LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SKËNDERBEU ÇFARË KA QENË!?

11 Shkurt 2024, 20:08, Kulturë Edion Petriti

SKËNDERBEU ÇFARË KA QENË!?

Ia kushtoj këtë kontribut timin historik profesorit Luan Malltezi

Natyrisht, Skënderbeu ka qenë shqiptar! Mjaft historianë dhe publicistë, shqiptarë dhe të huaj, pohojnë të kundërtën. Ndër ’ta, mund të përmendim emra të nderuar të historisë dhe publicistikës, si Paskal Milon, Oliver Jens Schmitt-in dhe Ardian Klosin, që kanë mbrojtur tezën e nënës sërbe të Gjergj Kastriotit, ama pa u bazuar në fakte. Dmth. pa u bazuar në të gjitha faktet që kemi tani në dispozicion. Mund të citoj këtu psh. zotin Paskal Milo, i cili ndër të tjera thotë:

“Duhet ta zbresim Skënderbeun, vërtet... këtu është të çmitizojmë figurën, ta zbresim... Çfarë ka qenë Skënderbeu në të vërtetë? Pse diskutohet në faqet e gazetave një e vërtetë? Është e vërtetë: nëna e Skënderbeut ka qënë sllave. Pse duhet të irritohemi? Pse duhet të na vijë keq?” në: “Skënderbeu pa mitet e nacional-komunistëve” (Intervistë, janar 2020).

Ndërsa publicisti Ardian Klosi shprehej, në një intervistë në vitin e largët 2008:

“Këtu vijmë te çështja etnike. Nacionalitetet nuk kanë pasur kurrsesi atë rëndësi në shekullin 15 që etnitë, kombet e morën në shekullin 19. Dhe këtu është keqkuptimi më i madh. Vetë i ati i Kastriotit, Ivani, ose Juvani siç e quajtën turqit, ai vinte nga një trevë e përzier. Pra, Dibra ... ishte shqiptare, sa ç'ishte sërbe, sa ç'ishte bullgare, por edhe vllahe. Fakti është që ai u martua me një grua nga derë shumë e njohur sërbe, derë mbretërore siç ishin Brankoviqët, Vojsava... dhe edhe fëmijëve vetë ua vuri emrat disa bizantinë, ortodoksë, si Kostandin, Gjergj, disave sllavë, Reposh, Stanishë, Mamica, Vllajka, Jella, kjo gjë këtu për çudi ka ngjallur një super-reagim që në të vërtetë është gati-gati qesharake sepse nuk mund të presësh në atë kohë ndarje kombëtarë siç ekziston edhe sot.”

Më duhet të bëj këtu një digresion. Kthehemi te Marin Sirdani, i cili na mëson: “Po a s’i shkruente Skanderbegu vetë princit të Tarantit: - “Tu non conosci i miei albanesi, noi discendiamo dagli epiroti, che diedero per vincitore dei romani Pirro, noi discendiamo dai macedoni che diedero all’india (sic!), il vincitore Alessandro.” Pra, shifet kjartas, se Skanderbegu vehten e shqyptarët i mbante të njaj rodi, per ndryshej muejtëte me u shprehë në nji mënyrë tjeter pa pasë nevojë me mohue rodin e vet slav.” (1) 

I mbiquajtur edhe “Kulshedra e Arbënit”, Skënderbeu rridhte nga ana e të atit Ivanit nga një familje arbërish mesjetarë të Kosovës me mbiemrin “Mazreku” (për këtë, shih autorë si Du Cange dhe Schirò (2) që u japin mbiemrin). Mazrekët ishin të konfesionit ortodoks pravosllav (dmth. të ritit në sllavishten e vjetër; për më shumë, shih edhe një “pop Mazrek” te Zef Valentini (Catasto Veneto di Scutari; dokumentet në lidhje me «Kullën arbërore» (Arbanaški Pirg) në Hilandar, ose karrierën e Reposhit, vëllait murg të Skënderbeut).

