Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Vështirë se gjen kaq shumë matematicienë nga e njëjta familje sa familja Fundo në Korçë.
Janë disa çifte vëllezërish, por edhe të afërm të tyre, që u shquan dhe lanë gjurmë në shkencat ekzakte, veçanërisht në ‘mbretëreshën e shkencave’ – Matematikën.
Është kjo arsyeja që këtë 7 mars, t’i kujtoj me respekt e mirënjohje, sepse ata, para se të ishin matematicienë, ishin mësues të përkushtuar që do të mbahen mend gjatë në kujtesën e mijëra korçarëve, nxënës e studentë, por edhe prindër e dashamirës të tyre.
Të gjithë kam pasur fatin t’i njoh nga afër. Disa, që në vitet e fëmijërisë sime, si shokë të tim eti; të tjerët, më vonë, në bankat e shkollës, si mësues, bashkënxënës apo kolegë pune. Ndonse, më të moshuarit prej tyre patën fatin të studiojnë jashtë shtetit, edhe ata që përfunduan studimet në atdhe, qenë po aq të zotë e inteligjentë dhe po aq të përkushtuar si mësimdhënës sa ata.
Në vitet ’30 të shekullit që kaloi, pas përfundimit të studimeve të larta në Francë, u kthyen në Korçë dy vëllezërit, Kristaq dhe Petraq Fundo.
I pari, Kristaqi, që korçarët e njohin si “Kiçka”, përfundoi studimet në Montpellier të Francës, njëherazi në dy fakultete: atë të Matematikës dhe Inxhinierisë mekanike.
I dyti, Petraqi, që korçarët e njohin si “Petro”, përfundoi studimet në Tuluzë të Francës, edhe ai njëherazi në dy fakulktete: atë të Matematikës dhe Inxhinierisë së Punëve botore.
Ndonëse të dy dhanë mësim, fillimisht në Liceun Kombëtar dhe më vonë në Universitetin e Tiranës, ata mbeten simboli i shkencëtarit shqiptar, me kontribute origjinale në fushën e matematikës, të vlerësuar edhe nga kolegët e tyre rusë të Akademisë të Shkencave të Bashkimit Sovjetik të asaj kohe (shkolla ruse e matematikës ka qenë në pararojë të zhvillimeve të kohës).

Nga dora e Kristaqit kanë dalë punime origjinale nga fusha e Matemalikës elementare, Gjeometria, Algjebra, Teoria e numrave etj., të botuara në revistat shkencore jashtë vendit, si dhe dhjetëra tituj tekstesh shkollore, sidomos për studentët e matematikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Kristaqi mban titullin “Profesor” dhe “Mësues i Popullit”. Vdiq në prill 1984.
Petro, ishte tjetër tip. I sinqertë, i drejtpërdrejtë, ai nuk e pranonte kompromisin dhe konformimin ideologjik. Që në vitet e para të pasluftës u ballafaqua me ‘zhdanovizmin’ e sistemit komunist dhe për dy dekada, derisa doli në pension, përfundoi një mësues i rëndomtë matematike, në një shkollë veterinarie në Shkodër, duke gjetur prehje dhe paqe me veten, te kitara, që e luante me aq pasion. Matematicien me prirje të veçanta, që jetoi në vend të gabuar dhe kohë të gabuar.
Në vitin 1992 i jepet titulli “Mësues i merituar”. Vdiq në Shkodër, në shkurt 1989.
Disa vite më vonë, përsëri dy vëllezër të talentuar, Thimaq dhe Mishel Fundo, do të afirmoheshin në matematikë, ndonse ‘biografia e keqe’ do t’i ndiqte pas tërë jetën.
