Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Dita qe aq e bukur, por m’u nxi sapo dola në bulevard. Iu gëzova diellit, ngrohtësisë së fundmarsit, emocionit të ditës së djelë ndaj vendosa, do shkoj piknik me gruan, nipin e mbesën në Vlorë.
Do e kalojmë ditën në Lungomaren e bukur e do drekojmë aty buzë dallgëve te restorantet me nam. Kaq fola e fap nxora “Jeep”-in nga garazhi. Mora drejt shtëpisë dhe aty pranë shkollës “Edith Durham” më zuri syri një të moshuar që kishte përqafuar trungun e një gështenje të egër dhe avash-avash, ashtu si ecja e një krimbi, po rrëshqiste përposhtë. Kur isha bash në krah të tij e pashë që u shtri. I lëshoi duart nga trungu dhe nisi të lëvizte me spazma. Dukej sikur po jepte shpirt.
Ndalova e u turra vrap. E kapa nga shpatullat, e ngrita nga toka, e mora hopa me shumë mundim se qe peshë e rëndë. Ai hapi sytë. U gëzova, është gjallë i thashë vetes e po nxitoja për tek makina. M’u duk zgjatje kohe lajmërimi i një ambulance. Për dhjetë minuta e çoj shpejt e shpejt në urgjencë mendova nga që ishte e dielë e nuk kishte trafik akoma. Qe herët. Sapo e rehatoja te sedilja pas ai lëshoi një pyetje:
- Ku po më çon?
Nuk priti përgjigje se prapë iu var koka mbi gjoks. E shtriva në krejt ndenjësen dhe u trondita jo nga pyetja e tij, por nga zëri. Më dukej zë shumë i njohur. Po s’pata kohë të vrisja mendjen. Hipa dhe ndeza makinën. Sa do fusja marrshin më erdhi sërish:
- Ku po më çon?
Fytyrën nuk ia shihja se ishte i shtrirë e pasqyra nuk e kapte. Por ai zë, ah, ai zë më solli ndër mend Pilo Rakon. Njeriun më të pështirë mbi dhe, më të urryerin mbi glob. Monstrën që më shkaktoi aq e aq halle e probleme. Sigurisht këto epitete qenë për të në raport me mua. Nuk di si sillej me të tjerët. M’u errën sytë. Isha gati ta flakja në rrugë. Ta hiqja nga fuoristrada se më dukej sikur dhe ajo po lyhej me fëlliqësitë e tij. Atë çast për ca sekonda më kaloi jeta si një film xhiruar me shpejtësi.
Pilo Rako qe në fillim mësuesi im kur isha në vitin e fundit të gjimnazit. Kur erdhi ishte shumë i ri. Me ne ndante veç disa vite. Kështu që i shihte me pasion të nxehtë shoqet tona. Por dhe ato e pëlqenin nga që qe goxha djalë. Deri këtu gjithçka okej. Deri sa fati i keq më kapi mua.
Ai nisi të gjuante Kozetën, shoqen time. Ishte vajza më e bukur e gjimnazit. Pilo kaq shumë u marros pas saj sa nuk fshihte jo vetëm vështrimet ngacmuese, por dhe veprimet skandaloze. Sa disa herë edhe brenda orës së mësimit gati e kapte me forcë Kozetën duke e afruar drejt trupit të tij me një kërcënim të hapur, ose do lidhesh me mua, ose do të të lidh me ngelësit e klasës. Vajza u trondit si fillim.
Më pas u revoltua, iu kundërvu e nga paniku u afrua më shumë me mua. Dukej sikur për të isha mburojë e ajo ndjehej mirë kur më kish në krah. Pilo pandehu se lidhjen me të e pengoja unë. Qe i bindur se Kozeta më donte e nuk më ndërronte me askënd. Në të vërtetë ne ishim thjesht shokë. Kaq. Që prej asaj dite jeta ime u bë sterrë. Jo se merrja nota negative, por se merrja masa disiplinore pa fund. Për çdo gjë që ndodhte faji më ngecte mua. Prishej psh dhe dera e shkollës e më thërriste mua drejtori.
Pilo sajonte dëshmitarë e unë veç dënohesha. Deri sa në një aksion më quajtën sabotator ngaqë bishtat e lopatave të gjitha ishin prerë me sharrë. U bë alarm deri në komitet. U quajta armik i pronës shtetërore. Thërritën babain, ia provuan me thëniet e disa shokëve të mij se isha i tillë. M’u drithërua zemra për atin tim se i mori për të vërteta.
