Nominimi i vajzave/ Kë mbështet Olta Gixhari në "Big Brother VIP 3"
Të nominuarat e kësaj jave në "Big Brother VIP 3" janë...

Imazhe pornografike, të rreme, të manipuluara në mënyrë dixhitale, të këngëtares se famshme Taylor Swift po qarkullojnë në internet, duke e bërë këngëtaren, viktimën më të famshme të një problematike, që platformat e teknologjisë si dhe grupet kundër abuzimit, po luftojnë për ta ndrequr.
Imazhet e këngëtares qarkulluan gjerësisht këtë javë në platformën e mediave sociale X.
Fansat e saj të zjarrtë të njohur si "Swifties", u mobilizuan me shpejtësi. Ata nisën një kundërofensivë në platformën e njohur më parë si Twitter me hashtagun #ProtectTaylorSwift, (#mbroniTaylorSwift-in), duke e mbushur platformën me imazhe pozitive të yllit të popit. Disa thanë se po denonconin llogaritë që shpërndanin imazhe të rreme të këngetares.
Disa foto qarkulluan gjithashtu në Facebook në pronësi të Meta-s si dhe platforma të tjera të mediave sociale.
"Fatkeqësisht, ato u përhapën në miliona e miliona përdorues përpara se të hiqeshin”, tha Mason Allen, kreu i grupi të zbulimit të falsifikimeve të kësaj natyre në median sociale “Reality Defender”.
Sipas ekspertëve disa dhjetra imazhe unike ishin krijuar me inteligjencë artificiale.
Studiuesit kanë thënë se numri i atyre që njihen si “deepfakes” është rritur në vitet e fundit, për shkak të një qasje më të madhe të publikut tek teknologjia e përdorur për të prodhuar imazhe të tilla dhe lehtësisë në përdorimin e saj.
Në vitin 2019, një raport i publikuar nga kompania e ‘AI DeepTrace Labs’ tregoi se këto imazhe po përdoreshin në masë të madhe kundër grave. Shumica e viktimave, tha kompania, ishin aktorë të Hollivudit si dhe këngëtarë të K-pop të Koresë së Jugut.
Brittany Spanos, një shkrimtare e revistës Rolling Stone, tha se fansat e Taylor Swift-it janë të shpejtë për t'u mobilizuar në mbështetje të artistes së tyre, veçanërisht ata që e marrin shumë seriozisht atë që bëjnë.
"Do të ishte një problem nëse ajo nuk e çon këtë çështje në gjykatë", tha ajo.
Zonja Spanos thotë se fotot e fundit të rreme ndaj këngëtares përputhet me të tjera raste që ajo ka patur në të kaluarën, duke vënë në dukje padinë e saj të vitit 2017 kundër një DJ-i të një stacioni radiofonik, i cili dyshohet se e ngacmoi seksualisht këngëtaren. Juria vendosi që Taylor Swiftit t’i paguhej 1 dollar dëmshpërblim, një shumë që avokati i saj, Douglas Baldridge, e quajti "dollar simbolik”, vlera e së cilit është e pamatshme në raport me atë që "përjetojnë për të gjitha gratë në këtë situatë", në mes të lëvizjes "MeToo". Padia prej 1 dollarësh u shndërrua në prirje më pas, si në kundërpadinë e aktores Gwyneth Paltrow në 2023 kundër një skiatori.
Kërkesës për koment lidhur me shpërndarjen e fotove në rrjetin X, kompania e medias sociale iu përgjigj:
"Ekipet tona po heqin në mënyrë aktive të gjitha imazhet e identifikuara dhe po ndërmarrin veprimet e duhura kundër llogarive përgjegjëse për postimin e tyre", shkruante kompania në rrjetin X të premte. "Ne po monitorojmë nga afër situatën për të siguruar që çdo shkelje e mëtejshme të trajtohet menjëherë dhe përmbajtja të hiqet".
Ndërkohë kompania Meta tha në një deklaratë se dënon ashpër “përmbajtjen që është shfaqur në internet dhe se ka punuar për ta hequr atë".
Përfaqësuesit e këngëtares Taylor Swift nuk iu përgjigjën kërkeses për koment të premten./VOA
Të nominuarat e kësaj jave në "Big Brother VIP 3" janë...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është shpe...
Luana Vjollca është një nga moderatoret më të komentuara d...
"Vëllai i Madh" ka dhënë një lojë për banorët, duke iu dhë...
Heidi Baci është bukuroshja e cila u bë shumë e famshm...
Një bisedë miqësore ka zhvilluar Meri Shehu me Romeo V...
Këngëtari i njohur Bardhi mesa duket ka pëlqim për një...
Një romancë duket se po krijohet në shtëpinë e “Big Brothe...
Këngëtarja Greta Koçi ka ndatë me të gjithë ndjekësit lajm...
Që pas përfundimit të Big Brother Vip 2, moderatorja A...
Erjola Doçi është një nga vajzat më të komentuara të "...
4 konkurrente janë nën ethet e eliminimit gjatë kësaj jave...
Një balerin dhe një moderatore janë dy banorët më të rinj ...
5 konkurrentë ishin të nominuarit e javës së kaluar në “Bi...
Sonte gjatë spektaklit në Big Brother Vip ka ndodhur puthj...
Avokati Spartak Ngjela, në moshën 76-vjeçare jep leksione ...
Astrologia Meri Shehu ka nisur “flirtimin” e saj me mo...
Një burrë u arrestua dhe u akuzua për ngacmim dhe ndje...
Xheni Brahaj, prej kohësh e distancuar nga ekrani, por...
Arta Kabashi është një nga banoret e shtëpisë së "Big ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...