
Kujt i bën hije Mitrush Kuteli? I biri rrëfen gjithçka: Nuk pranoi të bashkëpunonte për hir të idealit
Pandeli Pasko Kuteli, djali i shkrimtarit të njohur sh...
Ende nuk e besoj që ai nuk jeton më. Se pati aq gjallëri, humor e gaz sa mendoja që ky njeri do kapte 150 vjeç. Por siç duket vleka shprehja, të mirët na lenë të parët.
Mbase shumica e miqve të mij në Fb mund të mos e dinë kush është Agron Çobani, nga që janë të rinj e nga që shumë e shumë vite ky personalitet ushtroi funksione drejtuese, deri drejtor i përgjithshëm i RTSH. Por mosha ime e di që Agroni ka qënë magjistari i Radio Tiranës, ndoshta i vetmi që u rendit aq para të tjerëve sa shpesh i thoja, ti je si gjuha angleze. Ke gjashtë shkallë bosh e pastaj renditet frëngjishtja. Unë në këto radhë dua të jem si Beluli i Pëllumb Kullës. Nga që dua të lavdërohem që isha mik me Agronin dhe nga që ai më ka ndihmuar, ah sa shumë në ato ditë të vështira.
Qe shkrimtari, gazetari, njeriu fisnik Nasi Lera ai që më ofroi te Radio Tirana kur isha ende student. Kërkoi që të bëja ca sprova me ndonjë radiodramatizim dhe pas një rezultati të mirë që arrita më ngarkoi dhe me shkrimin e ca cikleve. Ndjehej disi rehat se unë për fat edhe i shkruaja mirë, por edhe i lexoja mirë. Kisha zë radiofonik. Në një nga ditët kur montoja diçka në studiot e zërit hyn vrulltas Agron Çobani. Më shmangu me arrogancë, ishte drejtor i lajmeve dhe ndërsa unë e adhuroja në çdo fjalë që i dëgjoja ai më nxorri përjashta. Prita i nxehur e sa doli më thirri vetë në zyrën e vet.
- I kam ndjekur emisionet e tua. Student je? Ke dashnore? Je me bursë?
I thashë që isha i fejuar dhe jo vetëm që nuk merrja bursë, por edhe vëllai im student qe pa bursë.
- Po ç’rri me Nasin, o t’u mbylltë?! (Më qesëndisi korçarçe.) Eja me mua dhe bëj reportazhe në qytetet e Shqipérisë. Njeh vendin, merr dieta, të jap dhe honorare.
Kaq ishte takimi i parë e deri sa mbarova universitetin Agroni u bë mecenati im. Më mësoi si të shkruaj, si të lexoj, si të mbledh para. Në qytetin Studenti isha ndër më të kamurit. Pa nisa të shkoj në restorante, pa i blija fustane e këpucë nuses, pa në verë bëja dhe plazh e në plot shërbime merrja dhe të fejuarën me vete. Agron Çobani u bë çobani im. Më trajtonte me aq respekt e dashuri sa zemrën e kisha plot mirënjohje për të.
Më pas fati ma solli që unë të nisja punë në gazetë në Tiranë e Agroni të internohet në Burrel, mësues në shkollat e minierave të kromit. Nuk u pamë disa vite deri sa kur po nisnin revoltat mora një përgjigje pozitive nga shefat e mij se Agroni mund të vinte me punë në gazetën time, në Tiranë. U nisa i lumtur në Burrel, hipa mbi skodat e kromit, takova atje mësues Agronin dhe kur i propozova se mund të niste punë në gazetë në Tiranë u përlot.
-Të falenderoj që mendove për mua. Flasim pas një jave.
Më pas mësova se e kërkonin të gjithë, por ai shkoi te dashuria e tij, te Radio Tirana e më pas drejtor i Përgjithshëm. Vitet e demokracisë më shumë na lidhën në kafe se në punë. Ai ishte mezeja dhe rakia e çdo tavoline. Fliste saktë jo si artikulim, por si mendim. Fjalitë e tij ishin të qarta kristal. Edhe kur përdorte figura i kishte fare, fare të goditura. E donin të gjithë dhe e respektonin të gjithë. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që ka bërë fjalë me këtë talent. Një ditë mësova se kishte kancer. Shkonte çdo paradite nga liqeni e kur e pashë një ditë andej u turbullova, po më përdridhej gjuha. S’dija ç’të thoja.
