
Gazment Bardhi bëri sot një njoftim për mbledhjen e radhës në grupin e “WhatsApp” të deputetëve të PD-së, por ky mesazh u fshi nga specialisti i rrjeteve sociale të Lulzim Bashës, Endri Hasa.
Pas kësaj, Endri Hasa në shenjë hakmarrjeje ndaj qëndrimeve të fundit të Bardhit dhe të disa deputetëve, i hoqi atyre të drejtën të komunikojnë me njëri-tjetrin, duke bllokuar mesazhet.
Ky veprim solli largimin e disa deputetëve nga grupi i përbashkët i “WhatsApp”. Tashmë, për këtë çështje ka ardhur një reagim nga vetë Endri Hasa.
Specialisti i rrjeteve sociale të Lulit ka justifikuar veprimin e tij, duke cilësuar si lajm të rremë situatën e krijuar në grupin e “WhatsApp”.
Sipas tij, Bardhi sulmon PD-në, institucionet dhe drejtuesit e saj për interesa personale.
“Sot nëpër media ka qarkulluar një lajm i rremë i prodhuar nga deputeti Gazment Bardhi. Tashmë është e njohur nga të gjithë përpjekja e tij, që për interesa personale sulmon PD-në, institucionet dhe drejtuesit e saj.
Z. Bardhi nuk është hequr nga asnjë grup 'WhatsApp'-i të administruar nga Partia Demokratike.
Ai thjesht nuk është më administrator i grupit të 'WhatsApp'-it, pasi tashmë ai nuk ka asnjë funksion, as në grupin parlamentar, as në PD.
Drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në zbatim të statutit, i është deleguar znj. Flutura Açka, e cila koordinon prej ditës së enjte veprimtarinë e grupit.
Këto janë përpjekje qesharake të një njeriu që për interesat e tij personale kërkon të hedhë baltë dhe të dëmtojnë PD-në.
Koha kur PD-ja merrej zvarrë për interesa personale ka marrë fund, tani secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta dhe për rrugën që ka zgjedhur.
Asnjë flirt, i disa individëve me Berishën apo me Ramën, nuk do të arrijë më, të dëmtojë interesat e PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve që presin një alternativë të re, luftën kundër korrupsionit dhe një partneritet të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në”, shkruan Hasa në rrjetet e tij sociale./ CNA

Anëtari i Kryesisë së PD-së së Lulzim Bashës, Gazment ...
Lulzim Basha, që prej rikthimit në politikë, ka nisur ...
Këtë të diel, Emri Vata, i cili garon nën siglën e koalici...
Prej pak ditësh, CNA ka hapur një sondazh ku pyet shqi...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga punimet n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur në...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur li...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari i k...
Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Asambles...
Kryebashkiaku i Memaliajt Albert Malaj ka zhvilluar nj...
Partia Demokrate kërkon që SPAK të hetojë Blendi Goxhe...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur programi i k...
Avokati Adriatik Lapaj ka formuar partinë e tij me emr...
Nëpërmjet një postimi në facebook në faqen e tij zyrta...
Avokati Spartak Ngjela e ka krahasuar këtë të premte i...
Juristi Kreshnik Spahiu foli për çështjen e Fredi Bele...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, foli mbrëmjen e sot...
Këshilltari bashkiak i opozitës, Dorian Teliti ka deno...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 15 shtator ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...