeti dhe ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Bel...
Të hënën e 18 shtatorit, kryebashkiaku i zgjedhur i Hi...
Gazment Bardhi bëri sot një njoftim për mbledhjen e ra...
Anëtari i Kryesisë së PD-së së Lulzim Bashës, Gazment ...
Lulzim Basha, që prej rikthimit në politikë, ka nisur ...
Këtë të diel, Emri Vata, i cili garon nën siglën e koalici...
Prej pak ditësh, CNA ka hapur një sondazh ku pyet shqi...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga punimet n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...