Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

A. M: Çfarë mund të na thoni për vizitën tuaj tejet të suksesshme në Holandë?
K.M: - Rasti i Holandës është rast për studim. Nga prokurorë të anëtarësimit tonë në BE janë kthyer në avokatë të flaktë. Por këtë radhë temë e bisedës sonë ishte, Lufta në Ukrainë, terrorizmi, emigracioni, dhe pa dyshim edhe Ngrohja Globale. U morëm pak edhe me problemet e BE-së.
A.M: Zoti Kryeministër ne jemi mahnitur nga rritja ekonomike 6%. Po ju?
K.M: Pritshmëritë tona si qeveri, pas planit ambicioz që kemi shpallur që në 2013 kanë qenë për më lart. Kam kërkuar një verifikim të shifrave sepse informacionet që unë kam thonë për një rritje prej 9%. Kam përshtypjen që shifra 6% duhet lexuar mbrapsht që të jemi më afër të vërtetës!
K.M: Zoti Kryeministër çfarë mund të na thoni për aftësitë tuaja të jashtëzakonshme në mbulimin e vendit me autostrada dhe tunele, duke filluar nga tuneli i Kalimashit, tek ai e Elbasanit dhe së fundmi edhe në Skërficë?
K.M: Këto janë punë publike, pjesë e vizionit tonë Shqipëria 2030. Nuk e kuptoj pse ju media ekzaltoheni kaq shumë, kur e kemi thënë në krye të herës që Shqipëria do të transformohet rrënjësisht, e denjësisht.
A.M: A i pranoni vlerësimet tona për rritjen eksponenciale të rrogave dhe pensioneve?
K.M. Jo. Jo, sepse ky është vetëm fillimi. Mos të harrojmë që kemi vetëm 10 vjet dhe ende nuk kemi mbyllur plagët që na la qeverisja rrumpallë e 8 viteve (2005-2013)! Rrogat dhe pensionet kanë qenë, janë dhe do të jenë prioritet i prioriteteve të kësaj shumice që shqiptarët i kanë besuar prej tashmë një dekade.
A.M: Ne, dhe jo vetëm ne të dy këtu, mendojmë se shqiptarët largohen masivisht nga vendi thjesht për turizëm dhe shoping. E ndani edhe ju këtë mendim me ne dhe jo vetë me ne?
K.M. Ky tashmë është një realitet. Shqipëria nuk është vend i rrethuar me tel me gjemba ku nuk fluturonte as miza. Vizioni ynë është që të shtojmë numrin e aeroporteve që shqiptarët individulisht, kolektivisht dhe masivisht po të doni ju të kenë mundësi të bëjnë turizëm, të shkojnë të shohin, të pushojnë, e pse jo nëse u pëlqen edhe të punojnë e jetojnë jashtë. Ku është problemi këtu?
A.M: Ka një shqetësim që mund të çojë në protesta: çmimet po ulen me shpejtësi marramendëse. A mendoni se kjo ndikon në hipekonsumizëm?
K.M. E drejtë! Edhe Banka e Shqipërisë ka shprehur një sëkëlldi ngaqë është rritur shumë konsumi, por besoj se me përvojën e mirë që kemi me bordin e transparencës do të frenojmë disi këtë konsum të paprecedentë jo në historinë e këtij vendi, por në historinë e kontinentit tonë që nga Lufta II Botërore.
A.M: Cili është komenti juaj për arritjet e jashtëzakonshme dhe tepër të prekshme në të gjitha fushat të "OPEN Ballkan"?
KM. Ne i kemi pritur këto rezultate, por duhet të pranojmë që nuk kemi qenë të saktë në parashikim. Prisnim një lëvizje në vitin e parë, por jo, që në javën e dytë pas nënshkrimit të marrëveshjeve! Gjendja është ajo që keni konstatuar ju: rezultate të prekshme për të gjithë, jo vetëm për shqiptarët, po për të gjithë ne në rajon.
A.M: Zoti Kryeministër, kur dhe si do ta fusni në rrugë të drejtë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin?
KM. Nuk ka më nevojë të lutemi apo të përgjërohemi. Rrugët e "Ballkanit të Hapur" janë hapur aq shumë sa ka vend jo vetëm për Kosovën, por edhe për ndonjë vend të BE-së që ka mbetur prapa.
