
Video- Janis Parios ‘ndez’ Pallatin e Kongreseve/ Përshëndet në shqip me dorën në zemër
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, një letër të shkruar nga shkrimtari Dritëri Agolli, në vitin 2003.
Rama shkruan se është një detaj që ka të bëjë me Dritëronë, me madhështinë e fisme të shpirtit të tij.
“DRITËROI: SA SHUMË ZEMËR,
SA SHUMË MIRËSI !…
Është një shkrim i botuar tre vjet më parë, por që fb ma risjell sot në kujtesë. Dhe meqë është një detaj që ka të bëjë me Driteronë, me madhështinë e fisme të shpirtit të tij, po e ndaj sërish me të gjithë ju.
Sepse ai ishte dhe mbetet DRITËROI.”-shkruan Luan Rama, ndërsa bashkëngjitur publikon letrën dhe shkrimin e tri viteve më parë.
"Nuk është një copë letër. Është Dritëroi në çdo gërmë, në çdo fjalë.
E gjithkund ku është Dritëroi, ka shumë zemër, ka shumë mirësi."- e përshkruan Rama letrën e Agollit.
Postimi i plotë:
Dritëroi: sa shumë zemër,
sa shumë mirësi!...
Nuk është një copë letër.
Është Dritëroi në çdo gërmë, në çdo fjalë.
E gjithkund ku është Dritëroi, ka shumë zemër, ka shumë mirësi.
Siç e dëshmon edhe kjo letër e thjeshtë me nënshkrimin unik e me aq shenjtëri; Dritëroi, të cilën po e bëj të njohur sot.
Ndërsa rrëmoja nëpër dosjet e mia, gjeta edhe këtë shënim. Ma pati sjellë dorazi në zyrë Ali Bërbati prej Tropoje, një mik i hershëm i Dritëroit, e më pas prej tij edhe miku im.
Unë në atë kohë (ishte viti 2003), shërbeja në detyrën e Ministrit të Rendit Publik, siç emërtohej Ministria e Brendshme.
Bashkë me Dritëronë dhe Sadijen shkuam për t’i uruar ditëlindjen e tetëdhjetë Todi Lubonjës, partizan antifashist e më pas edhe funksionar i lartë i pushtetit komunist, edhe i burgosur politik i pushtetit të vet. Por gjithnjë mendjehapur, njeri përparimtar e burrë i mençur. Ishte 13 shkurt.
Siç ndodhte shpesh kur isha me Dritëronë, as në këtë “rast” ai nuk harroi të bënte pjesë të bisedës tonë, edhe hallet dhe shqetësimet e njerëzve të zakonshëm.
E takonin shumë njerëz. Edhe ai takonte shumë, pafund. Nuk lodhej kurrë së takuari njerëz, nuk mërzitej me ta. Ata e gjallëronin, e gëzonin, por edhe e trishtonin kur flisnin për hallet e tyre, e vinin në mendime.
I ndjente dhe i respektonte me shpirt. Njihte me emër njerëz nga e gjithë Shqipëria, nga të gjitha viset e saj, nga çdo trevë, nga çdo krahinë. Mund ta them me bindje që asnjë shkrimtar tjetër në Shqipëri nuk mund të ketë takuar e njohur aq shumë njerëz sa Dritëroi e t’i ketë bërë ata pjesë të veprës së vet sa ai.
Një ndër ta ishte edhe Ali Bërbati.
- E kam mik, më tha. Prite se ka një hall. Është burrë i mirë, burrë Tropoje.
- Po, i thashë menjëherë. Thuaji që të vijë.
E mbaj mend që i lashë një datë, e cila me siguri është ajo që mban letra e Dritëroit.
Unë i kisha dhënë fjalën e natyrisht që nuk kisha më nevojë për letër nga ai. Por Dritëroi kishte mënyrën e vet të komunikimit. Një lloj tjetër i poezisë së tij edhe kjo.
Me pak fjalë. Por me shumë zemër, me shumë mirësi. Gjithë elegancë, plot sqimë, gjithë etikë. Dhe sa nderim, sa shumë shprehet përmes saj.
Ai mua mund të më drejtohej fare thjeshte vetëm Luan. Ose edhe pa e shënuar emrin tim fare.
Por e zgjedh enkas atë “I dashur Luan”, sepse ai kështu dinte të të drejtohej, njerëzor, gjithë dashuri.