- E paske mësuar edhe ti!- kaq tha dhe bënim biseda për çdo fushë, përveç shëndetit.
Pas disa ditësh mësova se kishte shkuar në Sarandë. Është për marshallah, më thanë. U gëzova, por siç duket vdekja bën më parë rregullim para se të të marrë. E Agroni na iku pa kthim. Shkova te ceremonia e pércjelljes. Plot miq, shokë e të afërm. Te të gjithë kishte pikëllim me bollëk, të gjithë kujtonin episode nga jeta e tij. E mbushur me vlera, me art, me teknikë, me magji. Iku shtergu i fundit, u pëshpërit. Saktë.
Sot hap ndonjëherë radio Tiranën e askush nuk i vjen te thembra. Dëgjoj deri në Vorë, më tutje Tirana zhduket. Dhe më mbin majë gjuhës shprehja, bashkë me lisin rrëzohet dhe hija.
Agroni më vjen shpesh ndër sy. Ashtu simpatik, shoqëror, me gjallëri e plot sjellje të kultivuara. Mbi të gjitha si bamirësi im, si profesori im, si shoku im.
Agron mos u mërzit, për andej jemi nisur të gjithë, do plotësohet ekipi yt i bisedave dhe humoreve. Mos na nxit, e mos na prit shpejt se kemi ca punë ende këndej. Nuk rrimë kot ne, e di ti.
Pafshim ikonë, kalofsh sa më mirë!
Pandeli Pasko Kuteli, djali i shkrimtarit të njohur sh...
Në ambientet e Akademisë së Shkencave, po zhvillohety sot ...
Dy vite pas ndarjes nga jeta të historianit, politikan...
Festivali "Sunny Hill" i themeluar nga Fondacioni me këtë ...
Ish-kryeministri dhe studiuesi Aleksandër Meksi, bën t...
Qyteti i Korçës ka qenë gjithmon në fokusin e turistëv...
Besoj se kjo është një ndër fotot më të bukura të konteshë...
Për herë të parë në Korçë dhe ndofta në gjithë Shqipër...
Pas dy vitesh ndërprerjeje për shkak të pandemisë rikt...
Më 10 Dhjetor 1916 atdhetarët korçarë me në krye Themi...
Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare shkrimtarja dhe p...
Cirku është në zi. Artistja e madhe, akrobatja, Vitore Sal...
“Në pijetore unë jam ulur”, është një nga serenatat më...
Aktorja e mirënjohur, Eva Alikaj, e ftuar këtë diel në pro...
E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte ...
Mbrëmje përkujtimore me rastin e 1-vjetorit të ndarjes...
Me ardhjen e verës, këngëtarët shpalosin projektet e t...
Korça është një nga qytetet e traditave dhe kulturës. ...
Qyteti i Korçës i njohur për Karnavalet e famshme, e k...
Ikona e baladave të dashurisë, Janis Parios, do të mba...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Ditën e djeshme CNA.al publikoi disa dokumente që zbar...
“Neritan Nallbati do të emërohet zëvendës-drejtor i Pë...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet ne...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Policia vijon kontrollin masiv të territorit, për para...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Përsëritësi 2...
Policia ka zhvilluar gjatë natës kontrolle të imtësishme n...
Është finalizuar faza e dytë e operacionit policor të ...
Pagjumësia nuk është një sëmundje, por krijon lodhje d...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në v...
Mjeku infeksionist Gent Stroni, ka folur për situatën ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Nisma teatrore "Trau Dich!" - "Guxo" - inkurajon fëmijët të ...
Të paktën 18 persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve r...
Një tragjedi njerëzore është regjistruar në Teksas të ...
Të paktën 46 persona, të cilët besohet se kanë qenë mi...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Në tregun valutor, dollari amerikan ka pësuar një ulje...
Dhoma Amerikane e Tregtisë në një anketë të saj ka dal...
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin për çmime...
Mund të jetë sfiduese të dalësh me një përshkrim që vlen p...