LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elvis Myrtaj rrëfen vështirësitë e jetës/ Nga gjendja financiare te problemet shëndetësore të babait

31 Janar 2024, 08:15, Lifestyle CNA
Elvis Myrtaj rrëfen vështirësitë e jetës/ Nga gjendja
Gazetari Elvis Myrtaj

Gazetari Elvis Myrtaj ka rrëfyer në “Big Brother VIP” vështirësitë që ka kaluar gjatë jetës së tij që nga fëmijëria deri te problemet shëndetësore të babait të tij.

Gazetari tregoi se babi i tij kishte kaluar një problem shumë të rëndë shëndetësor dhe për 4 ditë kishte qëndruar në koma.

Elvisi u shpreh se dita më e lumtur dhe e bukur e jetës së tij ishte momenti kur gjendja e babait të tij u stabilizua dhe doli nga koma.

Pas kësaj, gazetari tha se ishte futur në "Big Brother" për të rigjetur veten pasi pas problemeve që kishte kaluar kishte një gjendje të rëndë psikologjike.

“Jam lindur 16 gusht, 1986. Jam djali i fundit i familjes, një familje e vogël, por e lumtur. Jam rritur në një lagje e cila ka pasur një komunitet shumë të lumtur dhe si rrjedhojë edhe fëmijëria ime ka qenë e lumtur. Në pranverën e 2004-ës, për shkak të problemeve të babit në biznesin e tij, filluan problemet ekonomike.

Bënim ekskursione me shkollën në Kosovë dhe Sarandë, dhe i thashë babait që nuk do shkoj, nuk e harroj atë ditë, ka qenë e martë. Babi im ka hyrë në shtëpi me 100 euro dhe 100 mijë lekë, i kishte marrë borxh për mua që të mos ndahesha nga shokët. Dhe doja të kurseja sa më shumë dhe i kam kthyer 70 euro dhe 50 mijë lekë. Ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës sime, kuptova se në një familje të bashkuar arrihet çdo gjë.

Ky vit që lamë ka qenë edhe më i vështirë, babai ka pasur hemorragji të brendshme në stomak dhe e shtruam në spital. Pësoi një atak dhe prej katër ditësh qëndroi në koma, mendova se e humba, nuk e kisha menduar se do ta përjetoja kështu.

Një telefonatë më dha shpresë dhe më tha që gjendja e babit u stabilizua dhe kjo ishte ndjesia më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Pas këtij momenti nuk kam pasur një gjendje të mirë psikologjike, mund edhe të kem kaluar në depresion, kisha frikë të konsultohesha me një psikolog se kisha frikë nga përgjigjja që do merrja.

U futa në 'big' që të ktheja Lisin që kisha humbur. Doja të gjeja veten se e kisha humb veten, frymoja kot, nuk kisha asnjë lloj motivi, asnjë lloj emocioni. Jam shpreh me disa nga banorët që edhe sikur të dal tani jam në rregull sepse e kam gjetur sërish veten time”, ka treguar gazetari./ CNA

Lajmet e fundit nga