Aktet e Hilandarit

Përsa i përket kombësisë së të atit, Ivanit, mund të citojmë një nga aktet e Hilandarit dhe më saktësisht një fjali në fund të poveljes (aktit të dhurimit), fjali të cilën historiani sërb Stojan Novakoviq (1842 - 1915) e ka lënë pa përfshirë në botimin e vet me burime dokumentare “Zakonski Spomenici” (Beograd, 1912, fq. 468). Ajo çka mund të shkruajmë me siguri është se fraza kompromentuese thjesht nuk gjendet aty, në botimin e Novakoviqit. Dokumenti i paplotë është rimarrë më pas nga Jovan Radoniqi dhe është ribotuar pa këtë fjali në përmbledhjen e tij “Djuradj Kastriot Skenderbeg i Arbanija u XV veku” prej të cilit më pas janë shërbyer, për më tepër lehtësi, të gjithë historianët e tjerë që kanë shkruar mbi origjinat familjare të Skënderbeut dhe luftërat shqiptaro-turke të shek. XV. Bëhet fjalë për një akt dhurimi për llogari të manastirit të Hilandarit, hartuar në vitin 1426; nga botimi i Novakoviqit mungon fraza e shkruar me dorën e logotetit të Ivan Kastriotit, frazë që na tregon mbi origjinën e tij kombëtare: “Milustiju bo?ieju Ioann' Kastriot' gospodin albanski”, ose shqip: “Me hirin e Perëndisë, Joan Kastrioti, zotëri [feudal] arbëror”. Ky dokument është botuar i plotë nga historiani B. Korablev (3). Me gjasë, Ivan Kastrioti mund të ketë vdekur po në Hilandar, edhe ai i tërhequr në jetën e murgjërisë, dhe një arsye për këtë është edhe blerja që më parë e adelfateve. Datën e vdekjes na e jep jep një dokument në sllavonishten kishtare, i botuar nga Stojanoviçi. (4) Murgjit e Hilandarit me shumë gjasë ishin në dijeni të këtij fakti.

A kanë qenë Kastriotët kosovarë?

Mesjeta është e bukur pikërisht sepse është e ngatërruar, ndaj dhe kur flasim për Kastriotët, problemi i burimeve është edhe vetë burimi i problemit, ama pyetjes “a kanë qenë Kastriotët kosovarë?”, mund t'i përgjigjemi me plot gojën “Po, kanë qenë!”, sepse një Stepko Mazreku del i pranishëm në Raguzë: «Mazarak': Dubrova?ki Stêpko Mazarak' 1399. II. 20» (Mazreku: Stepko Mazreku nga Dubrovniku, ose Raguza) (5) ndoshta për shkak të lidhjeve tregtare me Novobërdën); një Gjergj Mazaraku del në Junik, Kosovë më 1455; një Mazarak Prišli? (i ardhur), në Bec/Pejë (1485), (Selami Pulaha), etj. si dhe fakti që Kastriotët lidhjet me Manastirin e Hilandarit me gjasë i mbanin me anë të manastireve të pasura ortodokse të Prizrenit. Mbiemrin Kastrioti (Καστρι?της, kështjellari) mund ta kenë marrë në kalanë e Prizrenit (një vojvodë Mazreku i shkruan më 1414 nënës së tij [të vjetër, dmth. që banonte aty, nënës të një vojvode 30-40 vjeçar, që mund të ishte te të gjashtëdhjetat - E. P.] në Ostrovicë, në lindje të Prizrenit: “voivoda masarach scrisse ala so mare in Ostaruiza che la dita mandasse i[l] suo omo el qual me tornara lo mio charo e le altre cosse...” (voivoda Masarach scrisse alla sua madre in Ostrovizza che la detta mandasse il suo uomo il quale mi tornerà il mio carro e le altre cose). (6) Kastriotët mund t’i quajmë me plot gojën kosovarë, pasi në ato vite, Kosova në dokumente quhej po “Kosovë”, në formën e saj shqiptare me mbaresën “-a”. (7)

