
Aktori Xhevahir Zeneli shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës
Aktori i njohur i humorit shqiptar, Xhevahir Zeneli, ë...
Kërkimet arkeologjike janë zgjeruar në shumë zona në Shqipëri pas heqjes së masave të pandemisë së koronavirusit. Gërmime, por edhe analiza shkencore, po kryhen në disa nga qytete antike dhe qendrat arkeologjike të përfshira në mbi 30 projekte. Drejtuesit e Institutit të Arkeologjisë vlerësojnë sidomos bashkëpunimin me universitetet dhe pjesëmarrjen e studentëve në këto kërkime.
Arkeologjia shqiptare u është kthyer përpjekjeve intensive për gërmime dhe kërkime të reja në qendrat arkeologjike, qytetet antike dhe zonat e trashëgimisë kulturore, pas një periudhe të vështirë pandemie ku misionet në terren gati u ndërprenë.
Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë, Belisa Muka, thotë për "Zërin e Amerikës" se këtë vit shtrirja është më e gjerë me mbi 30 projekte dhe po punohet intensivisht.
“Jemi me një dëshirë shumë të madhe për të bërë sa më shumë gjëra, natyrisht për t'i bërë sa më mirë, sepse cilësia është një nga çështjet kryesore në këto kërkime, por jemi të përfshirë intensivisht nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, nga periudhat më të hershme të historisë së njerëzimit në ato më të vona”, thotë ajo.
Zonja Muka përmend disa nga zonat që janë përfshirë këtë vit nga kërkimet arkeologjike që kanë nisur në prill dhe do të vijojnë deri në vjeshtë.
“Kemi qenë në pellgun e Korçës, kemi qenë në Bushat të Shkodrës me kërkimet e periudhës antike, kemi qenë në Finiq, në Bazilikën e Elbasanit. Këto janë misione të mbyllura. Aktualisht që flasim jemi në Çukën e Ajtoit në Konispol të Sarandës, ndërkohë sapo kanë nisur kërkimet në Amfiteatrin e Durrësit dhe paralelisht do të vijojmë me të gjitha projektet dhe misionet e parashikuara këtë vit", thotë ajo.
Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë që bashkëdrejton edhe misionin e kërkimeve në qytetin antik të Finiqit, në jug të Shqipërisë, thotë se edhe këtë vit gërmimet sollën gjetje të reja.
“Të paktën për një periudhë 5-vjeçare ne kemi qenë të përqëndruar dhe vazhdojmë të jemi në të njëjtën zonë. Ndërkohë që jemi shumë më të qartë se çfarë ajo zonë përfaqëson në raport me hapësirën publike ku shtrihet dhe për të cilën flet, që i përket periudhës romake. Pra, kemi një qytet interesant të Phoinikes (Finiqit të sotëm) i cili në periudhën romake është shumë aktiv me një monument të përmasave të mëdha të natyrës publike ku shembujt më të mundshëm janë forumet, këto asambletë monumentale tipike të periudhës romake".
Zonja Muka vlerëson veçanërisht përfshirjen e studentëve nga universitete të ndryshme në misionet arkeologjike.
"Studentët janë të shpërndarë mbi bazë të një kalendari të rregullt në çdo ekspeditë ku sipas periudhës dhe dinamikës së projekttit janë pjesë përbërëse dhe me detyra specifike. Kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm të formohen profesionalisht, por të kenë edhe një përgjegjësi shkencore për kërkimet që kryejnë".
Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Bektash Mema, thotë se Lugina e Drinos si një nga qendrat arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore po tërheq gjithnjë e më shumë jo vetëm vëmendjen e rretheve arkologjike, por edhe përfshirjen e Universitetit.
“Është një rajon shumë i pasur me vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore. Vetë Lugina e Drinos është një laborator i jashtëzakonshëm natyror dhe ka nevojë gjithmonë për studime. Universiteti po përpiqet të jetë në rolin e tij në funksion të zhvillimit të rajonit", thotë zoti Mema.
Zoti Mema thotë se një marrëveshje me Universitetin e Janinës në Greqi dhe një tjetër me atë të Meceratës në Itali synojnë të sjellin programe të përbashkëta universitare në fushën e trashëgimisë kulturore dhë të arkeologjisë. Praktikat dhe puna e studentëve do të kryhen në qendrat kulturore dhe arkeologjike të Luginës së Drinos, thotë ai.
Shqipëria ka mjaft qytete antike dhe qendra arkeologjike me mundësi të mëdha për zbulime të reja. Situata ekonomike dhe financiare, sidomos e insituticioneve kërkimore, e bën edhe më të vështirë realizimin e misioneve arkeologjike dhe kërkimin shkencor.
Një nga sfidat më të mëdha është ruajtja e qëndrueshme dhe mbrojtja e zonave ku kryhen gërmime dhe kthimi i tyre në shërbim të turistëve./ VOA
Aktori i njohur i humorit shqiptar, Xhevahir Zeneli, ë...
Regjisorja italiane, Laura Fatini, ka bërë bashkë akto...
Dirigjenti i njohur, Sirri Rroji, është ndarë nga jeta...
"Mars, ke që në Mars që kërcen Vals", titullohet libri i r...
Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik...
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, duket se nuk po ka...
Pogradeci, qyteti liqenor i juglindjes, po kthehet çdo...
Ngasja, jo më shumë prej temës së zgjedhur sesa prej e...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashur...
Ende nuk e besoj që ai nuk jeton më. Se pati aq gjallë...
Pandeli Pasko Kuteli, djali i shkrimtarit të njohur sh...
Në ambientet e Akademisë së Shkencave, po zhvillohety sot ...
Dy vite pas ndarjes nga jeta të historianit, politikan...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një tjetër person i arrestuar është penduar dhe ka rrëfyer...
Policia ka dhënë detaje nga të shtënat me armë në Malë...
Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në veri të Shqipër...
Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme...
Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për ...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...