E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta i hapi rrugën Bajram Begajt drejt detyrës së kreut të shtetit, duke firmosur live nga Stambolli dekretin për lirimin e tij nga detyra e ushtarakut.
Por, ndërkohë pas këtij veprimi të Metës, ka pasur mjaft reagime në lidhje me kushtetutshmërinë e dekretit në fjalë, për faktin se Meta ishte jashtë vendit.
Ndërkohë, ka ardhur një reagim nga Këshilltari për Mediat dhe Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.
Në një deklaratë për mediat, Blushi tenton të “justifikojë” Metën, ndersa thekson se propozimi i Kryeministrit dhe kërkesa e Begajt për dorëheqje, është shqyrtuar nga stafi i Presidentit të Republikës në Selinë e Tij, po në Tiranë.
Sipas Presidencës dekreti është hartuar, i është përcjellë Presidentit, i cili e ka shprehur vullnetin e tij publikisht përmes nënshkrimit të aktit që mos të bëhej pengesë për ecurinë e procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri.
“Propozimi i Kryeministrit dhe kërkesa për dorëheqje e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga detyra dhe lirimin nga shërbimi aktiv është administruar në Tiranë, është shqyrtuar nga stafi i Presidentit të Republikës në Selinë e Tij, po në Tiranë.
Pasi është arritur në përfundimin se, propozimi i Kryeministrit dhe dorëheqja e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm duhej pranuar, pa vonesë dhe në mënyrë që Presidenti Meta të mos bëhej pengesë për ecurinë e procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri, praktika administrative dhe Dekreti i Presidentit është punuar në Tiranë, është hartuar në Tiranë, është numërtuar në Tiranë dhe i është përcjellë Presidentit, i cili e ka shprehur vullnetin e Tij publikisht përmes nënshkrimit të aktit.
Në vijim kopje e dekretit të nënshkruar është administruar elektronikisht në Tiranë në selinë e Presidentit, nga ku sipas procedurave ligjore administrative është sekretuar dhe kopje e këtij dekreti e vulosur me shkresë zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Presidentit i është përcjellë zyrtarisht autoriteteve kërkuese (Kryemimistrit dhe Ministrit të Mbrojtjes).
Forma, përmbajtja dhe ekstremitetet e dekretit të Presidentit të Republikës nuk ndryshojnë, pavarësisht vendit nga ku është bërë publik vullneti dhe nënshkruar ky akt.
Miratimi i një dekreti Presidencial si formë e shprehjes së vullnetit mund të bëhet kudo, por shqyrtimi i praktikës dhe hartimi i aktit, plotësimi i ekremiteteve, numërtimit, protokollimit, sekretimit, njehsimit, etj, janë veprime administrative që kryhen në Tiranë, në selinë e Institucionit të Presidentit të Republikës nga ku kryhet sipas ligjit dhe përcjellja zyrtare e aktit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit për zbatim tek autoritetet përgjegjëse apo kërkuese.
Kushtetuta në nenin 93 parashikon vetëm se, Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete.
Për çdo të interesuar që dëshiron të njihet me përmbajtjen e dekretit e gjen atë të publikuar si gjithmonë në faqen e institucionit në linkun e mëposhtëm:
https://president.al/presidenti-meta-dekreton-lirimin-nga-detyra-te-shefit-te-shtabit-te-pergjithshem-te-forcave-te-armatosura-te-republikes-se-shqiperise-gjeneralmajor-bajram-rushit-begaj-si-dhe-nxerrjen-ne-lirim-nga-s/
Nëse ndokush dëshiron të njihet me dekretin edhe në format shkresor, mund të paraqesë një kërkesë për një kopje te njehsuar të këtij akti dhe mund ta sfidojë atë sipas dëshirës në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Administrative apo në çdo organ ku ai e konsideron të aplikueshme dhe të realizueshme të drejtën e tij.
Presidenti i Republikës ka përgjegjësinë kushtetuese të ushtrojë kompetencat e tij, në përputhje me Kushtetutën dhe në respekt të parimit të luajalitetit kushtetues ka ofruar dhe do të ofrojë gjithëmonë mbështetje të sinqertë për ruajtjen e kushtetushmërisë, si dhe duke mos u bërë pengesë pa ndonjë shkak të ligjshëm apo kushtetues për procedurat parlamentare.
Presidenti Meta, jo vetëm në këtë rast, por asnjëherë nuk i është bërë pengesë autoriteteve/funksionarëve të lartë shtetërorë që me vullnetin e tyre të lirë heqin dorë nga mbajtja e një detyre publike.
Për më tepër që në rastin konkret bëhej fjalë për Presidentin e ri të Republikës.
Na vjen keq për të gjithë ata që humbën rastin ti mbanin iso këngës "Presidenti i vjetër bllokoi ardhjen e Presidentit të ri"!
Kushtetuta e para!”-thuhet në reagim.
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza në d...
Analisti Andi Bushati ka reaguar pas inaugurimit nga k...
Raportuam dhe shkuajtëm Flamur Nokën, pasi kishim info...
Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta firmosi live nga...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një gaf...
Në çdo seancë parlamentare, deputetet bëjnë ‘konkurren...
Ashtu si në çdo seancë plenare, edhe ditën e sotme në ...
Elena Kocaqi ka reaguar pas zgjedhjes së presidentit të ri...
Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka dhënë një mesazh për z...
Pas zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, Rama ka ...
Përfshirja e të rinjve në politikë është ende mjaft e ...
Në Shqipëri, ish shefi i Shtabit të përgjithshëm, gjen...
Ish-koordiantori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka ko...
Pas zgjedhjes së kandidatit të socialistëve Bajram Beg...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-shefi i Sht...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pa...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar Bajram Begajn pë...
Ambasada gjermane në Tiranë ka përzgëzuar Bajram Begaj...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh urimi për...
Parlamenti zgjodhi sot me 78 vota pro Bajram Begën si ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...