Flamurin ruaje, por talentin tënd jepe me PPP Luiza!
Nje keshille per Luiza Gegen ne kulmin e lavdise E da...

Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes, të ndjerit Donald Rumsfeld!
Rumsfeld i hodhi një vështrim zhbirues gazetarit. Heshti disa sekonda. Buzëqeshi “tinëzisht”. Heshti sërish dhe u përgjigj:
pyetje tjetër?
Le të mendojmë një çast nëse do të ndiqej në Shtëpinë e Bardhë, modeli që po krijohet në Shqipëri ku për pyetjet e sikletshme që i drejtohen ministrave përgjigjet kryeministri!
Me këtë standard, duhet të ndërhynte Presidenti Bush dhe t’i thoshte gazetarit, që të kalonte në riedukim tre muaj?!
As në skenarin e Portokallisë nuk imagjinohet qe aktori që kaq bukur luante kryeministrin t’i thoshte gazetarit: tre muaj riedukim!
Ne fakt sa “ndëshkon” gazetarët me tre muaj riedukim - kryeministri bën mirë të trajnojë ministrat dhe zyrtarët e tij të lartë si t’i përgjigjen pyetjeve të vështira sepse nuk mund të ndodhet kryeministri kudo ku gazetarët bëjnë pyetje. Për shembull nëse ish drejtori i përgjithshëm i policisë bashke me prokurorin në ngjarjen tragjike të Elbasanit katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit kaluar, donte ishin trainuar nuk kishin pse të gënjenin publikisht, por mund të thonin: “nuk komentojmë çështje në hetim”! Kështu edhe ish drejtori nuk do të detyrohej më vonë të jepte dorëheqje dhe shumë gjëra mund të ishin më ndryshe!
Por të “kthehemi te “riedukimi”, fjalë që nuk e ka më as fjalori gjuhës shqipe!
(Në revolucionin kulturor kinez, riedukimi=Kangfu xunglian! Gjatë kangfu xunglian shkrimtarët e gazetarët dërgoheshin në kooperativa për të plehëruar arat me kova të mbushura me fekale).Nëse gazetari riedukohet - nuk ka me gazetari! Në një vend ku është vrarë gazetaria, por kanë mbetur gjallë disa gazetarë kurajoz kjo do të ishte goditje fatale!
Liria e medias është e sanksionuar në kushtetutë! Madje edhe po të shkosh te kanuni i Lek Dukagjinit: “fjala nuk bën mort”! Liria e medias është dhe liria e gazetarit për të gabuar!
Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, kanë më pak të drejta se qytetarët e zakonshëm për privaci!
Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, e kanë detyrim t’u përgjigjen pyetjeve sfiduese të gazetarëve qofshin këto edhe me tone sarkastike!
Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, nuk duhet t'i shmangen pyetjeve sfiduese të gazetarëve!
Një gazetar, thotë Milan Kundera, nuk është ai që bën pyetje, por ai që ka të drejtën e shenjtë për të kërkuar një përgjigje! Dhe rasti i fundit i gazetarit Klevin Muka është rasti tipik i pyetjes që meriton përgjigje! Është pyetje me interes publik dhe jo pyetje interesante për publikun siç e paraqiti kryeministri!
Nuk është vetëm mungesa e trainimit që po nxjerr keq ministrat para gazetarëve!
Paaftësia për të dhënë përgjigje dhe duhet ndihma kryeministrit për të qetësuar situatën vjen edhe për tri arsye të tjera:
1. Nga “gazetare” që lexojnë pyetjet e dhëna nga ai/ajo që përgjigjet ose “gazetarë” që bëjnë pyetje të tipit: “çfarë mund të na thoni për vizitën tuaj shumë të suksesshme…”
2. Nga mungesa e solidaritetit mes gazetarëve! Nëse çdo reporter tjetër i pranishëm do të përsëriste pyetjen që nuk mori përgjigje, asnjë zyrtar, qoftë ky edhe kryeministri nuk do të guxonte të bullizonte më gazetarët! Nëse gazetarët do të bojkotojnë konferencën e shtypit, çdokush do të përgatitej më mirë para se të përballej me pyetjet e gazetarëve!
3. Nga mungesa e kontaktit me gazetarë për shkak të rrjeteve sociale, ku më shumë se informacion rrjedh propagandë!
Lajmësi nuk ka faj, thuhet në kanun! Dhe nëse faji nuk kërkohet te lajmësi, për riedukim në vend të gazetarit duhet të shkojnë ministrat!
235 vjet më parë Xheferson preferonte “më mirë gazetat pa qeveri sesa një qeveri pa gazeta!”
Një qeveri pa gazetarë që bëjnë pyetje sfiduese rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë!/CNA.al
Nje keshille per Luiza Gegen ne kulmin e lavdise E da...
Temperaturat 37 gradë po e përvëlojnë kryeqytetin e Sh...
U be e disata here qe zonja Xhacka, here me miqesi, he...
Unë nuk e ngas fort çështjen e ekonomisë. Por një apar...
Nën akuzë të ashpër nga kritikët e tij që e akuzonin s...
Më 5 korrik 2014, nipi im, Noah Saches Çela mbush dy v...
Kur një shoqëri i afrohet pikës më të rrezikshme të sa...
Keqtrajtimet e shtetit Rilindas ndaj qytetarëve të tij...
Dje u bë takimi i Natos. Në fakt, hyrja e Shqipërisë n...
Masat e Gjykatës së Elbasanit më tepër se një vit nga ...
Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po p...
Në vitet 97-2000 burri i Antoneta Sevdarit, Prokurore ...
Tashmë është bërë zakon: sa herë ka një skandal të mad...
Qeveria ka sjellë një draft të tillë ligjor sikur ai t...
Hapi nr. 1 - Manipulimi i zgjedhjeve: Çdo keqbërje në...
Një ndër elementët thelbësore të komb formimit është p...
U ula për kafe tek “Tajvani” me tre bisesmenë. U afrua...
Zgjerimi i BE-së është kthyer lart në axhendë dh...
Ripërsëritja e bën çdo gjë të rrallë të duket normale. Çdo...
Nëse je në dilemë për dhuratën që duhet t’i bësh një m...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...