Dhe më tej, vazhdon bisedën e disa ditëve më parë: “Siç folëm atje në atë pasdite të shumënderuarit Todi Lubonja...”.
E përveçon mikun e vet dhe zgjedh qëllimisht të përdorë mbiemrin “ të shumënderuarit” para emrit. Enkas për të shprehur një nderim krejt të veçantë, një nderim sipëror për të. Një nderim prej Dritëroi, që i ka të gjitha brenda një kompozite.
E pasi e ka bërë këtë për Todin, ia lë rradhën në vijim “kërkesës” së tij: “ lëri një pritje Ali Bërbatit të Tropojës”.
Nuk thotë një takim, nuk thotë as vetëm prite, gjë që mund ta bënte krejt natyrshëm nga lartësia e emrit të tij dhe e nderimit tim për të, por sërish zgjedh: “lëri një pritje”.
Fare thjeshtë, por shumë bukur, deri në lirizmin e lutjes. Krejt natyrshëm ai e përcjell porosinë e tij me gjuhën e vet, përmes fjalës “pritje” të zgjedhur qëllimisht.
Sepse pritja ka më shumë kofidencë, edhe më shumë nderim. Pritet një mik, një shok, një i afërm, përkundrejt fjalës “takim” që është më e thatë, më zyrtare, më burokratike.
E mandej shkruan: “Ali Bërbatit të Tropojës”. I bën bashkë Aliun dhe krahinën, sepse në këtë rast, “si gjithë kjo krahinë, ka edhe ai halle”.
Ketu shfaqet përmasa e ndjeshmërisë së tij; e ndjeshmërisë, e dashurisë, e vëmendjes, e respektit, e mirënjohjes dhe e mirësisë së një shpirti që nuk mund të ishte tjetër, por shpirti prej apostulli i Dritëroit./CNA.al
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashur...
Ende nuk e besoj që ai nuk jeton më. Se pati aq gjallë...
Pandeli Pasko Kuteli, djali i shkrimtarit të njohur sh...
Në ambientet e Akademisë së Shkencave, po zhvillohety sot ...
Dy vite pas ndarjes nga jeta të historianit, politikan...
Festivali "Sunny Hill" i themeluar nga Fondacioni me këtë ...
Ish-kryeministri dhe studiuesi Aleksandër Meksi, bën t...
Qyteti i Korçës ka qenë gjithmon në fokusin e turistëv...
Besoj se kjo është një ndër fotot më të bukura të konteshë...
Për herë të parë në Korçë dhe ndofta në gjithë Shqipër...
Pas dy vitesh ndërprerjeje për shkak të pandemisë rikt...
Më 10 Dhjetor 1916 atdhetarët korçarë me në krye Themi...
Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare shkrimtarja dhe p...
Cirku është në zi. Artistja e madhe, akrobatja, Vitore Sal...
“Në pijetore unë jam ulur”, është një nga serenatat më...
Aktorja e mirënjohur, Eva Alikaj, e ftuar këtë diel në pro...
E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte ...
Mbrëmje përkujtimore me rastin e 1-vjetorit të ndarjes...
Me ardhjen e verës, këngëtarët shpalosin projektet e t...
Korça është një nga qytetet e traditave dhe kulturës. ...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Ditën e djeshme CNA.al publikoi disa dokumente që zbar...
“Neritan Nallbati do të emërohet zëvendës-drejtor i Pë...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet ne...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Në Policinë e Gjirokastrës ditën e sotme janë bërë dy ...
Një turist ka rënë në greminë në Malin e Çikës në Vlorë. ...
Operacioni, nga Seksioni për Krimin Ekonomiko-Financia...
Policia vijon kontrollin masiv të territorit, për para...
Pagjumësia nuk është një sëmundje, por krijon lodhje d...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në v...
Mjeku infeksionist Gent Stroni, ka folur për situatën ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Nisma teatrore "Trau Dich!" - "Guxo" - inkurajon fëmijët të ...
Të paktën 18 persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve r...
Një tragjedi njerëzore është regjistruar në Teksas të ...
Të paktën 46 persona, të cilët besohet se kanë qenë mi...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Në tregun valutor, dollari amerikan ka pësuar një ulje...
Dhoma Amerikane e Tregtisë në një anketë të saj ka dal...
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin për çmime...
Mund të jetë sfiduese të dalësh me një përshkrim që vlen p...