
Ypi denbabaden
Qysh fëmijë e dija se për shkak të kushërinjve të arra...
Viti 1963. Gjimnazist. Viti i dytë.
Në klasë futet Filip Ndocaj. Shkrimtar. Mësuesi i letërsisë.
-Sot do tju tregoj për Bajronin. Poet. Më i madhi që ka lindur Britania.
-E di ti Mitro , që Gëtja u përkulej, vetëm Bethovenit dhe Bajronit?!
Kur u takuan, Gëtja ishte 70 vjeç. Ishte burri më i mënçur i Evropës. Bajroni vetëm 25 pranvera.
-Por ka një pyetje: Pse e braktisi Bajroni atdheun?
Ai ishte lord. Ishte i pasur. Ishte me famë shumë.
Sa ishte gjallë nuk tregoi. Por bëri një testament.
E mbylli në zarf. Mbi zarf shkroi:
“Të hapet 50 vjet pas vdekjes sime.”
-Çfarë kish ndodhur...Më parë le të themi dy fjalë për familjen.
Babai. Avanturjer i lindur. La gruan. Rrembeu një nga vajzat më të pasura dhe më të bukura të Anglisë. U arratis në Francë.
Bëri një vajzë: Aurorën. Për 20 vjet i bëri rrush e kumbulla paratë.
-Kthehet në Angli. Martohet me një zonjë shumë të pasur. Bënë një djalë: Bajronin!
-Kur poeti u bë 16 vjeç, u njoh me motrën, Aurorën që ishte 20 vjeçe.
Motra u martua dhe bëri katër fëmijë.
-U martua edhe poeti me Anabel. Bënë një vajzë.
Një ditë gruaja rrëmbeu vajzën. Braktisi burrin. E mallkoi. E përgojoji. E hodhi në gjyq. Kërkoi divorc. Shkoi dhe jetoi me të ëmën.
Vajza deri sa vdiq, në moshën 37 vjeçe, nuk dinte asgjë për të jatin?!
Pse ky mllef?!...
-Pas pak bie zilja. -Tha profesor Filipi.-Do vazhdojmë javën tjetër. Por kush di italisht?
-Unë,-tha Çlirim Qatipi.-
-Bukur,-tha profesori.-Na këtë libër italisht.
E ka shkruar Stefan Cvajg. Edhe Stefani ka qënë pak Bajron.
Lindi në Budapest. Vdiq në Brazil. Libri ka tregime. Një tregim është për Bajronin. Lexoje. Do dëgjojmë komentet e tua.
Kaloi java. Erdhi profesori. Hodhi regjistrin mbi tavolinë?
-Ku Çlirimi? Na trego!
-Bajroni lindi në vitin 1788 në Londër. Mbaroi universitetin e Kembrixhit.
-Në vitin 1809 u nis nga Anglia . Arriti në Lisbonë. Ja hipi kalit. Bëri 640 kilometra për të arritur në një port të Spanjës. Në Mesdhe.
Hipi në vapor. Kaloi në Maltë dhe mbriti në Prevezë. Përfundoi në Janinë.
Por atje nuk e gjeti Aliun. Pashai ishte në Tepelenë.
-Përsëri mbi kalë. 180 kilometra. Kaloi në Libohovë dhe Gjirokastër.
Në Tepelenë ndënji tre ditë me pashanë.
Shkoi edhe në Gjenevë. Atje lidhi miqësi me poetin Shell. U dashuruan me dy motra. Flinin ...
-Leri hollësitë...
-Shkoi në Venecia. Harxhonte paratë me baxhella,-tha Çlirimi.
-Çështë kjo fjalë?
-Kurva!
-Ku e ke mësuar?
-Kur bëjmë xhiro në broduejë, takojmë një femër. Quhet Maria. Na tregon se ka punuar në bordello. Në kohën e Italisë...Tek “Zogu i Zi”.
-Një natë më tha mua dhe Mitros: “Doni të shihni Amerikën? Hajdeni tek shtëpia ime me para në xhep!”
-Shkuat?...Nuk kishit lekë?...Ku e ka shtëpinë Maria?-Tha profesori. -
Qeshi ai. Qeshëm edhe ne. Ishte një barcaletë e kohës.
-Në vitin 1821 plasi revolucioni në Greqi.- Vazhdoi Çlirimi-Shkoi edhe Bajroni.
Në vitin 1824 vdiq. Trupin e çuan në Angli. U varros si jetim! Pa ceremoni. Pa njerëz...
-Të lumtë.-Tha profesori.-Po i kthehem pyetjes: pse Bajroni iku dy herë nga Anglia?
-Ishte rritur me një vajzë. Quhej Meri. E bukur. E shkathët. Bajroni ishte tip qulli. Tipi i Mitros. Kur i fliste Merit, për martesë, ajo qeshte. Tallej.
-Dhe Meri u martua. Kur e mori vesh poeti, u shokua. Mendoi të vrasë veten. Si heroi tek libri i Gëtes :”Vuajtjet e Vërterit të ri”.
Dhe Bajroni “vrau veten” duke braktisur Anglinë.
Duke udhëtuar nëpër Evropë shkroi ndër poezitë më të bukura të shekullit. “Çajld Haroldi” “Don Zhuani” “Gjauri” etj.
-Bajroni ra në dashuri me shqiptarët. Kur u largua nga Janina bëri dy gjëra.
Së pari, shkroi një vjershë:
Bishtalecat deri përdhe/
Erë e detit, se ç’ti ngre/
Para se të shkoj dëgjo/
Zaid mu, zad agapo!(Të dua)
Së dyti. Mori me vete një kostum popullor. Piktori Tomas Filip Long i bëri një portret. Modelin d veshi me kostumin nga Shqipëria.
