Intervistë me majmunin që rrahu tre policë dhe një turist grek
- Pronari yt thotë se ju jeni paqësor pse kaluat në ak...

Dje Alibeaj pranoi publikisht se i paskan kërkuar Ramës ndryshime në hartën territoriale në këmbim të votës për shtyrjen e mandatit të komisionerëve të vetingut.
E pranoi që kishin kundërshti dhe pikëpyetje për vetingun dhe moralitetin e këtij pazari, por gjithsesi marrëveshjen e kishin bërë.
Ky pohim tronditës, në kufi të absurdit, por tashmë 100% i provuar, vërteton atë që unë kisha denoncuar prej kohësh.
Më 9 tetor 2021, vetëm një muaj pas 9 shtatorit famëkeq, denoncova pazarin Rama - Basha.
Asokohe denoncova se Rama i pat ofruar Bashës t’i shtonte në hartë pak bashki në këmbim të votave të Bashës pët t’i zgjatur vetingun Ramës.
E quajta pazar kuajsh: më jep një kalë të të jap një mushkë.
Publikisht thashë se pazarin po e ofronte Rama dhe jo Basha, por nënteksti tregonte të kundërtën.
Basha e kapi grepin dhe reagoi. I alarmuar, ai mblodhi kryesinë e grupit parlamentar të PD një të dielë në mbrëmje për të më bërë gjyqin: “A ke ti Oerd një ofertë për reformën territoriale?” ishte pyetja e Bashës që synoi të fshihte gjurmët e pazarit duke ma veshur mua që po e denoncoja.
Në atë mbledhje plot tensione i thashë Bashës: “Nëse kjo ndodh, është një thikë pas shpine për demokratët. Ky është pazar i ofruar publikisht.
Po të them këtë gjë: po e pranove do dëmtosh demokratët.”
Pa iu dridhur qerpiku tha: “Refuzoni çdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale për vetingun, se është një dëm që u bëhet demokratëve.”
Po ja ku tashmë e pranojnë hapur pazarin që vetë Basha u detyrua të thoshte që u bënte dëm demokratëve.
Dje Alibeaj e pranoi me zë e me figurë që ky pazar nuk ka moral. Pazarin e bënë për hir të nevojës që të shesin si fitore shtesën në hartën prej letre të pak bashkive.
Madje, ai pranoi që pazarin nuk e ka ofruar Rama, por e kanë kërkuar ata vetë.
Rama nuk do t’u japë as mushkë, por një gomar që hapin e ka të shkurtër e kur vrapon të hedh nga samari.
Do ta shihni që vetëm 4-5 bashki do të kërkojnë shtesë se Rama nuk u jep më shumë. Për kaq pranuan që t’i shtyjnë afatin një trupe vetingashësh të akuzuar për kapje politike, dy standarde e korrupsion.
Shqiptarët nuk fitojnë asgjë nga ky pazar.
Madje, në nxitim që të arkëtojnë çmimin, e kanë lënë që hartën ta shpallin me nxitim më 10 shtator, pas konsultimeve në mes të vapës nëpër kafene.
Tregtia e ndershme e kafshëve të barrës nuk ka asgje të keqe, ama kur pazari është i pandershëm, populli e quan xhambazllëk./CNA.al
- Pronari yt thotë se ju jeni paqësor pse kaluat në ak...
Natë. Rrugë në bllok. Karshi meje, në tortuar, një fem...
Nga një email paçavure, pa asnjë etikë dhe profesional...
Rusia ka kohë që po punon të kthehet në skenën botëror...
Një valë ironie, talljesh dhe sharjesh vërshuan sot në...
Ai gjyqi i para 100 e ca vjetësh nuk paskej qenë gjë. ...
Është kthyer në modë në mediat shqiptare që një situat...
Shoh në internet që po merreni shumë me Tak avokatin, ...
A janë shqiptarët njerëz të besës më shumë se gjermanë...
Ditë më parë, në një emision televiziv u shpreha se Shqipë...
Aktivisti Aulon Kalaja, ka reaguar sërish sot në lidhje me...
Në nëntor 2020 u organizuan zgjedhjet presidenciale në...
Rastet e shumëpërfolura të përplasjes së Edi Ramës me ...
-Kush je ti, për çfarë ke ardhur?-M. H e kam të shkruj...
Duke pasur respekt për analistin Ylli Pata po sqaroj d...
Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, shkencëtarët nuk i...
Këshilla në fakt është standarte jo vetëm për Shqipërinë, ...
Dje bëri përshtypje një vlog i shkurtër i tre të rinjve fr...
Dje një status timin e mbyllja me fjalët: “Ne nuk jemi...
Çdo vit në verë vij në Shqipëri. E marr parasysh udhët...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...