A.M: A do t’i ofroni përvojën tuaj të çmuar Ukrainës në fushën e rindërtimit?
KM. Mos të themi dy, pa thënë një. Të mbarojë një herë lufta. Fokusi im tani është përfundimi i luftës.
A.M: Cili është sekreti juaj në drejtimin e vendit dhe më gjerë, të rajonit, kontinentit dhe tani edhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së?
KM. Ka vetëm një fjalë: pasion. Pasion për t’u marrë me gjëra të mëdha, me çështje kardinale, me sfida që të gjithë i kanë para syve dhe mbyllin sytë. Kaq e thjeshtë është. Nuk ka sekret këtu për t'u rrëfyer apo ca më keq akoma për t'a fshehur!
A.M: Nëse më lejoni ju lutem, pyetjen e kam sërish për investitorët strategjikë. Si keni arritur t’i bindni investitorët strategjikë për të investuar në projekte madhështore në Shqipëri?
KM. Shkoni dhe pyetini. Nga ana ime dua të them vetëm një gjë: pa investitorët strategjikë, sot nuk do të ishim këtu ku jemi.
A.M: A mendoni se shqiptarët janë mjaftueshëm mirënjohjës dhe falënderues për vizionin, përkushtimin, stërmundimin dhe arritjet spektakolare të qeverisë suaj?
KM. Gjyshja ime thoshte: gjëja e mirë duket kur mungon. Kur të mos jem më në këtë punë që po më merr pothuajse gjithçka ka njeriu të shenjtë, atëherë ndoshta nuk do të jetë më nevoja ta bësh këtë pyetje për të cilën të komplimentoj, por nuk kam përgjigje sot. Realisht është pyetje e vështirë.
A.M: Si e duroni këtë opozitë destruktive, obskurantiste, antikombëtare, antieuropiane dhe antiamerikane?
KM. Nuk kam kohë t’i kushtoj as edhe një minutë kësaj opozite që unë e dija të ndarë në tresh, por nga pyetja juaj më rezulton se është ndarë në 5 copa. Keqardhje e madhe. Kaq.
K.M: Pse nuk keni asnjë të metë?
A. M: - Këtë pyetje kisha edhe unë Kryeministër...
KM. Nuk ka njeri të pagabueshëm..
K.M: E kisha fjalën jo për gabime, por për të meta. Pse nuk keni asnjë të metë?
KM. Të them të drejtën më ke kapur gafil me këtë pyetje. Dhe nuk është hera e pare me ty... Të premtoj se në takimin e radhës do të marrësh përgjigje.
K.M- Pyetja e fundit zoti Kryeministër…
KM: Urdhëro.
K. M- Faleminderit…, kaq kisha!
Ambrozia- Edhe unë i bashkohem pyetjes së fundit të kolegut… mirënjohje për jetë për ju z. Kryeministër.
Deklarata e Pavarësisë së 13 kolonive amerikane është ...
Rihapja e radhës së skandalit të inceneratorëve, po bi...
Amerika po e vijon impenjimin ushtarak kundër Rusisë m...
Nga haberet që vijnë nga Holanda mësojmë se astrologu ...
-KUJTIM SPAHIVOGLI- Për 10 vite rresht Koçoja, unë, m...
Po merreni shumë me baba Takun dhe çantën e tij të zez...
Pritshmëritë për protestën e të enjtes janë tejet të n...
Do të ishte një punë e vështirë të ktheheshim pas në h...
Ka një mënyrë për të shuar protestën e paralajmëruar të op...
Dmitri Kiselovi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë in...
Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish-se...
Në ceremonialin e dhënies së çmimit “Karli i Madh” për vit...
Procesi i riedukimit përfshin nxënien e duhur të disa ...
Gurra popullore: Del në treg CD e re e grupit “Këngët...
Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mba...
- Dyfishon qarkullimin bankar. - Dyfishon investimet ...
Një fëmijë i lindur ditën që Rama mori pushtetin është...
Gjithnjë e më shumë binden, fort madje, se në këtë ven...
Lezhë. Me Ezmerkën. U ulëm për kafe... -Të të tregoj ...
Aty nga viti 2019 një grup gazetarësh nga Shtypi i lir...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...