Ndaj dhe fjalia “Castriotich de Castrioti in provincia Az in Epiro” (E. Fermend?in, Acta Bosnae, 560), mund të interpretohet si: “Castriotich de Castrioti in provincia Az [orientale] in Epiro” (Kastriotiq nga Kastrioti në provincën e Hasit [lindor] në Epir). Ndaj dhe ky koncepti i Epirit, disi fluid, duhet thënë kjo, fuqishëm, në atë kohë ngërthente pak a shumë atë të “tokës së banuar prej epirotëve, dmth. shqiptarëve”. Sa i përket çështjes së emrave personalë në Kosovë, - çështje e ngatërruar kjo - kur kemi të bëjmë psh. me regjistrimet e emrave në krisobullat e Deçanit, duhet mbajtur parasysh një parim që unë preferoj ta quaj “parimi i kontaminimit”: psh. një familje e përbërë nga bujqit Vlkosllav, Radovin, Radeta, Ranko dhe prej vëllait të tyre Gjin, është “e kontaminuar”, e gjithë familja është një familje arbërish në një stad të avancuar sërbizimi; nuk është se kryefamiljari sërb një ditë të bukur u zgjua nga gjumi pasi u bë me djalë dhe vendosi t’i vinte atij një emër tipik shqiptar. Ka ndodhur e kundërta, familja shqiptare ka marrë emra sllave. Pra, në Kosovën e mesjetës, emri personal nuk është një përcaktues thelbësor i përkatësisë kombëtare, por vetëm i fesë. Tani, nëse dikush do pyeste përse Ivan Kastrioti do merrte për grua Vojsavën, paraardhësit e stë cilës ishin dukë të mbretit Stefan (gjenealogjia e Hopfit: Stefanum Reg[is] Duc[em], në latinishte mesjetare, dmth. “Andrean, dukën e mbretit Stefan Dushan”), që kryeqytetin e kishte në Shkup, përgjigja është e qartë: se ishin pak a shumë nga e njëjta sërë dhe nga e njëjta zonë.

Me shumë gjasë, edhe Kostandin Mihajlloviçi, ose Kostandini i Ostrovicës është marrë jeniçer nga ky fshat, dhe jo nga fshati që ndodhet në Sërbinë qëndrore, së pari sepse ndodhet më afër Shkupit (në këtë kohë në duar të turqve) se sa Ostrovica e Rudnikut në Sërbinë qendrore, si dhe nga fakti se memorjet e tij (e citoj nga kujtesa) nisin më 1455, kur një ushtri e udhëhequr prej sulltan Mehmetit II rrethon kështjellën e Novobërdës, shumë afër me Ostrovicën e Prizrenit. Megjithatë, prejardhja e tij etnike është një çështje që nuk i takon këtij artikulli.

Vojsava Kastrioti

Dokumenti - ose më mirë dy dokumentet që flasin për prejardhjen e saj, janë gjenealogjia e botuar në fund të kronikës së Gjon Muzakës (Ch. Hopf) dhe dorëshkrimi Ashburnham 1167, i Pal Engjëllit, ku jepet edhe emri i të atit të Anjezës (Agnese), që siç do shohim më poshtë, është e motra e Vojsavës. I ati i Anjezës mban emrin Domenik ose Monçino - një njeri me dy emra, ama qartësisht katolik, pasi emri “Domenik” nuk është i përhapur ndër ortodoksët, dhe aq më pak ndër serbët. Është një emër përjashtimor; ortodoksët nuk para e mbajnë, duke përdorur në vend të tij emrin Qiriako (Kyriakos). Gjenealogjia e Muzakës e cek këtë personazh dhe na jep disa të dhëna në lidhje me të (flasim këtu për pjesën historike): 

