“Torturizmi” rilindas..
Çdo vit në verë vij në Shqipëri. E marr parasysh udhët...

Dje një status timin e mbyllja me fjalët: “Ne nuk jemi Britania… ne jemi Sri Lanka”.
Që nuk jemi Britani, këtë e di kushdo, po pse jemi Sri Lankë? Ku janë ngjashmëritë me një vend dhe popullsi kaq të ndryshme nga ne?
Ngjashmëria është te situata politiko-ekonomike, shkaqet dhe faktorët, por mbi të gjitha në faktin që autori dhe projektuesi i kësaj situatë është i njëjti, Xhorxh Soros, i njohur si spekulanti më i madh i këtyre kohërave.
Ajo që po ndodh në Sri Lankë është çfarë po përgatitet prej kohësh për shqiptarët…
Po pse? Kush na urren kaq shumë sa të kërkojë të na çojë drejt falimentimit?
Në këtë rast do të zinte vend ajo shprehja cinike: “Asgjë personale. Vetëm biznes!”
Shkurt.
Spekulantët shfrytëzojnë situatat e krizës, për të përfituar. Po si? Një mall i munguar në treg, në mënyrë spekulative merr vlerë disafish mbi vlerën e tij reale. Ndërkohë, një mall i zhvlerësuar blihet më lirë sesa vlera e tij reale. Kjo ndodh rëndom me ndërmarrjet që falimentojnë, po ndodh dhe në nivel shtetesh…! Në botë ka spekulantë e “peshkaqenë” që merren vetëm me këtë. Ata i çojnë ndërmarrjet drejt falimentimit që pastaj t’i blejnë sa më lirë. Kjo gjë ndodh dhe në nivel shtetesh.
Këtyre monstrave u shërbejnë luftërat dhe krizat, prandaj edhe kur ato nuk ekzistojnë, i krijojnë ato.
Soros është pa dyshim kryemonstra në këtë fushë. Në Angli është shpallur “non grata”. Në Itali njihet si monstra që shkatërroi liretën italiane. E bëhet fjalë për dy nga vendet më të zhvilluara.
Po sigurisht që situatat e krizës shkaktohen shumë më lehtë, në vende të prapambetura e ku kontrollohet qeveria. Qeveri që vendosen e mbahen në pushtet nëpërmjet korrupsionit, pikërisht që të punojnë kundër popullit të tyre.
Jo më kot, që kur evidentohen, për t'u promovuar më vonë, e deri sa të ngrihen drejt pushtetit, të zgjedhurit e Sorosit, janë qenie që mëshirojnë gjithë të këqijat e një qenieje njerëzore. Ata janë qenie pa ndjenja e që janë gati të shesin këdo për interesin dhe pushtetin e tyre. E çfarë është më kryesorja, ata duhet të jenë sa më të kontrollueshëm e të shantazhueshëm në rast se ndodh të “rebelohen”.
Prandaj, nëse dikush mendon se Rama dhe Veliaj janë një rastësi, e ka shumë gabim. Ata janë përzgjedhur që në fillim pikërisht për deformën e tyre njerëzore. Janë promovuar, financuar, ngritur në pushtet e po mbahen në pushtet pikërisht sepse vetëm qenie si ata mund të pranojnë me vullnet të plotë të shkatërrojnë vendin dhe popullin e tyre. E nëse për Sorosin kjo është “just business”, ata që na urrejnë e po na e bëjnë të keqen, i kemi në krye të shtetit.
Prandaj ne jemi Sri Lanka.
Po a do të presim derisa të falimentojmë për të reaguar si në Sri Lankë…?
Çdo vit në verë vij në Shqipëri. E marr parasysh udhët...
1. Gazetarja e famshme Clara Ferreira Marques e medias...
Shumë njerëz, për nevoja të ngutshme financiare, u dre...
Protesta e 7 korrikut ridimensionoi dhe një herë polit...
Java që kaloi solli dy shembuj demokracie në veprim. Në B...
Irritim, skepticizëm dhe habi. Këto ishin reagimet, ku...
Për protestën pardje: Plebishiti konfirmon Berishën k...
Ndërsa po lexoja i interesuar Draftin për ligjin e ri ...
Sigurisht që jo. Do thoni ju: Meta nuk e ul nivelin, ...
Qeshin dhe tallen në Amerikë me montimin e Saliut për ...
Berisha u rikthye në krye të PD-së. Protesta ishte e m...
Një ditë e bukur, mund të jetë një ditë si kjo e sotmj...
Për shkak të punës që bëj, dashamirës që kërkojnë një ...
-Copa nga jeta në Tiranë e viteve 1960- 1990-4 korrik ...
Gazetar duket se sot mund të quhet kushdo, mjaft të sh...
Protesta madheshtore eshte rikthim i shpreses se vrare nga...
Përshëndetje Jorida! E sigurt që je më e zgjuar se ka...
Protesta e madhe e 7 korrikut nuk ishte fillimi i bete...
Nëse hetohet siç duhet, çështja e plehrave ka një potencia...
Lefter Koka u harrua në paraburgim nën dyshimin se ka përf...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...