
Popull servil e pa shtyllë kurrizore!
Gjithnjë e më shumë binden, fort madje, se në këtë ven...
Një fëmijë i lindur ditën që Rama mori pushtetin është sot 9 vjeç. Di të shumëzojë, të flasë ndonjë gjuhë të huaj, të përdorë me kompetencë teknologjinë celulare e pse jo të ketë më shumë fotografi me politikanë se me moshatarët e tij. Ky fëmijë i përket “Gjeneratës së Rilindjes”. Kështu guxoj t’i quaj unë. Do ju ftoja të përpiqeshit ta shikonit realitetin shqiptar me sytë e tyre. Për disa mund të jetë e lehtë se kanë fëmijë të kësaj moshe. Shumë të tjerë mund të kenë nipër e mbesa të lindur gjatë Rilindjes.
Si fillim përfytyroni një çast sikur këtë grupmoshë ta privoni nga dëshirat dhe kënaqësitë. Hyni në një shitore të lagjes dhe blini vetëm ato produkte ushqimore që ju nevojiten për të bërë një kek. Qumështi kushton më shumë dhe vezët po ashtu. Dëshirat sot kushtojnë më shumë se më parë dhe këtu flasim vetëm për të ngrënët.
Në çdo dyqan që jam ndodhur kam dëgjuar më shpesh “jo” se kudo tjetër, mirëpo ajo që vjen pas kësaj është këmbëngulja fëminore, ngritja e zërit, përplasja e këmbëve, britmat e jo pak herë fluturojnë fjalë pa doganë. Fëmijët dinë të jenë manipulatorë në mënyrën e tyre për të marrë atë çka mendojnë se meritojnë. Prindërit janë më pak qëndrestarë se fëmijët e tyre, kjo edhe për shkak të një tipari të theksuar në moshat e pjekura: Frikës nga pasojat!
Ndonëse më pak të arsyeshëm dhe shpesh herë kapriçozë, fëmijët meritojnë të njihen me më shumë të vërteta se ne gjykojmë. Atëherë si do ia shpjegonit këtij 9-vjeçari se nafta është rritur aq shumë sa sivjet detin do e shohë në televizor? Se për të shkuar te gjyshërit në një qytet a fshat tjetër harxhet janë më të mëdha, se do të shkoni më rrallë se ashtu është puna. Nëse do të vendoseshit në vendin e tij, a do t’i pyesnit prindërit përse shpenzojnë më shumë kohë për të zgjedhur patatet, sallatën, karrotat dhe frutat?
Përse nuk keni shkuar të gjithë bashkë të blini rroba, lodra dhe ëmbëlsira? Po përse kur shkoni, ata nuk blejnë asgjë për veten? Fëmijët bëjnë shumë pyetje dhe prindërit duhet të kenë disa përgjigje.
A do të ishte e drejtë që një fëmijë të bëhej dëshmitar i zënkave të prindërve, për shkak se ata i janë dorëzuar realitetit dhe varfërisë?
Unë mendoj se jo.
Fëmijët nuk heshtin para padrejtësive. Ata reagojnë më shpejt, qajnë, gërthasin, tundin këmbët derisa zëri i tyre ushton lagjen, derisa kalimtarët i dëgjojnë, kthejnë kokën dhe vëmendjen tek ta. Përfytyroni 30 mijë fëmijë që protestojnë për atë çka besojnë se është e drejta e tyre e padiskutueshme ta kenë në duar. Imagjinojini bashkë, ashtu kokëshkemb në bindjen e tyre të palëkundur se kjo e drejtë u takon. Nuk do tunden vendit derisa të marrin atë që duan. Kemi ç'të mësojmë prej tyre, nga qëndresa dhe koha e reagimit që kanë. Merrini me vete në protestë. Kanë jetuar vetëm "Rilindjen" dhe meritojnë shumë më shumë.
Nëse të rriturit nuk ngrihen masivisht në protesta, barra e shpëtimit të Shqipërisë do i ngelet fëmijëve!
Gjithnjë e më shumë binden, fort madje, se në këtë ven...
Lezhë. Me Ezmerkën. U ulëm për kafe... -Të të tregoj ...
Aty nga viti 2019 një grup gazetarësh nga Shtypi i lir...
Nuk mund të harrohet 2 korriku 1990 kur djem nga Tiran...
Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish-se...
Nje keshille per Luiza Gegen ne kulmin e lavdise E da...
Temperaturat 37 gradë po e përvëlojnë kryeqytetin e Sh...
U be e disata here qe zonja Xhacka, here me miqesi, he...
Unë nuk e ngas fort çështjen e ekonomisë. Por një apar...
Nën akuzë të ashpër nga kritikët e tij që e akuzonin s...
Më 5 korrik 2014, nipi im, Noah Saches Çela mbush dy v...
Kur një shoqëri i afrohet pikës më të rrezikshme të sa...
Keqtrajtimet e shtetit Rilindas ndaj qytetarëve të tij...
Dje u bë takimi i Natos. Në fakt, hyrja e Shqipërisë n...
Masat e Gjykatës së Elbasanit më tepër se një vit nga ...
Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po p...
Në vitet 97-2000 burri i Antoneta Sevdarit, Prokurore ...
Tashmë është bërë zakon: sa herë ka një skandal të mad...
Qeveria ka sjellë një draft të tillë ligjor sikur ai t...
Hapi nr. 1 - Manipulimi i zgjedhjeve: Çdo keqbërje në...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Ish-shefi i stacionit të Policisë së Dhërmiut, Sokol B...
Një konflikt është regjistruar ditën e sotme në lagjen...
Dy turistë francezë kanë mbetur të bllokuar në "Kanion...
Vatra e zjarrit në fshatin Tragjas të Vlorës vijon të ...
Ashtu si ditët e fundit, edhe nesër do të ketë një rën...
Punimet për rrjetin e ri të kanalizimeve në bashkinë S...
Ndonëse ditët e fundit temperaturat kanë patur luhatje...
Orët e para të ditë do t’i kenë më të dukshme kthjellimet ...
Një klerik i njohur dhe mbështetës i talibanëve, është...
Të enjten është raportuar sërish për garantime në cent...
Zëdhënësi i Bashkimi Evropian për Punët e Jashtme, Peter S...
Një grup studentësh ukrainas në universitetin “Stanfor...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
Kompania Ryanair ka thënë se nuk do të ofrojë më fluturime...
Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kush...
Dollari amerikan po ndjek rrugën e euros në tregun valutor...
Euro vijon të mbetet në kuotat e 116 lekëve, ashtu si një ...