Vëllezërit e tij quheshin Gjon Muzaka, Andrea Muzaka, duka i mbretit Stefan, dhe Gjin Muzaka i Marisë. Domenik ose Monçino Muzaka ishte i ati i Anjezes, nënës së Andrea Engjëllit dhe i Vojsavës, gruas së Ivanit. Në dritën e fakteve, është e qartë se që të dyja gjenealogjitë jo vetëm që janë gjenuine, por edhe plotësojnë e ndriçojnë përfundimisht njëra-tjetrën. Më duhet të theksoj se emri “Gjin” është gjithashtu një emër ekskluzivisht arbëror, që nuk mbahet nga asnjë komb tjetër i Ballkanit. Është e kotë të shtjellojmë më tej mbi kombësinë e një njeriu që i përkiste fesë katolike dhe që kishte një vëlla me emrin Gjin: Domenik Monçino ishte edhe ai me kombësi shqiptare. Në lidhje me “Andrean, dukën e mbretit Stefan [Dushani]” mund të supozojmë se ka qenë qenë, - siç shkruan Sirdani - “nji nder sa zotni shqyptarë qi mbas vdekës së Stefan Dushanit, Carit të Serbìs, 1355, u deklaruen dukë në veti”. (8)

SKËNDERBEU ÇFARË KA QENË!?

Nga gjenealogjia e Pal Engjëllit (Ashburnham 1167, 28 v.), del se Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte pinjoll i familjes fisnike bizantine të Engjëll-Komnenëve, dhe më saktësisht nga Isak Engjëll Komneni (Jsacius Angelus Comnenus), në linjë të drejtpërdrejtë mashkullore deri te gjyshi nga ana e nënës (Vojsavës). (9) Që këtej vijnë edhe mëtimet për t’u kurorëzuar mbret; përpjekjet për ngritjen më këmbë të një kryqëzate nga Papa Piu II gjejnë nga ky fakt shpjegimin e tyre të natyrshëm. Ivani, nga ana tjetër, ishte një njeri i pasuruar dhe i fuqizuar me përpjekjet e veta, një “homo novus”, po të përdorim këtë shprehje latine.

Nipat e Skënderbeut

Ka një arsye përse Engjëllorët e Drishtit quhen “nipa të Skënderbeut” dhe kjo është se Agnese Musacchi (ose Anjezë Muzaka, nëna e Andrea Engjëllit) dhe Voisava Musacchi (nëna e Gjergj Kastriotit) kishin lidhje me njëra-tjetrën: ishin motra. Bonardo në një libër të vetin e quan Girolamo Angelo-n “suo nipote”, dmth. nip i Skënderbeut nga nëna. Jo nga babai, pra. Sepse po të ishte nga babai, do të kishim të bënim me një familje mesjetare të mbiquajtur Engjëlli-Mazreku, gjysma katolike dhe gjysma ortodokse, për të cilën burimet historike nuk na thonë asgjë, - disi absurde kjo! (disi absurde kjo)

Tek “Rivista del Collegio Araldico” mund të lexojmë po për nipat e Skënderbeut: “et venendo detto Scannarebec à richiesta di detto Ambasciatore con potente esercito per soccorrere domino Rè Ferdinando nel Regno di Napoli, si portò seco il conte Andrea d’Angelo, il Conte Michele, et il conte Pietro figli di Geromino d’Angelo Dispoto e Prencipe della Tessaglia nepote di detto Giorgio Castriota detto Scannarebec, conforme nota il Reverendo Demetrio Franco nella vita, e gesti da lui descritta del sudetto Prencipe Scannarebec”. (10)

SKËNDERBEU ÇFARË KA QENË!?

