
Shteti, kundër mjekut
Keqtrajtimet e shtetit Rilindas ndaj qytetarëve të tij...
Kur një shoqëri i afrohet pikës më të rrezikshme të saj – mosndjeshmërisë ndaj fatit të vet kolektiv dhe ndaj përbuzjes që ia bëjnë pushtetarët dhe të pasurit - kur një vend bie në duart e krimit dhe hajdutërisë, kur gjithë idealet e një populli bëhen pjesë e cirkut politik, kur tradita dhe kultura e një kombi bëhen shtrat ku bëjnë gjumë pushtetarët, ajo tregon se ai popull ka elita të sëmura nga sëmundja ‘vdekjeprurëse’ – nga paturpësia!
Nga kjo sëmundje, kryesisht, vuajnë ata që shikojnë vetëm sofrën e ‘mbretit’, nga e cila ushqehen, e jo edhe atë që ndodh rreth tyre, kjo sëmundje përhapet kur shoqëritë ndihen të lodhura nga vetvetja, kur shuhen shpresat se diçka mund të ndryshojë dhe kur ata që duhet t’u prijnë ndryshimeve, mbeten me kokën e zhytur në grazhdin e pushtetit.
Dhe ne jetojmë në kohë kur të duket se gjithë shqiptarinë e ka pushtuar një lodhje e frikshme, e cila atë e bënë të pandjeshme edhe ndaj rrënimit të Tetarit Kombëtar, edhe ndaj 'Ballkanit të Hapur' me shqiptarinë, të cilën do e bashkojë Beogradi, ndaj paturpësisë së pushtetarëve shqiptarë që më shumë brengosen si t’ua shpërlajnë duart e përgjakura kriminelëve serb sesa ku prehen viktimat e pagjetura shqiptare nga Kosova.
Po pra, kur idealet e një kombi nuk kanë ku të mbështeten, mosndjeshmëria e popullit ndaj fatit të vet kolektiv bëhet sëmundje ‘vdekjeprurëse’. Dhe kjo sëmundje popullit në fillim ia ‘merr’ rininë, duke e degdisur atë anëve të botës, pastaj, ua merr aftësinë e të folurit atyre që në mos më shumë, Kryeministrit të Shqipërisë do të duhej t’i thoshin: Zotëri, mos pandeh se çdoherë e çdokund më me ndikim janë prodhuesit e hashashit dhe se do mund t'i shpërlash mëkatet me paratë e pasanikëve që sot t’i blejnë votat!
Por për fat të keq askush nuk thotë asgjë dhe shumica e të ‘urtëve’ tanë heshtin. Flasin vetëm ata që e adhurojnë Piktorin dhe e urrejnë Kryeministrin e Kosovës. Pra, ata që e duan helmin politik që i asgjëson të gjitha idealet dhe shpresat e shqiptarisë, që ia merr ‘frymën’ frymës që solli Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, frymë që do të mund ta pastrojë shqiptarinë nga ‘Rilindësit’ që e kriminalizuan Shqipërinë dhe nga ata që ia dolën ta çlirojnë Kosovën nga të huajt, por jo edhe ta mbrojnë atë nga grykësia e tyre për pushtet dhe nga tregtari që bartnin në vetvete.
Keqtrajtimet e shtetit Rilindas ndaj qytetarëve të tij...
Dje u bë takimi i Natos. Në fakt, hyrja e Shqipërisë n...
Masat e Gjykatës së Elbasanit më tepër se një vit nga ...
Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po p...
Në vitet 97-2000 burri i Antoneta Sevdarit, Prokurore ...
Tashmë është bërë zakon: sa herë ka një skandal të mad...
Qeveria ka sjellë një draft të tillë ligjor sikur ai t...
Hapi nr. 1 - Manipulimi i zgjedhjeve: Çdo keqbërje në...
Një ndër elementët thelbësore të komb formimit është p...
U ula për kafe tek “Tajvani” me tre bisesmenë. U afrua...
Zgjerimi i BE-së është kthyer lart në axhendë dh...
Ripërsëritja e bën çdo gjë të rrallë të duket normale. Çdo...
Nëse je në dilemë për dhuratën që duhet t’i bësh një m...
Viti 1963. Gjimnazist. Viti i dytë. Në klasë futet Fi...
Qysh fëmijë e dija se për shkak të kushërinjve të arra...
Raporti i 4-t i SHISH, i cili u bë publik në mënyrë të...
(Një shënim për Samitin e fundit të Ballkanit Perëndim...
Po mirë o popull kaq pak njerëz të mençur ka vendi që ...
UFO−t (objekt i pa identifikuar) nëpërmjet manipulimit...
Pak orë pasi Bashkimi Europian i përplasi Jo-në e radh...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Sokol Bode, ish-shefi i policisë së Dhërmiut, që ra mbrëmj...
Ish-shefi i stacionit të Policisë së Dhërmiut, Sokol B...
Një konflikt është regjistruar ditën e sotme në lagjen...
Dy turistë francezë kanë mbetur të bllokuar në "Kanion...
Ashtu si ditët e fundit, edhe nesër do të ketë një rën...
Punimet për rrjetin e ri të kanalizimeve në bashkinë S...
Ndonëse ditët e fundit temperaturat kanë patur luhatje...
Orët e para të ditë do t’i kenë më të dukshme kthjellimet ...
Estonia planifikon t’ua ndalojë hyrjen në këtë shtet r...
Një klerik i njohur dhe mbështetës i talibanëve, është...
Të enjten është raportuar sërish për garantime në cent...
Zëdhënësi i Bashkimi Evropian për Punët e Jashtme, Peter S...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
Kompania Ryanair ka thënë se nuk do të ofrojë më fluturime...
Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kush...
Dollari amerikan po ndjek rrugën e euros në tregun valutor...
Euro vijon të mbetet në kuotat e 116 lekëve, ashtu si një ...