-Profesor,- tha Çlirimi.- Bajroni ka shkruar:”Të rreptë bijt e Shqipërisë.” Po të ishin shqiptarët si unë, Ladi, Mitro dhe Niko, të verdhë si kartë cigare-ka parë ëndër me sy hapur?!
-Ata shiptarë kanë ngordhur, -tha duke qeshur profesori.
-Por dëgjoni historinë:
-Kur u kthye në Angli, Bajroni
u takua me Merin. Ishte bërë nënë. Por ishte thartuar me burrin. Jetonin në shtëpi të ndryshme.
U dashuruan si të marrë. Në ekstrem. Dhe Meri mbeti shtatzanë.
U trëmbën të dy. Në atë mot, po të plaste skandalit, vinte dueli.
Ketu del në skenë motra e Bajronit: Aurora. E merr në shtëpi Merin. Ajo lindi vajzë. I vunë
emrin që donte Bajroni: Medora.
Për të fshehur skandalin, në publik u tha se motra e Bajronit bëri vajzë.
Medora nga vajzë u bë mbesa e Bajronit. Sakrifica e motrës qetësoi vëllain.
-Por gruaja e Bajronit nuk besoi. Më saktë nuk donte të besonte. Ajo aludonte për lidhje të Bajronit me motrën!
Gazetat mbajtën anën e gruas. Inçest. Anglia e mallkoi!
Dhe ai i dha lamtumirë Londrës. U nis i gjallë nëpër Evropë. U kthye në arkivol.
-Në Venecia shkroi kujtime. Mbajti ditar. Një thesar i vërtetë. Të gjitha ia besoi Tomas Mur. Poet. Dramaturg. Kompozitor. Irlandes. E kishte mik, por edhe e pagoi.
-Por Tomas u shit për para. E bleu gruaja dhe letrat u dogjën në oxhak?! U bënë hi e pluhur ndoshta poezitë më të bukura, të shkruara nga Bajroni.
-Pas vdekjes së Bajronit, në skenë dolli shkrimtarja amerikane Harieta Biçer Stou.
Ka shkruar librin “Kasollja e xha Tomit”. E ftoi në shtëpi gruaja e Bajronit. I foli me neveri për burrin. Larg e larg, në mënyrë të mjeglulluar. Jo shumë e bindur, i foli për lidhjen vëlla e motër.
-Vdiq gruaja e Bajronit. Shkrimtaren e kapën ethet. Bëri një artikull në fund zbuloi enigmën:
Bajroni kishte lidhje inçesti me motrën e tij: Aurorën . Me motrën poeti ka lindur një vajzë...E botoi në një revistë amerikane.
Rrufe në një ditë me diell?!
Artikulli u botua në Londër. Paris. Vjenë. Venecja.
-Pas 50 vjetëve u hap testamenti. Doli e verteta.
Modera ishte vajza e Bajronit. Nuk ishte mbesa. Nuk kishte içest.
Por pa vlerë. Të gjithë kishin vdekur: gruaja, motra, Modera...
Kur u botua testamenti shkrimtarja ishte gjallë...
I kërkuan intervistë gazetarët.
Ajo hesht. I pëlqen më shumë historia e trilluar, se sa e vërteta! E vërteta vret!?
...Ra zilja. Profesori u largua...Ne mbetëm në klasë. Të shokuar!
Qysh fëmijë e dija se për shkak të kushërinjve të arra...
Raporti i 4-t i SHISH, i cili u bë publik në mënyrë të...
(Një shënim për Samitin e fundit të Ballkanit Perëndim...
Po mirë o popull kaq pak njerëz të mençur ka vendi që ...
UFO−t (objekt i pa identifikuar) nëpërmjet manipulimit...
Pak orë pasi Bashkimi Europian i përplasi Jo-në e radh...
Shqiptarë dilni e protestoni, boll u morët me idiotizm...
Pashë shumë ngazëllim opozitar sot në rrjet pas reagim...
Edi Rama ishte ndoshta në të drejtën e tij të shprehte...
Sot ukrainasit dhe moldavët kanë arsye për t’u festuar nës...
Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditu...
Teksa ndiqja mbrëmë koncertin e Janis Parios në Tiranë, m'...
Popullit i ka ardhur në majë të hundës! Varfëri ekstreme, ...
Shumë i nervozum m'u duke mbrëmë - më tha një burrë i ...
Trimëriçka e Ramës për të bojkotuar BE e pati ymrin më...
20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër. Një mëng...
Shumë intelektualë të formatit nacionalistë, në analiz...
Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiçit ...
Edi Rama sapo i doli përpara "jo"-së së radhës së Bash...
Mendova të sfidoj dhe të sfidohem aty ku prej shumë vitesh...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Policia ka zbardhur detaje nga aksidenti i rëndë që u ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën ...
Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi plagosja e inspektorit të...
Dalin detajet e para nga plagosja e punonjësit të IMT-...
Kjo fundjavë nuk parashikohet të jetë si ditët e tjera...
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë Tiranën, mesditën e so...
Së fundmi është hapur një peticion në lidhje me disa emisi...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Zor...
Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil a...
Pothuajse 60 për qind e gazetarëve afganë kanë humbur punën ...
Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie për t...
Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë, “Koko Fest”, ...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Monedhat e huaja kanë një qëndrueshmëri në blerje dhe shit...
Kompania "Ryanair" ka thënë se nuk do të ofrojë më fluturi...
Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kush...
Dollari amerikan po ndjek rrugën e euros në tregun valutor...