Së treti, Bonardo në botimin e vet jep një detaj mbi rishtypjen: Sopra la vita dell’Inuittissimo Scanderbeg. Ristampata per opera dell’Illustrissimo Signor Girolamo Angelo suo nipote, ku Skënderbeu quhet “ziò (sic!) di Vostra Altezza”. Bonardo ka harruar të shtojë një detaj të vogël, “cugino materno” pasi “cugino paterno” - kushëri nga ana e të atit - nuk mund të jetë dhe... tertium non datur. Nuk mund të jesh kushëri prej tjetër. Engjëllorët ishin nga Drishti, ndërsa origjina përfundimtare e familjes Kastrioti është ende për t’u vendosur, ama është e sigurt se ata nuk ishin nga Drishti. Me shumë gjasë kanë qenë nga Hasi [lindor], siç kemi shkruar edhe më parë (Az in Epyro, shkruan Luccari në veprën Il Regno de gli Slavi).

Ndërsa Pietro Pompilio Rodotà shkruan: Questa verità viene anche confermata dalla relazione irrefrangibile di Gio. Battista Monardo [corr. Bonardo, E. P.]; il quale dando alla luce la vita di Georgio Castriota in Venezia l’anno 1584. sotto gli auspici di Girolamo Angelo Flavio nipote di lui di linea feminile, si duole seco della rea sorte d’essere stata tolta dal mondo la prole maschile di quel celebre capitano...».  (11)

 

Nga një analizë tekstologjike, Ashburnhami - i studiuar më hollësisht nga Namik Ressuli dhe Zef Valentini - është edituar (ndoshta Engjëllorët donin të fshihnin diçka), për t'u lexuar si “Andreas alias Stephanus Rex genuit” - (Andrea ose mbreti Stefan lindi) në vend të leximit “Andreas alias Stephani Regis Dux genuit” (Andrea ose duka i mbretit Stefan lindi; ky pasazh është emenduar mbi bazën e Hopfit); Dokumenti na jep edhe të dhënën unike të emrit të nënës së Ivan Kastriotit, e cila quhej Marra (dmth. Mara).

Më duhet të bëj një tjetër digresion: mund të flasim edhe për faktin e asaj që në pamje të parë është një martesë e pabarabartë, mes djalit të një proniari të vogël (Pal Kastrioti kishte vetëm dy fshatra: Signa & Gardi Ipostesi, shkruan Muzaka) dhe Vojsavës, gjoja pasardhëses së njërës prej familjeve më të pasura e më të fuqishme të Ballkanit, Brankoviqëve, të cilët kishin në zotërim pjesën më të madhe të Kosovës. Një martesë sëre psh. ishte ajo mes Sandal Hraniqit, i cili kërkonte të lidhte krushqi me Malatestat italianë (shih Acta Albaniae Veneta, anno 1423).

Sërish te Barleti

Barleti ka dy dëshmi për Vojsavën, një të drejtpërdrejtë dhe një të tërthortë: uxori Voisauae nomen erat, non indignam eo uiro tum pater nobilissimus Tribalorum princeps, tum forma moresque etc. (Emri i bashkëshortes ishte Vojsava, jo e padenjë për atë burrë, qoftë nga pamja, qoftë nga sjelljet; i ati i saj ishte një princ shumë fisnik i triballëve (Barleti, libri I, f. 2)). Se çfarë ishin këta triballë, Barleti e shpjegon vetë, më vonë, kur flet për Dibrën e Epërme, të banuar nga bullgarët, ose triballët (Bulgari, siue Tribali habitant, fol. 61 v.) Nga gjithë sa më sipër, marrim vesh që i ati i Vojsavës ishte princ fisnik i triballëve, ose bullgarëve të atyre anëve dhe vetëm kaq; kjo është një fjali që nuk thotë asgjë për kombësinë e këtij fisniku. Kjo psh. është njësoj si të thuash se z. Talat Xhaferri është kryeministri i maqedonasve, një frazë që nuk thotë asgjë për origjinën e tij kombëtare.

Mund të shkruajmë vetëm se Barleti me këtë frazë, thjesht nuk ka dashur të thotë asgjë, "të fshehë pyllin pas gjetheve", po të përdorim një frazë, për të mos u prishur punë.

