Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Ripërsëritja e bën çdo gjë të rrallë të duket normale. Çdo gjë unike kthehet në monotone. E jashtëzakonshmja bëhet banale. Pak nga pak, gjithçka bëhet e pranueshme. Sipas Hannah Arendt, regjimet totalitare e gjejnë forcën e tyre pikërisht te ky koncept. Një ndër autoret më të rëndësishme mbi analizën e formimit të diktaturave gjatë shekullit të XX, e cilësoi këtë fenomen si banaliteti i së keqes.
Nëpërmjet një prove si ripërsëritje dhe tjetërsimi të ngadaltë, e papranueshmja e djeshme arrin të pranohet si normalja e sotme. Ditë pas dite, njerëzit e dorëzuar përballë rutinës së vlerave të reja, qofshin këto kriminale, bëhen gjithnjë e më të pandjeshëm. Dhe mbi indiferencën e përgjithshme, një shoqëri e avancuar si ajo gjermane arrin të pranojë dhe gjenocidin nazist. Vrasja bëhet e zakonshme. Shkatërrimi bëhet i pranueshëm.
Ardit Gjoklaj, një i ri 17-vjeçar, u vra në landfillin e Sharrës, teksa punonte në të zezë për të blerë libra. Askush nuk u shpall fajtor, edhe pse shkeljet e ligjit ishin flagrante. Lajmi u venit dhe tri vite më pas, 24 shqiptarë u vranë gjatë tërmetit në Thumanë sërish sepse ligji u shkel në mënyrën më abuzive. Përsëri asnjë i dënuar. Vrasja e Klodian Rashës prodhoi një shkëndijë që u shua në vetëm pak ditë. Ngjarje pas ngjarjeje, tragjedi pas tragjedie, abuzim pas abuzimi, sot, për herë të parë në historinë shekullore të shtetit shqiptar, kemi më shumë vdekje se lindje. Sot, për herë të parë kryesojmë mbi çdo shtet tjetër për numrin e azilkërkuesve dhe të aplikantëve për lotarinë amerikane për numër banorësh. Vendi po rrudhet dhe po braktiset masivisht. Shqipëria është në rrezik.
Por në regjimin e banalitetit të së keqes, kjo është një normale e re që nuk krijon lajm pasi e keqja është bërë pjesë e rutinës sonë.
Digjen pyje dhe mbarë vendi se vidhen fondet e mirëmbajtjes së helikopterëve të ushtrisë. Mungojnë ilaçet kundër kancerit sepse Ministria e Shëndetësisë mban rekord me tendera sekretë e koncesione shëndetësore. Mbarë bregu dhe jugu i vendit vuan për ujë, por jemi të gatshëm të furnizojmë Korfuzin me burimin e syrit të kaltër. Vidhen 450 milionë euro nga inceneratorë fantazmë, ndërkohë që eksportojmë drogë e importojmë plehra. Paguajmë çmimin e naftës më shtrenjtë se në Zvicër, por pagat janë më të ulëtat në Ballkan. Në gjendjen e skandalit të përhershëm, tanimë gjithçka është normale.
Është bërë normale edhe më e papranueshmja, e cila trajtohet si një lajm kronike. A nuk ndodhi kështu me refuzimin e një rezolute mbi krimet gjenocidare serbe nga Parlamenti shqiptar? A nuk ndodhi kështu me sulmin e Edi Ramës ndaj Bashkimit Europian në krah të ish-ministrit të propagandës së Milosheviçit? Kjo do të ishte e paimagjinueshme disa vite më parë!
Sërish e pakonceptueshme, që një ditë Shqipëria mund të kërkojë të bashkohet me një Jugosllavi të re në kurriz të Kosovës. Një normale e re kjo, pasi Edi Rama quan mike një Kryeministre që përbuz gjakun shqiptar duke e trajtuar vetëm si çështje numrash.
Spiralja e keqqeverisjes në të cilën Edi Rama ka futur vendin do të degradojë dhe më tej. Rikthimi i diktaturës po bëhet një mundësi reale. Është e paevitueshme, do të bëhet dhe më keq. Pluralizmi i ka lënë vendin shtetit-parti ku çdo pushtet, që nga bashkitë, parlamenti, gjyqësori e deri te presidenca, janë të gjitha nën drejtimin e një force politike të vetme. Ja se si e papranueshmja po bëhet e zakonshme.
Protesta e 7 korrikut është një hap i domosdoshëm për të thyer ciklin e banalizimit të së keqes dhe të tatëpjetës totalitare drejt së cilës po rrëshqet vendi. Për çdo ditë që kalon, për çdo skandal që shpërthen, për çdo krim që kalon pa u ndëshkuar, ai i radhës do të jetë dhe më i madh, dhe më i pabesueshëm dhe më i rëndë se i mëparshmi.
Ky cikël shkatërrimtar e ka vendosur Shqipërinë në një rrezik të tmerrshëm. Atë të shpopullimit dhe të varfërimit masiv. Ata që shprehen se “ç’më duhet mua” duhet të kuptojnë se asnjë pronë private nuk është e paprekshme, asnjë familje nuk është e mbrojtur, asnjë investim nuk është i sigurt.
Më 7 korrik, nuk ka zgjidhje tjetër përpos një bashkimi kombëtar nën një front unik për t’i dhënë fund së keqes që e ka kthyer Shqipërinë në një njollë krimi, korrupsioni dhe turpi antikombëtar për mbarë Europën.
Nëse je në dilemë për dhuratën që duhet t’i bësh një m...
Viti 1963. Gjimnazist. Viti i dytë. Në klasë futet Fi...
Qysh fëmijë e dija se për shkak të kushërinjve të arra...
Raporti i 4-t i SHISH, i cili u bë publik në mënyrë të...
(Një shënim për Samitin e fundit të Ballkanit Perëndim...
Po mirë o popull kaq pak njerëz të mençur ka vendi që ...
UFO−t (objekt i pa identifikuar) nëpërmjet manipulimit...
Pak orë pasi Bashkimi Europian i përplasi Jo-në e radh...
Shqiptarë dilni e protestoni, boll u morët me idiotizm...
Pashë shumë ngazëllim opozitar sot në rrjet pas reagim...
Edi Rama ishte ndoshta në të drejtën e tij të shprehte...
Sot ukrainasit dhe moldavët kanë arsye për t’u festuar nës...
Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditu...
Teksa ndiqja mbrëmë koncertin e Janis Parios në Tiranë, m'...
Popullit i ka ardhur në majë të hundës! Varfëri ekstreme, ...
Shumë i nervozum m'u duke mbrëmë - më tha një burrë i ...
Trimëriçka e Ramës për të bojkotuar BE e pati ymrin më...
20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër. Një mëng...
Shumë intelektualë të formatit nacionalistë, në analiz...
Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiçit ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...