Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Një ditë e bukur, mund të jetë një ditë si kjo e sotmja, për disa arsye:
E shtunë, ditë feste, mot i freskët pas temperaturave përvëluese të korrikut!
Çfarë mund ta shkatërrojë një ditë të tillë? Një fatkeqësi? Një ngjarje e pakëndshme? Një lajm i keq?
Duke shikuar lajmet me titra që përcjellin sot televizionet informative (janë mbi 10 televizione me 24 orë lajme) të bën përshtypje fakti që janë mbushur me lajme krimi që në mëngjes dhe çfarë lajmesh:
1. Fier plagosi nënën - arrest me burg për të birin (i shtjelluar me disa lajme të tjera)
2. Gjendet një 67-vjeçar në kanal! (8 lajme sqaruese me titra)
3. Tiranë, në pranga A. M dhe I. F (me identitet të plotë)
4. Procedohen 3 shtetas, punonin operatorë në call center
5. Dhunonte ish bashkëjetuesen - arrestohet 27 vjecari! (Detajuar me lajme vijuese)
6. Prangoset 33-vjeçari nga Zall Mneri për armëmbajtje pa leje!
7. Pezullohen 5 punonjës policie!
8. 880 hektarë tokë të djegur në Francë!
9. Urimet e krerëve të politikës për Kurban Bajramin
10....
Lajmet e pasqyruara nuk janë 'fake news', nuk janë propagandë apo dezinformacione të servirura nga politika! Nuk kanë probleme me etikën. Janë lajme të vërteta. Por sërish shumatorja e këtyre lajmeve deformon realitetin!
Jo çdo gjë që ndodh detyrimisht duhet ta dimë! Media është për të përzgjedhur, përpunuar dhe transmetuar lajme me rëndësi dhe me interes për publikun!
Vështirë se lajme të tilla të ngjallin interes për publikun, sigurisht nuk kanë interes për familjarët e tyre, ndoshta kanë interes për komunitetin ku jetojnë! Në rastin ekstrem mund të përbëjnë lajm për median e qytetit ku ndodh ngjarja, por assesi lajm që të informohet gjithë Shqipëria!
Një nga kriteret kryesore që një ngjarje të kthehet në lajm është kriteri gjeografik! Sa më afër aq me interes përbën ngjarje! Jo rrallë informohemi në televizione me mbulim kombëtar për tragjedi që ndodhin në Sri Lanka, për zjarre në Australi apo për dhunë me armë në SHBA! (Më e keqja është kur ngjarje të ndodhura mijëra kilometra larg nesh në një përpjekje për të marrë më shumë vëmendje e klikime paraqiten sikur të kenë ndodhur në Shqipëri).
Nëse në Kinë, SHBA apo gjetkë do të jepej lajm çdo aksident me biçikletë, çdo ndalim që bën policia apo viktimat e trafikut duhet të kishin qindra televizione që të arrinin të pasqyronin këto “ngjarje”!
Më shumë se mungesa e lajmeve ndoshta është mungesa e gazetarëve që çon në pasqyrimin e komunikatave të policisë me detaje! Rezultati: neurozë e përgjithshme. Duket se në këtë vend ka vetëm vrasje, aksidente, viktima, arrestime dhe deklarata politikanësh!
Është në natyrën e medias dramatizimi, zmadhimi, tensioni, konflikti, por është në interes të të gjithëve për të pasur një tablo jo vetëm të zezë, as Bardh e Zi, por një tablo reale të jetës me gjithë të mirat e të këqijat, me gjithë befasitë dhe sfidat që ajo sjell!
Nga natyra jemi kureshtar të dimë sa më shumë jo vetëm për çfarë ndodh në komunitetin tonë, por edhe përtej tij. Por si çdo gjë tjetër edhe kureshtja ka masë! (Lajmi 4-vjeçari sulmohet nga leopardi, sigurisht merr shumë klikime, por nëse në titull shkruhet: Indi, 4 vjeçari sulmohet nga leopardi “lajmi” nuk do të klikohej më, pra do të ishte pa vlerë).
Lajmi keq është lajmi i mirë! Por ka plot raste që lajmi i keq, jo vetëm që nuk është i mirë, por nuk është fare lajm!
Gazetaria e mirë bën Kurban të keqen dhe jo të mirën!/CNA.al
Për shkak të punës që bëj, dashamirës që kërkojnë një ...
-Copa nga jeta në Tiranë e viteve 1960- 1990-4 korrik ...
Gazetar duket se sot mund të quhet kushdo, mjaft të sh...
Protesta madheshtore eshte rikthim i shpreses se vrare nga...
Përshëndetje Jorida! E sigurt që je më e zgjuar se ka...
Protesta e madhe e 7 korrikut nuk ishte fillimi i bete...
Nëse hetohet siç duhet, çështja e plehrave ka një potencia...
Lefter Koka u harrua në paraburgim nën dyshimin se ka përf...
A. M: Çfarë mund të na thoni për vizitën tuaj tejet...
Deklarata e Pavarësisë së 13 kolonive amerikane është ...
Rihapja e radhës së skandalit të inceneratorëve, po bi...
Amerika po e vijon impenjimin ushtarak kundër Rusisë m...
Nga haberet që vijnë nga Holanda mësojmë se astrologu ...
-KUJTIM SPAHIVOGLI- Për 10 vite rresht Koçoja, unë, m...
Po merreni shumë me baba Takun dhe çantën e tij të zez...
Pritshmëritë për protestën e të enjtes janë tejet të n...
Do të ishte një punë e vështirë të ktheheshim pas në h...
Ka një mënyrë për të shuar protestën e paralajmëruar të op...
Dmitri Kiselovi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë in...
Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish-se...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...