Kemi më pas edhe dëshmitë e Muzakës: E la madre de detto Signor Scanderbeg, moglie del detto Signor Giovanni, hebbe nome Signora Voisava Tripalda e venne da bona parte. (Dhe mëma e të sipërthënit zotit Skënderbé, gruaja e të sipërthënit zotit Gjon, e kishte emrin zonja Vojsava Tripalda dhe vinte nga soj i mirë. Prapë në digresion: Barleti, duke mos dhënë mbiemrin e vërtetë të Vojsavës, që është Muzaka, ka dashur të mbrojë pjesëtarët e kësaj familjeje që kishin mbetur në Shqipëri pas pushtimit turk. Shkodra kishte rënë më 1479, ndërsa ai vetë boton më 1508; ndërkohë, mjaft prej Muzakajve kishin hyrë në shërbimin ushtarak osman (“pasi u larguan ushtritë turke të Rumelisë, shpërtheu aty nga viti 1437-1438 një kryengritje tjetër në rrethin e Beratit, e kryesuar nga Theodhor Korona Muzaka (Theodoro Corona Musachi, E.P.), biri i të cilit, Jakub beu, ishte në atë kohë sanxhakbeu i sanxhakut të Shqipërisë.”  - (12).

Përfundime

Më duhet të ndalem këtu, dhe të them diçka në lidhje me gjithë këto fakte, të cilat hedhin dritë përfundimisht mbi Engjëllorët, origjinën arbërore dhe bizantine të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në veçanti, si dhe të vërtetat historike në përgjithësi, etj. për ta ilustruar më mirë mendimin tim, po citoj ungjillin e shën Gjonit, në të cilin thuhet: «E vërteta do t’ju bëjë të lirë» (Veritas liberabit vos, Joh. 8:31-32). Jam i mendimit se nuk mund ta shprehësh dot atë, pa qenë edhe vetë i tillë. Mund të shtoj në fund se kur Hamit Kokalari e quante Kosovën "djepin e shqiptarizmit" (1943), ai shprehte një të vërtetë më të madhe se ajo të cilën ia rrokte mendja.

(Janar - shkurt 2024).

Shënime:

1.Marin Sirdani, Skanderbegu mbas gojëdhânash, “Dy fjalë lexuesit”. Teksti italisht ekziston në dy variante të ndryshme, për më tepër, shih edhe versionin disi më të zbutur, tek: Ugo Ojetti, L’Albania, Torino, 1902, fq. 131: “Tu non conosci i miei albanesi: noi discendiamo dagli epiroti, che hanno dato per nemico ai romani Pirro, e dai macedoni che hanno dato per vincitore all’India Alessandro.”2. “Constantinus Castriotus, cognomento Meserechus, Aemathiae & Castoriae Princeps, vel Dominus, memoratur à Flavio Comneno, qui eum obiise ait anno MCCCXC.” (Kostandin Kastrioti, i mbiquajtur Mazreku, princ ose zot feudal i Matjes dhe Kosturit [në Golaj, Has], përmendur nga Flav Komneni, që thotë se vdiq më 1390. (Charles du Fresne Du Cange, Historia Byzantina duplici commentario illustrata, Paris, 1680, p. 349.); “clarissimi et invictissimi Ducis Georgij Masrechij Castriota Scanderbegh Albaniae et Epiri Principis...” (G. Schirò, Gli Albanesi e la Questione Balkanica, Napoli, s.a., f. 218)

3. Korablev, B. (1915), Actes de Chilandar II, St. Petersburg, pp. 561–562, “6945 AM/1426 AD: Titre de donation de Jean Castriote d'Albanie et de ses fils”.

4. Stari Srpski zapisi, fq. 87: 2/9 maj 1437 ose 6945 [Anno mundi].

5. Djura Dani?i?: “Rje?nik iz knji?evnih starina srpskih, dno drugi A - P”, Beograd, 1863, fq. 42), (Stari Srpski zapisi, fq. 87: 2/9 maj 1437 ose 6945 [Anno mundi]).

