Është meritë e madhe që edhe në mort të korrësh sukses politik!
Ministrja e Turizmit këtu duhej të ishte mbuluar me pe...

Po ecja përmes Prizrenit për në Tiranë, kur në rrugë një burrë me këmishën gjysmë zbërthyer, bënte me duar si ai që orienton avionin kur ndalet në pistë.
Vazhdova rrugën, ndërsa nga pas një makinë e bardhë me targa civile me bënte sinjal të ndaloja dhe ndalova. Dy policë zbritën rrëmbyeshëm prej saj. Ai robi i zbërthyer kishte qenë polic.
-Ndjesë u thashë po s’iu mora për policë.
-Ke tejkaluar shpejtësinë.
-Më falni, por nuk pashë tabelë.
-E kishe te rrethrrotullimi.
-S’e kam parë, ndjesë.
-S’na duhet gjë – tha ai i zbërthyeri.
-Në rregull, vendosni gjobën, ç’të bëj tani.
-Përse nuk ndalove - tha sërish ai i zbërthyeri?
-Ty s’të ndaloj edhe sikur një mijë herë të më dalësh përpara - i thashë. Ku ta di unë që ti je polic, pa kapele, makinë pa logo policie, pa tabelë, i zbërthyer siç je.
Ai skërmiti dhëmbët. Por kolegu e qetësoi.
-S’kemi tabela – tha.
-S’më duhet gjë - i thashë unë.
Pastaj e yshta bisedën.
Edhe policët tanë nuk kishin dikur, por tabelat na i dhanë malazezët në fillim, nga ato ku shkruhej “Policija”. Ndërsa italianët na dhanë ca ku shkruhej “Stradale”. Juve s’iu kanë dhënë akoma?
Polici i zbërthyer skërmiti sërish dhëmbët. Nuk e pranoi dot tabelën “Policija”.
-Nejse. Mbusheni gjobën dhe ma jepni, mund ta paguaj në Tiranë besoj, me postë.
-Jo jo, duhet ta paguash këtu. Ata që janë me dokumente amerikane, gjermane apo zvicerane, nuk i pengojmë, ndërsa juve të Shqipërisë nuk ju lëshojmë dot. Duhet të të mbajmë patentën.
-Qashtu bre e bëjmë edhe ne atje - thashë unë gjithë entuziazëm. Amerikanët, gjermanët, italianët, anglezët e ca mbarojnë me zët nga pas, nuk i prekim. Ama po qenë kosovarë u punojmë qindin. Gjoba po se po, por ua fusim edhe në çmime. 300 lekë ua shesim domatet, dyfish shezllonet në plazh.
Nejse, policët më morën patentën tërë nerva dhe ikën. Unë nisa të pyes ku bie komisariati. E gjeta. Një polic, që nuk dukej të ishte shqipo i pastër si rracë, më ndihmoi të paguaja gjobën, madje futi dorën në xhep të plotësonte shumën, se nuk e plotësoja dot. Pastaj kërkoi plolicin që kishte patentën time.
-Është në patrullë më tha. Është në lëvizje.
-Po si t’ia bëj?
-Mund ta gjesh te një aksident. Ec drejt, pastaj majtas, pastaj drejt prapë….
-E gjeta aksidentin, një dum-dum ishte përplasur me një shtyllë. Ishte një makinë policie me logo. I kërkova ndihmë. Telefonoi patrullën që kishte patentën time.
-Për 5 minuta i ke këtu.
Kaluan 5, 10, 15… I them sërish. Zotëri, të lutem…. E merr sërish: A do ja sjellësh patentën ktij të Shqipnisë bre burrë.
Më në fund erdhi. Gati ma hodhi nga xhami i makinës.
U nisa për në Tiranë.
Tani për tani - mendova - më mirë dy m…. të vegjël dhe veç e veç, sesa një m…. i madh së bashku.
Më vonë kismet. Ndoshta ndryshojmë.
Ministrja e Turizmit këtu duhej të ishte mbuluar me pe...
Vetëm në Shqipëri të falin dhe të durojnë pafundësisht...
Dje Alibeaj pranoi publikisht se i paskan kërkuar Ramës nd...
- Pronari yt thotë se ju jeni paqësor pse kaluat në ak...
Natë. Rrugë në bllok. Karshi meje, në tortuar, një fem...
Nga një email paçavure, pa asnjë etikë dhe profesional...
Rusia ka kohë që po punon të kthehet në skenën botëror...
Një valë ironie, talljesh dhe sharjesh vërshuan sot në...
Ai gjyqi i para 100 e ca vjetësh nuk paskej qenë gjë. ...
Është kthyer në modë në mediat shqiptare që një situat...
Shoh në internet që po merreni shumë me Tak avokatin, ...
A janë shqiptarët njerëz të besës më shumë se gjermanë...
Ditë më parë, në një emision televiziv u shpreha se Shqipë...
Aktivisti Aulon Kalaja, ka reaguar sërish sot në lidhje me...
Në nëntor 2020 u organizuan zgjedhjet presidenciale në...
Rastet e shumëpërfolura të përplasjes së Edi Ramës me ...
-Kush je ti, për çfarë ke ardhur?-M. H e kam të shkruj...
Duke pasur respekt për analistin Ylli Pata po sqaroj d...
Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, shkencëtarët nuk i...
Këshilla në fakt është standarte jo vetëm për Shqipërinë, ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...