“Në emër të protestës”/ Tallje me flamurin shqiptar, anarkistët e zëvendësojnë me flamingon
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...

Festivali "Sunny Hill" i themeluar nga Fondacioni me këtë emër i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, nuk do të mbahet në Prishtinë. I planifikuar për datat 4 deri 7 gusht, festivali do të zhvendoset në Tiranë.

Organizatorët thanë se arsyet e zhvendosjes së festivalit janë “vonesat në dhënien e lejes për shfrytëzim të pronës" që komuna e Prishtinës i kishte ndarë festivalit, ndërsa tërhoqën vërejtjen se çështja "u shndërrua në betejë politike".
Komuna e Prishtinës kishte vendosur më 10 maj t'i jap festivalit në shfrytëzim një pronë prej 17 hektarësh për 99 vjet. Më 16 maj vendimi i është dërguar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal "për shqyrtim të ligjshmërisë".
Kjo ministri tha në një reagim se nuk e ka anuluar apo rikthyer në shqyrtim vendimin e Komunës së Prishtinës por ka kërkuar sqarim dhe dokumente shtesë të cilat mungojnë.
“Duam po ashtu të theksojmë se për këtë akt dhe mënyrën e dhënies së pronës në shfrytëzim për 99 vite ne kemi pranuar reagime edhe nga organizata të shoqërisë civile të cilat kanë tërhequr vërejtjen pikërisht për mënyrën se si ishte proceduar me këtë proces”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se zhvendosja e festivalit do t’i shkaktojë humbje të mëdha Kosovës dhe fajtore për këtë është qeveria e vendit që sipas tij "duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asamblistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit”.
Vendimi për zhvendosjen e festivalit u mirëprit në Tiranë.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, publikoi lajmin duke theksuar se “Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre”.

Ndërkaq të mërkurën raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cilësoi gabim strategjik të Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale ajo tha se “Qeveria e Kosovës është dashur të siguronte që ‘Sunny Hill’ të mbahej në Prishtinë .
“Jam shumë e mërzitur që ‘Sunny Hill’ s’do të mbahet në Prishtinë këtë verë. Është gabim strategjik pasi sillte njerëz në Kosovë dhe promovonte rininë e saj”, shkroi ajo.
Emra të mëdhenj të muzikës, përfshirë Miley Cyrus, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson dhe shumë artisë të tjerë kishin marrë pjesë në këtë festival.
Dukagjin Lipa, i ati i këngëtares Dua Lipa, tha se vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit i festivalit është llogaritur në "23 milionë euro si dobi direkte për imazhin e shteti", ndërsa ekonomisë së Prishtinës i ka siguruar rreth 10 milionë euro.

Edicioni i tretë që ishte planifikuar për vitin 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë.
Në një bisedë më Zërin e Amerikës, këngëtarja Dua Lipa paralajmëroi vitin e kaluar rikthimin e fuqishëm të festivalit.
“Po. Jam shumë e emocionuar për rikthimin e festivalit Sunny Hill verën që po vjen. Do të jetë qejf i madh për tri e ndoshta edhe katër ditë. Kemi një listë të mrekullueshme të artistëve, që po i presim me padurim. Kemi punuar shumë edhe gjatë pandemisë që të përcaktojmë hapat e radhës. Po e rrisim festivalin. Lokacioni do të ndryshojë, në mënyrë që të kemi më shumë vizitorë nga mbarë bota...", tha ajo.VOA
Ish-kryeministri dhe studiuesi Aleksandër Meksi, bën t...
Qyteti i Korçës ka qenë gjithmon në fokusin e turistëv...
Besoj se kjo është një ndër fotot më të bukura të konteshë...
Për herë të parë në Korçë dhe ndofta në gjithë Shqipër...
Pas dy vitesh ndërprerjeje për shkak të pandemisë rikt...
Më 10 Dhjetor 1916 atdhetarët korçarë me në krye Themi...
Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare shkrimtarja dhe p...
Cirku është në zi. Artistja e madhe, akrobatja, Vitore Sal...
“Në pijetore unë jam ulur”, është një nga serenatat më...
Aktorja e mirënjohur, Eva Alikaj, e ftuar këtë diel në pro...
E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte ...
Mbrëmje përkujtimore me rastin e 1-vjetorit të ndarjes...
Me ardhjen e verës, këngëtarët shpalosin projektet e t...
Korça është një nga qytetet e traditave dhe kulturës. ...
Qyteti i Korçës i njohur për Karnavalet e famshme, e k...
Ikona e baladave të dashurisë, Janis Parios, do të mba...
Katër ditët e ardhshme, Teatri Kombëtar i Operas dh...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, En...
Aktori i njohur, Enea Zhegu, ka ndërruar jetë në moshë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...