6. Konstantin Jire?ek, “Istorija Srba II”, 1923, f. 159; “Posebna izdanja, knj. 355”, Nau?no delo, 1962, f. 22; si dhe: Konstantin Jire?ek, “Istorija Srba II”, 1923, f. 159.

7. Kosova quhej edhe në atë kohë Kosovë, si sot, për këtë shih: Respoxe Braycho: »Fradello, questo Dio non da! Tu say, come nuy tornandose de Pristina tu me zonzesti in boschi de Chossoua [në formën shqipe Kosova, dhe jo atë sllave Kosovo, E. P.], et cum nuy era pluy nostri Ragusini etc. Archiv für Slavische Philologie, herausgegeben von V. Jagitsch: Reiterspiele im mittelalterischen Serbien, von Const. Jiretschek, XIV. Band, Lettere e Commissioni di Levante 1401-1567 (Jahr 1405), ff. 73-76.

8. Sirdani, vep. e cit. fq. 10).

9. Hopf, Chroniques Grèco-Romanes, fq. 308 : Ioanum Musachi?, Andream, alias Stefanum Reg. Duc.; Ginos Mariam, Dominicus alias Moncinus, [Cai minste (?)] > Voisava Ivani uxorem > Giorgium Scanderbegh.

10. Rivista Araldica, XXIX (1931), Romë, f. 499.

11. Dell’origine, progresso e stato presente del rito greco in Italia osservato dai greci, monaci basiliani, e albanesi libri tre, Roma, 1763, p. 27

12. Historia e Shqipërisë I, 1959, fq. 268.

(Nga ana etimologjike, emri Mazreku mund të shpjegohet me shqipen mâz, -ar + ak (njeri që merret me rritjen e mëzave, kuajve; për këtë shih edhe fjalëformimin "fshatarak"). Forma "mazarek" është një shumës i singularizuar.)

 

© Edion Petriti, janar 2024.

«Excerpta Ashburnhamenisa»

