Edhe opozita “për riedukim”
Rastet e shumëpërfolura të përplasjes së Edi Ramës me ...

Në nëntor 2020 u organizuan zgjedhjet presidenciale në Moldavi. Mbaj mend si sot radhën e stërzgjatur të emigrantëve moldavë në Frankfurt para sallës së sportit ku ishte organizuar votimi.
Fletët e votimit mbaruan brenda pak orëve sepse çdo ambasadë kishte marrë vetëm 5,000 fletë duke menduar se aq do të mjaftonin. Votuesit morën vesh se në Strasburgun fqinj kishte akoma fletë votimi dhe një autokolonë makinash u nis menjëherë për atje.
Rezultati i mobilizimit të diasporës ishte spektakolar. Në raundin e para kandidatja pro-europiane, Maia Sandu fitoi me aq diferencë sa ishin votat e diasporës. Diaspora votoi mbi 95% për Sandu-n.
Sot Moldavia kundër çdo parashikimi (sigurisht e ndihmuar edhe nga gjeopolitika) është kandidate për BE, ka nisur një reformë në drejtësi reale dhe jo sa për "show", dhe më pak se një muaj nga pranimi si vend kandidat mori transhin e parë të investimeve europiane që pritet të jenë në nivelin e disa qindra milionë euro vetëm këtë vit.
Palaçot rilindas të politikës shqiptare kanë 10 vjet që tallen me votën e diasporës. E premtuan në fushatën e vitit 2013 dhe më pas në çdo fushatë pasardhëse, caktuan edhe ministër diaspore, organizuan edhe tubime diaspore, por votën e diasporës asnjëherë nuk e mundësuan.
Pse?!
Është e qartë se politikës shqiptare i pëlqen status quo-ja. Vota e intimiduar, e blerë apo e vjedhur u garanton rilindësve pushtet të përjetshëm. Përbaltja e çdo force të re apo politikani të ri që mundohet të dalë në sipërfaqe është bërë tashmë modë. Anatemimi i opozitës jo me ide programatike, por me argumente periferike po ashtu.
Në këto kushte, një nga mundësitë e pakta që unë shoh për të dalë nga inercia (ndoshta e vetmja) është pikërisht vota e diasporës.
E atyre miliona shqiptarëve që janë larguar nga vendi, pjesa dërrmuese jo me dëshirë.
E atyre që nëse do të shohin pak shpresë për ndryshim në Shqipëri, janë të gatshëm të rikthehen duke sjellë jo kapitale (sepse një emigrant i ndershëm nuk fiton dot miliona euro), por kapitalin njerëzor që aq shumë nevojitet sot në Shqipëri.
E atyre që janë të gatshëm si qytetarët moldavë para dy vitesh të trazojnë ujërat e politikës shqiptare.
Çuditërisht shoh opinione edhe midis analistëve dhe mendimtarëve të cilët i çmoj që janë kundër votës së diasporës. Argumenti kryesor është "përse dikush që nuk jeton në Shqipëri, duhet të imponojë qeverisjen në vend?"
Nëse votuesit në Shqipëri do të ishin treguar të zotë në zgjedhjen e qeveritarëve, nëse do të kishin refuzuar presionet, blerjen apo grabitjen e votës, ky argument edhe mund të qëndronte.
Por në kushtet kur akoma ka njerëz që për 100 euro shesin votat e gjithë familjes, a nuk ka peshë me shumë vota e një emigranti që mezi pret rikthimin dhe zgjedh me integritet midis alternativave politike?!
Shqiptarët në emigracion dhe diasporë duhet të votojnë në vitin 2025 apo edhe më herët nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe për këtë puna duhet të nisë që sot.
Jo zgjedhje të tipit të parlamentit zogist ku miliona shqiptarë në emigracion votojnë për 2 ose 3 deputetë, por zgjedhje ku vota e emigrantit ka të njëjtën vlerë e peshë me votën e çdo shqiptari tjetër dhe ku vullneti politik i emigrantëve manifestohet qartë dhe prerë.
Ndoshta vota e emigrantëve është shpresa e fundit që i kanë mbetur Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian...
Rastet e shumëpërfolura të përplasjes së Edi Ramës me ...
-Kush je ti, për çfarë ke ardhur?-M. H e kam të shkruj...
Duke pasur respekt për analistin Ylli Pata po sqaroj d...
Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, shkencëtarët nuk i...
Këshilla në fakt është standarte jo vetëm për Shqipërinë, ...
Dje bëri përshtypje një vlog i shkurtër i tre të rinjve fr...
Dje një status timin e mbyllja me fjalët: “Ne nuk jemi...
Çdo vit në verë vij në Shqipëri. E marr parasysh udhët...
1. Gazetarja e famshme Clara Ferreira Marques e medias...
Shumë njerëz, për nevoja të ngutshme financiare, u dre...
Protesta e 7 korrikut ridimensionoi dhe një herë polit...
Java që kaloi solli dy shembuj demokracie në veprim. Në B...
Irritim, skepticizëm dhe habi. Këto ishin reagimet, ku...
Për protestën pardje: Plebishiti konfirmon Berishën k...
Ndërsa po lexoja i interesuar Draftin për ligjin e ri ...
Sigurisht që jo. Do thoni ju: Meta nuk e ul nivelin, ...
Qeshin dhe tallen në Amerikë me montimin e Saliut për ...
Berisha u rikthye në krye të PD-së. Protesta ishte e m...
Një ditë e bukur, mund të jetë një ditë si kjo e sotmj...
Për shkak të punës që bëj, dashamirës që kërkojnë një ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...