
Pensionet e emigrantëve, pasojat e mungesës së marrëveshjes me Greqinë
Çfarë po bëhet me pensionet e emigrantëve shqiptarë...
Sot Henry Kissinger mbush 100 vjeç. Rrugëtimi i tij është i pazakontë. Nga një fëmijë hebre në Gjermaninë naziste, ai arriti të bëhej këshilltar për sigurinë kombëtare i Presidentit të SHBA-ve dhe më pas Sekretar i Shtetit. Në thelb më shumë europian sesa amerikan, një personalitet i jashtëzakonshëm, i shënuar nga tragjedia europiane që pësoi një pjesë e familjes së tij, Kissinger zbuloi prej saj pesimizmin e thellë të natyrës njerëzore dhe një konservatorizëm që “preferon padrejtësinë në vend të kaosit”.
Megjithëse Kissinger nuk u kthye më në pushtet pas vitit 1977, ai mbeti një ndër njerëzit më të famshëm dhe më të vlerësuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe jetën publike. Një penë e mprehtë, autor i shumë librave të shitur në çdo cep të botës. Një orakull i konsultuar nga krerë shtetesh dhe njerëz të fuqishëm edhe në këtë moshë.
Henry Kissinger kombinon njohuritë akademike të farkëtuara gjatë viteve si profesor në Universitetin e Harvardit, me eksperiencën e pasur si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe Sekretar i Shtetit. Duke analizuar veprimtarinë e tij në praktikë mund të thuhet se ai i përket shkollës së realizmit në politikën e jashtme. Praktikuesit e sotëm të politikës së jashtme nuk besojnë në një pjesë të metodave të ndjekura prej tij, ndërsa teoricienët i kritikojnë ato.
Megjithëse është kritikuar për “magjepsjen ndaj pushtetit”, libri i tij i fundit “Udhëheqja: Gjashtë Studime në Strategjinë Botërore”, është dëshmia më e mirë e peshës së individit në politikë. Kissinger identifikon guximin, forcën e karakterit dhe njohjen e historisë, si cilësitë më të rëndësishme për një udhëheqës burrështetas.
Për shumë Kissingeri është personifikim i talentit diplomatik; intuitës politike për të shkuar drejt paqes me çdo çmim; inteligjencës për të dalluar detajin nga thelbësorja dhe për të kaluar nga e veçanta në të përgjithshmen; mendjemprehtësisë dhe kuriozitetit që zgjon gjithmonë. Libri i tij “Epoka e Inteligjencës Artificiale” i vitit 2021 është një udhërrëfyes për sfidat me të cilat bota po përballet si pasojë e zhvillimeve teknologjike.
Hapja e SHBA-ve drejt Kinës, ulja e tensioneve me Bashkimin Sovjetik, përfundimi i luftës në Vietnam, armëpushimi arabo-izraelit i vitit 1973, risia që solli “diplomacia fluturuese”, janë disa arritje madhore për politikën e jashtme amerikane, të cilat janë ideuar prej tij. Kissinger është fitues i çmimit Nobel për Paqen në vitin 1973, për negociimin e përfundimit të luftës në Vietnam.
Për të tjerë, veprimet e Kissingerit zbulojnë një indiferencë të pashpirt ndaj jetës njerëzore, të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Historiani i njohur Niall Ferguson, i cili ka shkruar edhe një biografi të Henry Kissinger, i fton kritikët për të treguar se si politika apo vendimmarrje alternative do të kishin prodhuar rezultate më të mira se ato të Kissingerit. Sipas Fergusonit, “argumentet që përqendrohen në humbjen e jetëve në vendet strategjikisht jo aq të rëndësishme për SHBA-të si Argjentina, Bangladeshi, Kamboxhia, Kili, Qipro dhe Timori Lindor, duhet të testohen përkundër pyetjes: nëse ndërmarrja e veprimeve të tjera do të ndikonte në marrëdhëniet e SHBA-ve me vende me rëndësi strategjike si Bashkimi Sovjetik, Kina dhe fuqitë e mëdha të Europës Perëndimore?”
Në librin e tij të kujtimeve “Diplomacia”, të vitit 1994, Kissinger argumentoi se në një sistem ndërkombëtar të dominuar nga pesë ose gjashtë fuqi të mëdha, rendi ndërkombëtar mund të mbahet vetëm nga një pajtim i interesave të ndryshme kombëtare, me një pranim të legjitimitetit të vlerave të kundërta. Jeta dhe veprimtaria e Henry Kissinger përkon me shekullin e fuqisë amerikane. Pavarësisht autoritetit të padiskutueshëm të SHBA-ve në botë, në intervistën e fundit për “The Economist”, Kissinger shfaqet sërish mishërues i teorisë së balancës së fuqive, duke i mëshuar idesë së krijimit të një rendi të ri botëror mes SHBA-ve, Europës, Kinës dhe Indisë, për të shmangur kësisoj katastrofën e një Lufte të III-të Botërore. Është e vështirë të parashikohet se si do të formësohet shekulli i XXI, por trashëgimia e çmuar e Henry Kissingerit, padyshim do të jetë përherë e vlefshme./ CNA.al
Çfarë po bëhet me pensionet e emigrantëve shqiptarë...
Sali Berisha dha sot një deklaratë, e cila përbën sipas gj...
Sali Berisha e nisi rrugëtimin e tij me një shkrim me ...
Leçjan! Non fare il furbo con me… Kam katër ditë që p...
Ka një kundërshtim jo racional mbi vendimin që deputetët d...
Dy ditë më parë, në datë 21 maj 2023, presidenti i Rep...
Nëse shikoni fotot në këtë postim, do të thoni se autori k...
Kryeministri i Shqipërisë, përveç blerjes së medias vendas...
Nuk di pse mbrëmë m’u kujtua Niqka, Elpiniqi. Qe shoqe e n...
Një podcast i Kryeministrit me “njerëzit më të famshëm” të...
Arbsuristanë dhe arbsurdistane! Mirë se vini në tokën e m...
Apandesiti kishte bërë podcast sot me Benetin dhe Luiz...
Më kujtohet, fëmijë, në lagjen tonë tironce, me shtëpi...
Me rezultatin dërrmues për Berishën, zgjedhjet vendore...
Eshtë tmerrësisht për të ardhur keq kur dëgjon se brenda d...
Nga Xhovan SHYTI Prej më shumë se dhjetë ditësh, Fredi Be...
Bodigardët e regjimit nuk janë të shqetësuar se Rama p...
Për mua sot është 8 Korriku i 2022, është 2 Tetori i 2...
Doktor Berisha, zgjedhjet u vodhën, u shqyen, u shkërd...
PS ka të drejtë t’i gëzohet fitores. Organizoi një fus...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia e Shkodrës ka arrestuar njërin nga bashkëpunëtorët...
Më datë 21.09.2023, në fshatin Maknor, shtetasi E. D., 32 ...
Policia ka goditur një subjket call center pasi ka zbuluar...
Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në lagjen nr....
Teknologjia krahas ndihmesës që ka dhënë në jetën njerëzor...
Shkencëtarët kanë zbuluar një tjetër efekt anësor të rrall...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kus...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Këtë të dielë, 24 shtator në New York do të fillojë një p...
Ish-Presidenti Italian, Giorgio Napolitano ka ndërruar jet...
Prokurorët federalë njoftuan të premten se kanë ngritur ak...
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pritet të pranojë ...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Nis rënia e konsumit të brumërave, bukës dhe ëmbëlsirave p...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...