LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krisje mes çiftit Ilnisa-Meriton/ “I fute duart tjetrës, unë të hyra në krevat”

29 Janar 2024, 09:48, Lifestyle CNA

Krisje mes çiftit Ilnisa-Meriton/ “I fute duart tjetrës,

Zënka e parë ka ndodhur mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit në “Big Brother VIP”.

Meritoni kërceu me Rike Roçin dhe këtë gjë Ilnisa duket se nuk e priti mirë.

“Me mua nuk ka shans me ty. Në syrin tim ti shkon dhe i fut duart asaj?! Në syrin tim?!”, i tha ajo Meritonit, teksa ai iu afrua.

Moderatori i kërkoi sqarim më vete Ilnisës, por kjo e fundit tregoi se ishte prekur nga veprimi i Meritonit.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: A je xheloze që unë kërcej me Riken?

Ilnisa: Unë me atë vajzën nuk shkoj fare! Po të kem mundësi e nxjerr nga shtëpia. Në rregull? Ose do merrem edhe me atë, se nuk jam duke të pyetur shumë ty. Në rregull? Ajo vajza që flet për pupla, që më paskan rënë mua, nuk kapet për puplat.

Meritoni: Po prit…

Ilnisa: Dhe pas fjalës për puplat e mia, i shkon çuditërisht ti, që unë ty të futem në krevat dhe ti për respekt të figurës sime nuk duhet të bësh ato skena. Po ik, u bëre ti me kërcimet e tua sensuale.

Meritoni: O Ilnis, ndalu ndalu! Mos gabo…

Ilnisa: Ishte një skenë e neveritshme ajo që bëre./ CNA

Lajmet e fundit nga