Thimaqi, më i madhi, që ndërroi jetë para pak vitesh, punoi gjithë jetën si mësues matematike, herë në Korçë e herë në fshatrat përreth, sipas ulje-ngritjeve të luftës së klasave, por kudo la kujtimin e një mësuesi të përgatitur shkencërisht, me kulturë dhe edukatë, që i donte dhe e donin nxënësit e vet. Djali i tij, Akli Fundo, edhe ai matematicien, sot është pedagog i matematikës në Universitetin Politeknik të Tiranës, me grada shkencore dhe tituj pedagogjikë.
I vëllai, Misheli, profesori im i Analizes matematike në vitet universitare, një talent i lindur në matematikë, ishte jo vetëm një lektor elokuent, por edhe një studiues serioz e i pasionuar, shumë punime të të cilit janë botuar në revistat shkencore të kohës. Lufta e klasave e degdisi edhe atë në Berat, si mësues i një shkolle të mesme, por falë ndërhyrjes të Petraq Pilikës (Pepit), shefit të katedrës të matematikës, rikthehet në Tiranë. Pas viteve ’90 emigroi në Greqi, duke u shkëputur nga matematika e tij e dashur.
Disa vite më të rinj, janë edhe dy vëllezërit e tjerë Fundo – Maqo dhe Fredi Fundo.
I pari, një inxhinier mekanik i zoti, të cilin e kam njohur kur punonte në Byronë teknike të TEC-it Korçë, ndërsa i dyti, Fredi, bashkënxënësi im i viteve universitare, punoi gjithë kohën si mësues matematike në qytetin e Korçës.
Njerëz të aftë, të përkushtuar pas punës, korrektë dhe të edukuar, modeli i korçarit tradicional. Aktualisht të dy, me familjet e tyre, kanë emigruar në SHBA.
Nuk dua të lë pa përmendur Jani Frashërin dhe Aleko Ballaurin, dy mësues matematikë-fizike, të aftë e të përkushtuar, që ndonëse nuk mbajnë të njëjtin mbiemër, kanë lidhje të afërt fisnore me familjen Fundo.
Gjithmonë më ka intriguar pyetja: Si shpjegohet ky “densitet” kaq i madh matematicienësh nga i njëjti trung familjar? Vështirë se gjendet një shpjegim shterues. Mbase, shpjegimi duhet kërkuar në Voskopojë, qytetin prej nga e kanë origjinën Fundot. Voskopojarët, që konsideroheshin si ebrejtë e Korçës, ishin tregtarë të lindur, pra edhe matematicienë të lindur!
Ndryshe nga studentët e sotëm shqiptarë në Universitetin H...
Ola e mori vesh rastësisht dramën që sa i kish trokitu...
Juarda Allko 18 vjeçarja nga Cerriku ka zgjedhur që në Dit...
Një pasion i nisur rreth viteve ’75 për arkitektin Maksim ...
E them që në fillim se Korça nuk ngjet me asnjë qytet shqi...
Sonja Mamaqi, operatorja e parë e filmit shqiptar feston d...
Tek prisnim unë dhe Spiro Duni "pagatorin" e Kinostudios t...
Prej 3 ditësh Shkodra ka pritur Karnavalet e 2024-ës, një ...
Mëngjesin kur jam në Korçë e nis me një shëtitje nëpër...
Për më shumë se 70 vjet qyteti liqenor i Pogradecit vijon ...
Rreth 13 vjet më parë u shua Vasillaq Vangjeli, aktori dhe...
Filmi "Oppenheimer" i ka rrëmbyer shumicën e çmimeve "Baft...
Na ra si bombë ndarja e Gretës nga Mandi. I kishim të ...
Ia kushtoj këtë kontribut timin historik profesorit Luan M...
Beci, kështu i thërras Besnikut, shokut tim të zyrës, ...
Nasi Kondili dhe Devis Xherahu, dy yjet e muzikës korçare,...
Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon disa dokumente arkivor...
Ai ishte një personalitet në profesionin e tij si pedi...
Një fotografi në të cilën shfaqet një ari polar që fle...
Ikona e Ansamblit Kombëtar dhe Mbretëresha e Valles Sh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...