Kozeta thuajse u dorëzua. Iu dhimbsa unë e gati po lidhej me Pilon kur na erdhi gjëma. Pilo u emërua drejtor i gjimnazit. Na kapi depresioni. Nuk imagjinonim çfarë do na sajonte. Dhe prisnim të keqen. Ajo më mbërriti mua të parit. Mblodhi Pilo klasën dhe propozoi që unë të përjashtohesha nga shkolla. Nuk e tha motivin. Dhe unë nuk e kërkova. E dinja që ai do e realizonte.
Përfytyroja veten në shtëpi kur babai do sëmurej nga dhimbja, kur nëna nuk do rreshte së qari. Ata ëndërronin për mua bardhësi e gjëra plot dritë. E ja, një Pilo kërma na prishi gjithçka. Në ato ditë mora vendim ta lija vetë shkollën. Më mirë se përjashtimi do të qe. Një mëngjes, sa po çoja një deklaratë me braktisjen e shkollës, mësova se Pilo na la.
-Vdiq, mo? - pyeta i gëzuar.
-Jo, e transferuan në ministri, - më tha mësues Rizai.
Festuam si gjimnaz. Aq shumë u gëzuam sa na dukej se po bënim darkën e maturës që atë ditë. Këto më solli ndër mend ky monstra shtrirë te sedilja e makinës sime.
- Po ku më dole këtë mëngjes të bukur, o plehrë? Po pse ma nxive ditën, o plehrë? Po si nuk u rrëzove në rrugë pas pesë minutash si të kaloja unë, o plehrë?
Vazhdoja me këto pyetje dhe në kokë si çekan më godiste zgjidhja; mos e ço në spital.! Çoje atje ku qe dhe lëre te bytha e gështenjës së egër! Gati isha t’i thoja vetes, ashtu do bëj. Pa merak. Nuk e shëroj këtë plehrë, nuk e ndihmoj. Ja, po e fik makinën. Ja, po e nxjerr përjashta. Ja, tani.
Por nuk veproja dot. Asnjë nga këto nuk zbatoja. E dija se ai vlente më pak se një krimb. Duhej shtypur me këmbë. Ashtu siç më shtypi. Deri këtu më ecte arsyetimi. Më tej më ngecte. Mendoja që do e çoja në spital, ai do shërohej e më pas, kur të më takonte do më sajonte ndonjë shpifje të shpifur. Vërtet tani nuk kishte gjë në dorë, por ama ai nuk hiqte kurrë dorë nga e keqja. Mes këtyre dyzimeve dola nga makina. Pashë në trotuar një mesoburrë.
- A di ta ngasësh makinën? - e pyeta.
- Po, di.
- Mundesh ta na çosh deri në spital mua dhe këtë, (do i thoja xhaxhain, por kafshova gjuhën), këtë të moshuarin që u rrëzua tani këtu te kjo pema? E çoja dhe vetë, po u trondita shumë dhe nuk e ngas dot makinën. Shih si më dridhen duart!
Ai nuk e bëri fjalën dysh. Sa arritëm te urgjenca erdhën disa infermirë me një barelë gri. E morën.
Si e ndihmove ore, pyeta veten? Si? Ai nuk është njeri. E di, e di. Por kam ngelur unë njeri o njeri, i dhashë shpjegim veprimeve të asaj paradite. Dielli po ngrohte e pikniku po më priste. E shkuara nuk blihet, byrazer. As rregullohet, fola sërish me vete dhe më pas u ndjeva i lehtësuar. Shtypa fort gazin. Makina gati po fluturonte. Sikur dhe ajo u çlirua nga Pilo Kërma…
Tregimi i të dielës: PADASHUR E LËNDOVA GOMARIN Trokëlli...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Artisti i njohur korçar, Gjergj Sulioti ka ndërruar jetë n...
Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare kompozitori i njohur Jo...
Si sot, më 20 Mars të vitit 1899, lindi Llazar Fundo, inte...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Këtë 13 mars bëjnë plot 59 vjet pa Fan Nolin, poetin, përk...
Muzikantët e qytetit të Bremenit "Muzikantët e qytetit të...
Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, është kandiduar pë...
Vështirë se gjen kaq shumë matematicienë nga e njëjta fami...
Ndryshe nga studentët e sotëm shqiptarë në Universitetin H...
Ola e mori vesh rastësisht dramën që sa i kish trokitu...
Juarda Allko 18 vjeçarja nga Cerriku ka zgjedhur që në Dit...
Një pasion i nisur rreth viteve ’75 për arkitektin Maksim ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...