Rekursi në Gjykatën e Lartë/ SPAK triumfon ndaj Veliajt
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...

Tregimet e së dielës nga Agim Xhafka
Sofo sa pa Benin te dera e kafes i gumëzhin në kokë ç’kishte dëgjuar për të këto javë. Thonin, Beni ka zënë dashnore një gocë të re, Beni edhe pse u martua me dashuri, edhe pse ka një grua të mençur dhe yll të bukur shkon moteleve me një punonjësen e vet, Beni flitet që do të divorcohet, do të martohet me dashnoren.
Asnjë nga këto nuk besonte Sofo ama diçka prej çfarë fliteshin i zuri rrënjë. Ashtu si ngjit ndryshku te dera e garazhit kur spërkatet me lagështi nga vesa e mëngjesit. Sofo e quan Benin si djalë të vetin nga që me atin e tij, Ferdin, u rritën bashkë.
Bashkë qenë edhe kur u martuan se familjet për fat u strehuan në të njëjtin pallat. Pa i lindën fëmijët një mot njëri e më pas tjetri dhe kështu u lidhën të gjithë si në një vatër të madhe. Para dy vjetësh Ferdi pësoi një atak kardiak dhe iku, fluturoi. E shoqja vjet u zhvendos në Londër tek çuni i madh. Beni ndërroi apartament shkoi te një banesë më e madhe e tani jeton aty me gruan, Silvën dhe me Turin, çunin e vetëm i cili tani shkon në gjimnaz.
-Eja, eja këtu!-i bëri zë Sofo.
Benit i shkëlqeu fytyra sa e pa. Vrap te shpatullat e shokut të babait.
-Po rri ca çaste me ty, kam lënë takim me një zviceran. Do bëjmë kontratë për hidrocentral, -foli Beni me zë pak mburrës, por dhe krenar. Ai ishte inxhinier i zoti dhe bizneset për nga fitimi shkonin qiellit lart çdo vit.
Sofo nuk e zgjati, ama e kishte si merak. E godiste ajo fjala divorc që mund të bënte Beni me Silvën.
-Ke zënë dashnore më thanë. Vërtet, mo?
-Jo dashnore, por të dashur, -e korrigjoi Beni shpejt.
Sofo kuptoi që problemi qënkej serioz.
-E do?
-Më shumë se veten. Dhe ajo ashtu më thotë.
-Po Silva a e di?
-Besoj po, por dhe jo. Si është ajo shprehja e vjetër, burri dhe gruaja e mësojnë të fundit për tradhtitë që i bëjnë njëri-tjetrit.
-Po ti a e do gruan?
-Shumë, shumë.
-Atëherë?-u çudit Sofo.
-Atëherë as unë nuk di ç’më ndodhi e nuk kuptoj ç’po më ndodh. Di veç që dita më është zbukuruar, e kam plot diell, ndjehem shumë i ri paçka se po afroj te 50, më pëlqejnë zhurmat, ritmet, muzika, udhëtimi, argëtimi. Magjia më ka hyrë brenda në zemër. Si mendon, a është kështu dashuria?
Sofo e pa te bebëzat. E afroi më shumë kokën te fytyra e tij dhe i tha thatë:
-Ky është neps o bir, nuk është dashuri. Është neps.
Heshti, por ca sekonda e vazhdoi:
-Po te tregoj shkurt një episod nga jeta ime. Po fare shkurt se po pret zviceranin e s’ke kohë të dëgjosh më gjatë. Kur isha student më gufonte zemra sa afroheshin pushimet. Udhëtoja me tren për në Pogradec e pastaj me autobus për në Korçë. Kisha shumë mall e diafragma nuk më linte të mbushesha me frymë.
Mbaj mend një vit, sa kishte kaluar java e parë e korrikut, ia hypa trenit mes zhegut. Kisha mbaruar me sukses provimet e përfytyroja lumturinë mes familjes e shokëve. Rruga qe e gjatë, vapa na mbyti, në vagonë s’kishte atëherë kondicionerë. Dritaret rrinin hapur e afshi përvëlues na rrotullohej mbi kokë, nëpër gjoks e kurriz si kamxhik i lyer me zift të nxehtë.
Te stacioni i Peqinit ndalte treni afër 5 minuta, sa zbrisnin ca udhëtarë e hipnin të tjerët. Te buza e shinave dilnin plot vendas me kana uji dhe bërtisnin, kush do një gotë të freskët. Nga që moti qe i nxehtë e në vagon nuk tregtohej asgjë, as shishe me ujë, poshtë dritares sime po qëndronte një fëmijë.
-Ma jep një gotë, -i thashë.
E mbushi shpejt dhe qelqi menjëherë u vesh me avull. Se uji qe i ftohtë mes atij përvëlimi. Por dora e tij nuk ma afronte dot gotën. Ishte i vogël në moshë e në trup.
