web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drogë dhe seks, dorë më dorë

16 Korrik 2022, 08:27, Opinione Mitro Çela
Drogë dhe seks, dorë më dorë
Mitro Çela

Natë. Rrugë në bllok. Karshi meje, në tortuar, një femër.

E gjatë. Bluxhinse. Të “shqyera”. Atlete të bardha. Alta moda!Mendova...

Në kokë një kapuç. Pse?!

Ndaloi tre hapa para meje.

Zgjati dorën, nga jashtë gardhit,  para një tavoline.  Ishin ulur katër vajza.

-Më falni 100 lekë?

-Xheni! Nuk të vjen turp që lyp?-I tha një nga vajzat, duke i lëshuar disa monedha në dorë!

Vajza nuk foli. Futi dorën në xhep. Nxori ca monedha. Zuri ti numërojë.

-Dreqi e mori! Duhen dhe pesë mijë lekë.

Mërmëriti dhe zgjati dorën në një tjetër tavolinë. Dora i mbeti “kobure”. Përsëriti ritin. Mori një të sharë “vënçe”.

Nxora nga xhepi pesë mijë lekë. Ja zgjata. I përlau si e babëzitur. Më tha:

-Pini drogë zotni?

-Jo!

-Paratë më duhen për drogë?!

-E kuptova!

-Më duke futyrë e njohur?!...Mund të më ofrosh një pije. Me një kusht: mos kërko seks?!

-Nuk besoj?!

U ulëm. Hoqi kapuçin! Ruana Zot! Kurrë nuk kisha parë fytyrë femre, të “mballosur” me pirsa.

Pesë-gjashtë nëpër veshë.

Në hundë. Në vetulla.

Në buzë. Një në mes gjuhë!...

Porositi xhin. Edhe unë, për të mos u dukur demode. Nisi të flasi pa e pyetur:

-Fitova bursë. Për gazetari. Në Bullgari. Universitet i Sorosit.

Pa filluar mirë shkollën, disa studentë nga Tirana, më ftuan në Pub. Muzikë, pije, cigare. Të mbushura me marjuanë.

Nuk pranova ta thith, kur cigarja bëri xhiron e parë.

Në xhiron e tretë e provova. Nuk më shijoj...

Kjo skenë u përsërit disa herë. Pa pagesë...

Kaluan dy muaj.  Një natë më ofruan edhe një pije.

E ëmbël. Mu morën mentë. Mu mbyllën sytë...

U zgjova në një krevat dopio. Në krah flinte një djalë...

Nuk ngihesha dot. Ndjeva dhimbje mes shalëve.

Çarçafi ishte bërë me gjak. Isha çvirgjëruar...

-U zgjua djali. Ishte bullgar. Mora vesh, se bullgari djale bisesmeni, kishte paguar një grusht me euro, sepse isha e virgjër.

Dy javë pashë parajsën me bullgarin. Të tretën javë u zhduk me një tjetër virgjëreshë...

Vazhdonte skenari i vjetër.

Por tashmë xhirot me cigare, kushtonte 10 euro...

Muajin e pestë nisëm të mblidheshim në një apartament.

Djem e vajza. Drogë dhe seks. Droga dhe seksi kalonin “dorë më dorë”…

-Nisa të kërkoj para nga shtëpia.

Justifikimi? Libra. Konsulta. Ushqime...Paratë për drogë kurrë nuk dalin...

-Nisa vitin e dytë. Disa javë shkollë. Pastaj gjumë ditën. Zgjuar natën...

Mungesat në seminare u bënë tërkuzë...

Më përjashtuan...

-U ktheva në Tiranë.

Droga sheshit.

Në fillim nëpër shkallët e pallateve. Me shiringa. Lugë e çakmak në dorë. Jo rrallë përfundonim nëpër apartamente.

Drogë e seks kolektiv, varjant bullgar! Ke provuat drogë?

-Dy herë.

Së pari. Pranverë 2010. Grup pune me Genc Rulin në  Tepelenë dhe. Gjirokastër. Mora leje nga takimi në Tepelenë. Një telefon Kryetarit të Komunës në Lazarat:

-Dasho! Jam me zëdhënësen e shtypit të ministrit Ruli. Mund ta pimë kafenë në Lazarat?

-Nder i madh kur pi kafe me nje politikan të dështuat!

U ulëm në kafene. I them kryetarit:

-Po plakem pa provuar nje herë marjuanën.

-Bledo! Na sill nje kaush me marjuanë! -Bërtiti Kryetari.-

Erdhi djali. Më la në dorë kaushin.

-Me siguri nuk di si përdoret.-Tha Dasho.-Merr nje cigare. Zbraze nga duhani. Mbushe me marjuanë. Ndize me çakmak.

U ktheva në shtëpi. E ndeza në sy të gruas. E thitha tre katër-herë...Kandari në gjumë...

-Me gruan, marjuana është nul,-qeshi Xhemi,-Më trego bëmën e dytë.

-Vjet Isha në Greqi. Bashkë me gazetarët e Fiks-Fare.

Mes natë. Rreth tavolinës u bëmë pesë. Bisesmeni -sebepçiu që na ftojë. Një mik i tij grek. Filipi dhe unë. Ëhisky u derdh lumë. Kur thamë shishen e dytë nisi të flasi bisesmeni:

-Është një tullumbac. I fryrë. Çfryhet duke lëshuar drogë. Të porositim djemtë?

-Ok!-Thamë në kor.

Kaloi gjysëm ore. E pimë edhe shishen e tretë.

-Pa ardhur tullumbaci, unë nuk ngrihem nga tavolin.-thashë unë.-

Erdhi një djalë.

-Nuk gjetëm tullumbacë. U kam bërë dy cingarë. Kur nuk ke pulën , ha sorrën,- tha djali.

-E kaluam cigarin dorë më dorë.Tre katër herë...Morali. Fletëm të dy si qingja: unë dhe kandari...

-Po të pish një shishe me ëhisky, marjuani “ikën” me bisht në shalë, -qeshi Xhemi.- Mund të shkëmbejmë telefonat?

Kaluan dy javë...

Alo!...

I bëra sms...

Pa përgjigje...

E persërita telefonatën javën e parë të prillit...

-Alo...Kush jeni?

-Jam një mik i Xhemit?

-Jam infermjer. Xhemi ka 10 ditë në spitalë. E gjeti policia të droguar dhe pa ndjenja  në shkallët e një pallati...





11:01 Opinione Elona Caslli

Kurbanët e klikimeve

Është kthyer në modë në mediat shqiptare që një situat...

Lajmet e fundit nga