(28 v - 30 v.) De Generationibus Jllustrium filior. Jsacij Patricij Senatorisque Romani, et variat. fortunae eiusque Cognominis. | Liber Jllustris Generationis Jsacij Patricij senatorisque Romani Cognomento Angelus à quo Michael eius Trinepotis nepos genuit Alexium. Alexius genuit Michaelem .II. Michael .II. genuit Michaelem .iii. et Helenam Vrosij Macedoniae. Epyri. Illyriae Myssiaeque utriusque ac totius noue Romae Regis Jmperatorisque Vxorem. Michael .iii. genuit Angelum Michaelem et Jannum, atque Driuasten. ij.am Vrbem condidit, Angelus michael genuit Michaelem .iiii. Jannus craizza siue Dispothus Jlliriae cognomentoque Aemilianus genuit Justinum Justiniani Jmperatoris Caesarisque Augusti ex uigilante sophia filia nepos, Justinus Jmperator genuit Joannem. Michael quartus genuit Philippum. Philippus Genuit Alexium .II. et Jsacium .II. Jsacius .II. genuit Alexium .III. Mariam et Juliam Heraclij Caesaris Imperatorisque Augusti ex filia nepos. Joannes genuit Angelum, Alexius quartus genuit Constantinum Theophaniam et Achiam, Constantinus genuit Michaelem .V. Mauritium, et Tiberium, Angelus genuit Justinianum primum Venet. Tribunum. Marcum, et Petrum. Michael V.s genuit Constantinum .II. Constantinus .II. genuit Alexium .IIII. Valerium et Tiberium .II. et Eudociam. Alexius .iiii. genuit Michaelem .VI. et Helenam .ii. Michael .VI. alias Cominnus genuit Jsacium .iii. Sibillam et Constantinum .iii. Isacius .iii. Comnenus cognomento Constantinopolitanus Jmperator Caesarque Augustus, genuit Constantinum .iiii. Agnetem. Mariam .ii. :-, et Alexium. .V. Constantinus .iiii. Jmperator Genuit Michaelem .vii. Michael vii.s genuit Alexium .vi. et Constantinum .v. Alexius .v. genuit Joannem, et Jsacium .iiii. Thyrum, Alexium vii. et Helenam .iii. joannes Jmperator genuit Manuelem. Constantinus .iii.s genuit Michaelem viii. Michael octauus genuit Andronicum. Manuel Jmperator genuit Mariam Tesaliae, Reginam et Alexium .viii. Jsacius .iiii.s. Jmperator Caesarque augustus genuit Alexium .viiii. et Hyrrenem .iiii. Stephani Panoniae Regis ex filia Nepos Napolitanamque Reginam moxque uxorem, Philippi sueui Jmperatoris Romani. Alexius vii.s Jmperator genuit Constantinum .vi. et Hyrrenem .v. alias Annam Theodoris lascharis Vxorem. Alexius. nonus Jmperator genuit Alexium andream .X. Philippi Gallor. Regis ex filia Nepos. Theodorus lascharis genuit Hyrrenem Andronici alias Joannis bataicij ex eodem genere vxorem Matremque Theodori Andrinopolitani Despothis qui Theodorus genuit Joannem. Alexius Andreas Dux ac Comes Driuasten. genuit Michaelem .Viiij. et Joannem .ii. Michael nonus Comes genuit Andream .II. Progonum et Joannem .iiii. Progonus Jmperator Cognomento genuit Joannem .v. et Hyrrenem .Vi. Joannes .ii.s genuit Joannem franciscum, Joannes franciscus genuit franciscum. Andreas ii.s Comes genuit Michaelem .X. et Hyrrenem .vii. Ioannes iiii. Caesar cognomento. genuit Michaelem .xi. franciscus cognomento francus genuit Joannem .vi. et Dorotheam. Michael .x.s. alias Petrus spanus Comes genuit Nouacum alias Alexium, Agnetem. Paulum .iii. Andream .iii. Martinum. Joannem .vii. et Michaelem .xii. Michael .xi. Marthusius. cognomento. genuit Michaelem xiii. Martinus genuit Marinum .ex Hyrrene .vi. natus est Georgius Stracimirij Regis genitus, prefatusque Rex ex secunda vxore genuit Albam Coici alias Golemi vxorem. Golemus genuit Arianitum Comninum. Andreas .iii.s Comes genuit Paulum .iiii. et Petrum .ii. Mariam .iii. et Agnetem iii. Georgius Myssorum Rex. ac Despoth genuit Gregorium, Stephanum, Lazarum, Hyrrenem viii. Maumethis .ii. Turcharum .viiii. Jmperatoris Matrem, et helisabetham alias Milizzam Alexij Hispani Theodosij Jmperatoris generis vxorem, Marinus genuit Altamdonam paternianam. Joannes vj.s genuit Demetrium. Michael xiij.s genuit Andream .iiii. Michael xij.s genuit Michaelem xiiii. Matheum et Joannem .viii. Stephanus Despoth genuit Mariam .iiii. ex Maria tertia natus est Paulus, et Comninus Georgij Thopie Dirachij Domini, Ducisque Pronepos. Item ex eodem genere Andreas alias Stephanus Rex [emendetur: Andreas alias Stephani Regis Dux, vide Hopf - E. P.] genuit Coiam Myssiae Dispothum ac Dominum et Dominicum alias Moncinum Coi Myssiae Genuit Marram, Moncinus genuit Agnetem Michaelis x.mi prefati Drivastensis Comitis Vxorem. ex Marra natus est Iuuannus Castrioth, Iuuannus genuit Repossium Stanissam Constantinum, et Georgium alias Scanderrbegg. ac Voissauam Stephani Hiercechi, alias Cernouichij Vxorem. Stephanus Hiercehius. genuit Petrum, Iuuanum, Georgium, et Voissauam laech Ducagini vxorem. Iuuanus genuit Georgium, et Stanissam & c./ CNA

Lajmet e fundit nga