A do të marrin pjesë në seancë plenare?/ PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Partia Demokratike do të mbledhë nesër paradite Grupin Par...
Partia Demokratike do të mbledhë nesër paradite Grupin Par...

Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Albin Kurti s’e mbron dot sovranitetin e Kosovës as 24 orë.
Kush mendon ndryshe në rastin më të mirë është idiot dhe në rastin më të keq spiun i Serbisë ose Rusisë.
Kosova sot ka një sovranitet të kufizuar dhe çdo lider sovranist i Prishtinës apo Tiranës është i çmendur ose agjent i shërbimeve antishqiptare.
E imagjinoni dot Tajavanin të përplaset diplomatikisht me Amerikën?
Tajavani është 1000 herë shtet më i zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht se Kosova, por pavarësia e Tajvanit mund të shkërmoqet 24 orë prej Kinës nëse largohet Amerika.
S’ka turp dhe mosmirënjohje më të madhe se përplasja e politikanëve shqiptarë me SHBA-në.
Në rastin konkret përplasjet e Kurtit me SHBA-në dhe BE-në, do t'i sjellin Kosovës pasoja të rënda.
Pas çerek shekulli të luftës në Kosovë, për herë të parë SHBA dhe BE konsiderojnë shtetin e Kosovës të dhunshëm dhe serbët viktima të kësaj dhune.
Trashëgimtarët e Bill Klintonit i cili derdhi lot, gjak dhe miliarda dollarë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës po ndeshin në një mosmirënjohje klasike në dy gjysëmshtetet shqiptare në Ballkan.
Albin Kurti i cili nuk pati kurajën të japë dorëheqje para Marrëveshjes së Ohrit e kanë kapur ethet e detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje.
Atij i duhet të përmbushë detyrimin për lejimin e Asosacionit të 10 komunave serbe në Kosovë.
Duke parë humbjen e elektoratit ai demonstroi forcën në veri të Kosovës.
Falangat serbe të dirigjuara nga Vuçiç padyshim që provokuan dhunë dhe kryeministri Kurti kishte mundësin? që fajin t'ua linte serbëve dhe jo Kosovës.
Sot SHBA, BE, Berlini apo Brukseli konsiderojnë fajtor të dhunshëm shtetin e Kosovës dhe nga ana tjetër viktimë minoritetin serb. Albini i bëri nderin e jetës Vuçiçit, i cili ka prekur fundin politik dhe është diskredituar nga lidhjet e tij me mafien dhe aferat korruptive.
Në ditën e tij më të keqe, Vuçiç e ka bërë Serbinë partnere më të afërt me perëndimin sesa Kosova, dhe e gjitha kjo falë Albin Kurtit. Albin Kurti nuk e ka kuptuar ende që s’mund t'i tregojë ai SHBA-së dhe BE-së se si duhen zgjidhur projektet e tyre në Ballkan.
Albini duhet kuptojë që Amerika ka prioritet luftën me Rusinë dhe konfliket me Kinën dhe jo fshatrat e Kosovës.
Albini duhet të kuptojë se ai është i përkohshëm dhe Kosova e përjetshme.
Albini duhet të qartësohet që Kosovën as nuk e çliroi dhe as nuk e krijoi ai, por SHBA dhe UÇK.
Albini dukshëm do më shumë pushtetin sesa shtetin dhe për këto arsye po mendon për disa vota aktivistësh sepse po ndien zgjedhjet e parakohshme.
Sot Kosova nuk ka nevojë për një kryeministër që e izolon, por që e hap Kosovën.
Përplasja me perëndimin mund t'i detyrojë amerikanët të sjellin në tavolinë “Planin B” që është ndarja ose autonomia e serbëve në Kosovë.
Prandaj Albin Kurti duhet kuptojë që pakicat kombëtare nuk i shtyp dot me dhunë kur ke një shtet prej kartoni dhe një sovranitet si tullumbac.
Rrugë të mesme nuk ka:
Ose do bashkëjetosh me pakicat serbe me kushtet e Amerikës, ose shumë shpejt do ketë në tavolinë opsionin e autonomisë të imponuar nga perëndimi. Atëherë do e shikonim Albin Kurtin sa bythë do kishte për të nxjerrë policinë apo ushtrinë kundër NATO-s.
Problemi është që mos të mbërrijë ajo ditë sepse po u soll kështu ky s'do jetë kryeministër sepse SHBA mund ta shpallë "non grata" njësoj si “sovranisti” i Tiranës dhe Dodiku i Republikës serbska.
Albinit dy herë iu hoq viza amerikane kur ishte në opozitë, herën e tretë rrezikon që mund t’ia heqin përjetësisht si miku i tij në Tiranë.
Albini s’do jetë kryeministër, por zjarrit që po ndez në veri mund t'i dal tym i zi shumë shpejt në gjithë Kosovën.
Le të lutemi që të jetë “budallallëk” ashtu siç e quajti dje emisari gjerman Albin Kurtin.
Sot Henry Kissinger mbush 100 vjeç. Rrugëtimi i tij është ...
Çfarë po bëhet me pensionet e emigrantëve shqiptarë...
Sali Berisha dha sot një deklaratë, e cila përbën sipas gj...
Sali Berisha e nisi rrugëtimin e tij me një shkrim me ...
Ka një kundërshtim jo racional mbi vendimin që deputetët d...
Dy ditë më parë, në datë 21 maj 2023, presidenti i Rep...
Nëse shikoni fotot në këtë postim, do të thoni se autori k...
Kryeministri i Shqipërisë, përveç blerjes së medias vendas...
Nuk di pse mbrëmë m’u kujtua Niqka, Elpiniqi. Qe shoqe e n...
Një podcast i Kryeministrit me “njerëzit më të famshëm” të...
Arbsuristanë dhe arbsurdistane! Mirë se vini në tokën e m...
Apandesiti kishte bërë podcast sot me Benetin dhe Luiz...
Më kujtohet, fëmijë, në lagjen tonë tironce, me shtëpi...
Me rezultatin dërrmues për Berishën, zgjedhjet vendore...
Eshtë tmerrësisht për të ardhur keq kur dëgjon se brenda d...
Nga Xhovan SHYTI Prej më shumë se dhjetë ditësh, Fredi Be...
Bodigardët e regjimit nuk janë të shqetësuar se Rama p...
Për mua sot është 8 Korriku i 2022, është 2 Tetori i 2...
Doktor Berisha, zgjedhjet u vodhën, u shqyen, u shkërd...
PS ka të drejtë t’i gëzohet fitores. Organizoi një fus...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...