Pse i dorëzojnë falas kompetencat magjistratët tanë?
Dje u bë takimi i Natos. Në fakt, hyrja e Shqipërisë n...

Keqtrajtimet e shtetit Rilindas ndaj qytetarëve të tij janë bërë të zakonshme, por kjo që po ndodh prej disa kohësh është një masakër e një lloji të veçantë:
Kardiokirurgu Prof. Edvin Prifti po akuzohet nga shteti për çdo të zezë që ndodh në mjekësi, madje akuzohet deri për pjesëmarrje në grup kriminal edhe kur kapen kontrabandistë ilaçesh pa lidhje!
Ç'ndodhi me Prof. Priftin që papritur, nga mjeku që trefishoi operacionet në zemër në QSUT dhe organizoi repartet kardiokirurgjikale në pothuajse çdo spital privat në Shqipëri e Kosovë, u kthye në simbol të korrupsionit në shëndetësi dhe ju hodhën prangat "në flagrancë"?!
Ose e thënë fare shkurt: Pse është shteti kundër Prof. Edvinit?
Prova për arrestimin e mjekut ishin disa transkripte përgjimesh të cilat u propaganduan gjerë e gjatë në media në momentin e arrestimit më shumë se 15 muaj më parë. Ajo që nuk u propagandua siç duhet në media është fakti se, pasi u analizuan të gjitha përgjimet, doli edhe një frazë ku Prof. Prifti thotë shkoqur "Pse të paguajë kot në spital privat? Silleni në QSUT të operohet falas."
Nëse ky transkript u përdor për ta fajësuar Priftin, përse nuk përdoret i njëjti transkript për ta shfajësuar?!
***
E vërteta është se Prof. Prifti nuk goditet për shkak të "korrupsionit". Ai është një prej kurbanëve të shumtë bluzëbardhë që ndëshkohen për arsyen e vetme se guxuan të kritikojnë menaxhimin skandaloz të sistemit shëndetësor shqiptar nga Rilindja!
Goditjet ndaj Priftit nisën nga vetë kryeministri dhe enturazhi i vet pas analizave profesionale e kurajoze të Prof. Edvinit ndaj dështimit total në menaxhimin e COVID-19 nga kukullat që drejtojnë shëndetësinë sot. Ai ngriti zërin kur të paaftët e Rilindjes e quanin COVID-in akoma "grip".
Ç'quhet korrupsion?
Ai për të cilin akuzohet Edvini apo ato dhjetëra miliona euro të grabitura me PPP-të e "check-up"-it, sterilizimit, laboratorëve, etj.??!!
Ç'quhet korrupsion?
Ai për të cilin akuzohet Edvini apo qindra miliona eurot e dëmit qelizor në sistemin shëndetësor me autor kimistët, informaticienët, klarinetistët, balerinat dhe monstrat e tjerë që kanë administruar rreth tre miliardë eurot e buxhetit të Shëndetësisë në këto vite të mbretërimit të Rilindjes??!!
E vërteta pas linçimit të Prof. Priftit është se tashmë jemi në një diktaturë të llojit të ri ku drejtësia si edhe çdo mjet tjetër përdoret për të eliminuar intelektualët kritikë me regjimin.
Është fakt i njohur se diktaturat kanë armik kryesor intelektualin kritik dhe të papolitizuar. Për t'i heshtur, këta intelektualë linçohen, përçudnohet reputacioni i tyre, metamorfozohet jeta e tyre private për t'i shkatërruar edhe më tej reputacionin dhe më pas digjen si heretikë nga inkuizitorët mesjetarë.
Këshillë miqësore midis kolegësh për Prof. Edvinin:
Ndërro emrin, miku im!
Bëhu Edi, sepse ata Edvinë që bëhen Edi jo vetëm që mbyllin hesapet me drejtësinë, por edhe fitojnë emër, para dhe pushtet.../CNA.al
Dje u bë takimi i Natos. Në fakt, hyrja e Shqipërisë n...
Masat e Gjykatës së Elbasanit më tepër se një vit nga ...
Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po p...
Në vitet 97-2000 burri i Antoneta Sevdarit, Prokurore ...
Tashmë është bërë zakon: sa herë ka një skandal të mad...
Qeveria ka sjellë një draft të tillë ligjor sikur ai t...
Hapi nr. 1 - Manipulimi i zgjedhjeve: Çdo keqbërje në...
Një ndër elementët thelbësore të komb formimit është p...
U ula për kafe tek “Tajvani” me tre bisesmenë. U afrua...
Zgjerimi i BE-së është kthyer lart në axhendë dh...
Ripërsëritja e bën çdo gjë të rrallë të duket normale. Çdo...
Nëse je në dilemë për dhuratën që duhet t’i bësh një m...
Viti 1963. Gjimnazist. Viti i dytë. Në klasë futet Fi...
Qysh fëmijë e dija se për shkak të kushërinjve të arra...
Raporti i 4-t i SHISH, i cili u bë publik në mënyrë të...
(Një shënim për Samitin e fundit të Ballkanit Perëndim...
Po mirë o popull kaq pak njerëz të mençur ka vendi që ...
UFO−t (objekt i pa identifikuar) nëpërmjet manipulimit...
Pak orë pasi Bashkimi Europian i përplasi Jo-në e radh...
Shqiptarë dilni e protestoni, boll u morët me idiotizm...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...