Rekursi në Gjykatën e Lartë/ SPAK triumfon ndaj Veliajt
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...

Për orthodhoksët tradita e festimit të emrit eshtë një traditë e lashtë dhe lidhet me emrat e shenjtorëve që shkëlqyen me virtyte në jetën e tyre mbi tokë. Ata imituan Jezu Krishtin, Shën Marinë, apostujt dhe profetët. Kjo është arsyeja që të krishterët kur pagëzohen marrin një emër shenjtori, përshembull: Vasil, Kostandin, Elena, Maria, Gjergji, Sara, Ilia, Andon, etj etj emra shenjtorësh. Duke festuar të kremtet e këtyre shenjtorëve kujtohen edhe jetën e tyre dhe Kisha Orthodhokse nxit besimtarët e saj t’i imitojnë këta shenjtorë.
I tillë është edhe Oshënar Andoni i Madh, asket i njohur në mbarë botën i shekullit të 3-të.
Ai shiti gjithë pasurinë e tij dhe ua shpërndau të varfërve paratë. Iu përkushtua Zotit me lutje dhe kreshëm. Më vonë u denjësua të merrte dhuratë nga Zoti dhuratën e shërimeve të trupit dhe shpirtit. Ngushëlloi shumë njerëz, korrigjoi shumëntë tjerë me anë të fjalës së tij, por më shumë me jetën e tij të shenjtë.
Kremtimi i tij është vendosur nga kisha orthodhokse më 17 Janar. Ai konsideroheti edhe si ati i murgjërve.
E kremtja e Oshënar Andonit të Madh, merr një ngjyrim të veçantë festimi pasi feston diten e emrit Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni.
Hirësia e Tij, Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andon (Merdani), lindi më 7 dhjetor 1969, në Tiranë.
Në vitet 1996-1999, kreu studimet në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës. Në vitet 2002-2006 studioi në Fakultetin Theologjik të Universitetit Kombëtar “Kapodistria” të Athinës. Përfundoi studimet master në “Dhiatën e Re” në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut. Është diplomuar në nivelin master edhe në degën në “Sociologji – Psikologji – Komunikim” të Arsimit të Lartë “ISSAT”, gjithashtu është diplomuar në Universitetin “UBIS” të Gjenevës.
U qeth murg dhe u hirotonis dhjak nga Hirësia e Tij, Mitropoliti i Korçës, Joani, në vitin 2000. Më 21 nëntor 2002 u hirotonis prift nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi. Më 21 nëntor 2006 u hirotonis episkop, duke u caktuar Episkop i Krujës (episkop titullar) dhe Ndihmës i Kryepiskopit dhe shërbeu si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës.
Me vendimin e Sinodit të Shenjtë për krijimin e Mitropolisë së Elbasanit, Hirësi Andoni u caktua Mitropolit i saj. Fronëzimi i tij u krye më 17 prill 2016 në Kishën e Shën Nikollës, Elbasan.
Në predikimin e tij në liturgjinë mbajtur me këtë rast në Kishën e Shën Nikollës, Elbasan Mitropoliti Andon theksoi kujdesin që duhet të kemi nga informacioni i padobishëm dhe shpesh herë i kotë që qarkullon në media tv dhe ato sociale.
“Gjithmonë e më tepër po del një brez që merret me kotësinë, më pak të interesuar të lexojnë dhe më shumë të interesuar të merren me gjëra të kota. Jemi në një fazë tjetër si shoqëri…” - shprehu në këtë mënyrë shqetësimin e tij Mitropoliti i Elbasanit Hirësi Andoni.
Në përfundim të liturgjisë hyjnore klerikët dhe besimtarët uruan Mitropolitin e tyre Andon për ditën e emrit. Në këtë ditë festojnë ata që mbajnë emrin: Andoni, Antoni, Antonio, Andonia, Andona, Antoneta, Antonela, Anduen, Anduena, Ndoni, Doni, Dona, Toni, Doke, Neta, Nela, Nia, Ndue, etj.
Dita e festimit të emrit është një traditë e lashtë dhe bukur për të krishterët orthodhoks, sepse sa herë që kremtojmë jetët e shenjtorëve na vjen në mendje jeta e virtytshme e tyre e zbukuruar nga mirësia, durimi, paqja, pajtim, ndihma për njeri-tjetrin, shpresa tek Zoti, besimi dhe mbi të gjitha virtyti i dashurisë për të cilën kemi kaq shumë nevojë në botën e sotme./ CNA
Sot shënohen 556 vite nga vdekja e herorit kombëtar, Gjerg...
4 vite më parë u shua aktori legjendar Xhevdet Ferri. Ai ...
Isa bej Boletini lindi më 15 janar të vitit 1864 në Bo...
Piktori shqiptar Bashkim Ahmeti e ndan jetën mes Shteteve ...
Kur isha i vogël mbaj mend që Korça mbulohej nga...
Mjeshtra e Madhe, Zyliha Miloti, ka sot ditëlindjen dh...
Thëllëza e malit është një nga shpendët që jeton në malet ...
Një rekord i ri turistësh është regjistruar gjatë vitit 20...
Nata e madhe e çmimeve “Golden Globes” u mbajt mbrëmjen e ...
Kur isha i ri, kisha komshi Robert Ndrenikën. Më tha n...
Aleksandër Prosi i njohur gjerësisht si Sandër Prosi l...
Fan.S.Noli lindi në 6 Janar të vitit 1882 dhe u shua n...
6 Janari, Dita e Ujit të Bekuar është festuar në Korçë...
Shqiptarët e zgjedhin librin nga përmbajtja dhe autori. T...
Kadri Roshi, ylli i kinematografisë dhe skenës shqiptare, ...
Një lajm i hidhur vjen nga Korça. Ndërron jetë në mosh...
Çmimi Nobel në Fizikë 2023 Çmimi Nobel në fizikë për vi...
Viti 2023 ishte "i artë" sa i takon turizmit. Sipas përllo...
Turistët e shumtë që vizituan Shqipërinë gjatë 2023, zgjod...
Jo vetëm prej oratorisë. As prej kulturës që e shfaq m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...