-Ngrihu majë gishtave, o piciruk, -e nxita.
Ashtu bëri ai, u zgjata dhe unë teposhtë, madje gati po bija nga dritarja, por jo. Nuk e kapja. Atëherë u çova dhe vrapova drejt derës. Po kërcej te traseja dhe po marr gotën, mendova. Te dera një fatorino e shëndoshë dhe e qeshur më këshilloi:
-Mos i zbrit trenit, or çun!
Nuk e dëgjova. Kisha etje. Tamam-tamam kisha neps. Oh sa neps! Si gratë shtatzëna kur u teket për kumbulla në janar. U lëshova drejt çunit, i rrëmbeva gotën, nisa ta rrëkëllej me gërrqe e me kokën drejt diellit. Mbylla sytë, në fytyrë më godisnin rrezet e nxehta, por i sfidoja me ujin akull. E atë çast u ndjeva aq i lumtur sa thoja që isha me fat që zbrita. Po nepsi më shtyu të rrëmbej një gotë të dytë.
Gllënjkat këndonin glluk-glluk dhe nuk dëgjoja që dhe treni kishte nisur trokun e tij. Kur mbarova m’u duk se po lëvizja. Nga kënaqësia pandehja se po ngrihesha lart. Në fakt po vraponte vagoni në krahun tim. U sula ta kapja, e preka pak, sa cika fundin e shkallës prej hekuri që përvëlonte, por e lëshova vrik se u tremba nga furia e tij, gati po më hiqte zvarrë. Kaq vrull mori. Iku treni, u tret në luginat tej bashkë me valixhen, me ndërresat, teshat, me librat dhe me librezën e notave mbushur me dhjeta. U dëshpërova. Gati të qaja. U ula këmbëkryq mbi lëndinë. Pranë më erdhi çuni i ujit.
-Do dhe një gotë? E ke pa lekë këtë.
Nuk i fola. Dola në xhade dhe prita plot e plot orë. Se ato mote kur kalonte një makinë në rrugë bëhej festë në qytet. Më mori një kamion i madh deri në Elbasan. Pastaj copa-copa. Deri në Librazhd, një më çoi në Prrenjas, më tej mëngjesi më zuri në Pogradec e në Korçë mbërrita të nesërmen nga dreka.
Beni ishte gjithë sy e veshë. Edhe e kuptonte thelbin, edhe s’donte ta kuptonte. Syri iu zvogëlua. I iku ai gazi që përshfaqi kur nisën bisedën. Fytyra i mori pamjen e mendimit me dyshime. Që të qartësohej pyeti Sofon:
-Dhe?
-Dhe në çdo kamion që kërceja i thoja vetes, mos ndalo stacion më stacion o njeri! Vrapo për në destinacion, -i shpjegoi shkurt Sofo.
Beni pas këtyre fjalëve po rrotullonte sytë si googla e internetit. Kërkonte të gjente një shpjegim të qashtër, të kuptueshëm. Por nuk ia doli se…
-Ka erdhur zvicerani, -i tha kamarieri.
-Flasim një herë tjetër, -i tha Sofos dhe u largua.
-Ok. Mua në tren më gjen. Po të pres aty, mos rri gjatë në Peqin, -ia ktheu Sofo e gjerbi me zhurmë fundin e kafes e cila flinte prej kohësh në filxhanin e bardhë bërë akull./ CNA
Sot, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, feston...
Caqet e njeriut dhe shkrimtarit tek Ismail Kadare, nga...
Një pikturë e artistit austriak, Gustav Klimt, që beso...
Gjithnjë e më shumë ndriçohet figura e shtetarit të madh s...
Këshilli botëror i klimës thotë paraprakisht se deri në fu...
22 Janari është e kremtja e shën Anastas Persianit, i cili...
Kur më pyeti nipi, në ç’moshë unë kam përjetuar stresi...
Sot artisti i njohur shqiptar, Ndriçim Xhepa, mbush 67...
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që shënoi Gladiatori 1...
Për orthodhoksët tradita e festimit të emrit eshtë një tra...
Sot shënohen 556 vite nga vdekja e herorit kombëtar, Gjerg...
4 vite më parë u shua aktori legjendar Xhevdet Ferri. Ai ...
Isa bej Boletini lindi më 15 janar të vitit 1864 në Bo...
Piktori shqiptar Bashkim Ahmeti e ndan jetën mes Shteteve ...
Kur isha i vogël mbaj mend që Korça mbulohej nga...
Mjeshtra e Madhe, Zyliha Miloti, ka sot ditëlindjen dh...
Thëllëza e malit është një nga shpendët që jeton në malet ...
Një rekord i ri turistësh është regjistruar gjatë vitit 20...
Nata e madhe e çmimeve “Golden Globes” u mbajt mbrëmjen e ...
Kur isha i ri, kisha komshi Robert Ndrenikën. Më tha n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...