I riu francez dhe astma e tij
Dje bëri përshtypje një vlog i shkurtër i tre të rinjve fr...

Këshilla në fakt është standarte jo vetëm për Shqipërinë, por për këdo që ka ëndërr të bëhet milioner, këshilla vlen për kohë normale, por edhe për kriza si kjo që po kalojmë.
Mos merr borxh.
Gjëja e parë që duhet të kesh parasysh është të qëndrosh larg borxheve. Nuk duhet të ndjekësh shembullin e disa milionerëve shqiptarë që kanë miliarda borxhe nëpër banka dhe individë të tjerë. Borxhi të duket i ëmbëll në fillim, por fundin e ka të hidhur.
Kursim, kursim, kursim.
Milionat nuk bëhen duke kursyer miliona, por duke kursyer qindarka. Gjithmonë ka hapësirë për të kursyer. Nëse ke ngrënë deri dje dy kafshata bukë, mjaftohu me një kafshatë. Nëse ke pirë një gotë ujë, mendo se të mjafton edhe gjysëm gote me ujë. Mos harro këshilliën se uria të bën shumë mirë për shëndetin, sepse trupi ushqehet me qelizat e tepërta dhe nuk ke pse shpenzon për mjekë apo për palestër. Një paralajmërim nëse nuk ha ushqimin si ilaç atëherë do të hash ilaçin si ushqim.
Hiq dorë nga shpenzimet e tepërta.
Nëse deri dje ke përdorur autobuzin, ec në këmbë. 400 lekë vajtje, dhe 400 lekë ardhje bëjnë 800 lekë në ditë, 292 mijë lekë në vit dhe 3 milionë lekë në 10 vjet. Vetëm nga një biletë autobuzi! Po sikur të kursesh te dritat, te uji, te gazi, te nafta atëherë milionat do të ndjekin nga pas. Dhe milionat do të “pjellin” miliona.
Mendo si milioner, por mos u shfaq si i tillë.
Mos e hiq nga mendja idenë se do të bëhesh milioner, por mos u shfaq si i tillë. Njerëzit jane ziliqar të lindur. Askush nuk do që të të shoh më mirë se vetja. Për shembull, hiqu sikur nuk ke të ardhura, sikur mezi ja del, sikur mbledh kanaçe, apo sikur jeton në azil të pleqve.
Ja kështu bëhesh milionerë.
Nëse nuk besoni atëherë lexoni lajmet se si njerëz që jetojnë në azil, njerëz që nuk kanë shtëpi, njerëz që mbledhin kanaçe, apo njerëz që kanë ndërruar jetë, luajnë miliona e miliona. Dhe nuk paguajnë as taksat!
Dikush do të thotë se nuk e kanë të gjithë atë fat sa të lidhen me biznesin e incineratorëve. Këtu gaboheni. Ky vend historikisht ka vuajtur për shumëçka, por asnjëherë për plehra. Këtu ka plehra për të gjithë. Madje sa më shumë plehra aq më shumë rritet çmimi. Nëse gjetkë, plehrat i riciklojnë, apo i djegin, këtu plehrat janë kthyer në minierë ari. Për to duhet shkruar më shumë, duhen respektuar dhe nderuar siç duhet. Një dekoratë nuk do të ishte e tepërt, një instalacion artistik është tashmë i vonuar.
Ndryshe nga vende të tjera që plehrat i mbajnë nën tokë. Ne i mbajmë mbi tokë. Madje edhe mbi kokë! Madje edhe i votojmë./CNA.al
Dje bëri përshtypje një vlog i shkurtër i tre të rinjve fr...
Dje një status timin e mbyllja me fjalët: “Ne nuk jemi...
Çdo vit në verë vij në Shqipëri. E marr parasysh udhët...
1. Gazetarja e famshme Clara Ferreira Marques e medias...
Shumë njerëz, për nevoja të ngutshme financiare, u dre...
Protesta e 7 korrikut ridimensionoi dhe një herë polit...
Java që kaloi solli dy shembuj demokracie në veprim. Në B...
Irritim, skepticizëm dhe habi. Këto ishin reagimet, ku...
Për protestën pardje: Plebishiti konfirmon Berishën k...
Ndërsa po lexoja i interesuar Draftin për ligjin e ri ...
Sigurisht që jo. Do thoni ju: Meta nuk e ul nivelin, ...
Qeshin dhe tallen në Amerikë me montimin e Saliut për ...
Berisha u rikthye në krye të PD-së. Protesta ishte e m...
Një ditë e bukur, mund të jetë një ditë si kjo e sotmj...
Për shkak të punës që bëj, dashamirës që kërkojnë një ...
-Copa nga jeta në Tiranë e viteve 1960- 1990-4 korrik ...
Gazetar duket se sot mund të quhet kushdo, mjaft të sh...
Protesta madheshtore eshte rikthim i shpreses se vrare nga...
Përshëndetje Jorida! E sigurt që je më e zgjuar se ka...
Protesta e madhe e 7 korrikut nuk ishte fillimi i bete...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...