Rekursi në Gjykatën e Lartë/ SPAK triumfon ndaj Veliajt
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...

Ditën e sotme, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Florjan Kalaja, ka promovuar librin e tij të ri "Dilema Kushtetuese III".
Libri "Dilema Kushtetuese III" vjen me 15 krerë, pas 5 vitesh nga botimi i vëllimit të dytë dhe pas 7 vitesh nga botimi i vëllimit të parë të këtij periodiku të së drejtës së autorit, gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Florjan Kalaja.
Libri është një botim ku trajtohen përgjithësisht çështje të praktikës gjyqësore të vendosura gjithnjë në këndvështrimin e standardeve të së drejtës kushtetuese.
Libri është përmbledhje dhe përzgjedhje e problematikave gjyqësore të akumuluara si eksperiencë profesionale gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës, në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në libër trajtohen çështje të tilla si përplasja e juridiksionit gjyqësor me juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese mbi shqyrtimin e akteve normative nënligjore; aksesi i të gjithë llojeve të viktimave në procesin penal në të gjitha fazat dhe shkallët e gjykimit; problemet kushtetuese dhe ligjore të mbivendosjes së dënimeve penale në formacionet e krimit të organizuar për të njëjtin fakt penal; prekluziviteti i apeleve dhe rekurseve në çështjet gjyqësore civile dhe administrative; problemet kushtetuese dhe ligjore të ndalimit të zbatimit të gjykimit të shkurtuar për veprat penale me autorë të miturit, femrat, bashkëpunëtorët e drejtësisë apo për tentativën, kur rezulton se ligji për veprën penale parashikon dënimin me burgim të përjetshëm në strukturën e sanksionit penal; problemet e ligjit procedural penal në mënyrën se si rregullohet kompetenca lëndore në fazën e hetimeve paraprake; aksesi në juridiksionin fillestar dhe rishikues gjyqësor administrativ të subjekteve të paaftë për punë për përcaktimin e invaliditetit dhe përfitimet nga mbrojtja shoqërore e tyre; problemet kushtetuese dhe ligjore të mosshqyrtimit të padisë civile në procesin penal; problemet kushtetuese dhe ligjore të pikës 4 të nenit 420 të Kodit të Procedurës Penale; problemet kushtetuese dhe ligjore të veprës penale të pushtimit të tokës; problemet kushtetuese dhe ligjore të parashikimit të kthimit të menjëhershëm të padisë; problemet kushtetuese të mosnjohjes nga ligji të kompetencës së gjykatave të posaçme penale në fazën e ekzekutimit të veprave penale apo subjekteve për të cilat ato kanë kompetencë lëndore sipas Kushtetutës dhe ligjit; problemet e ligjit dhe praktikës gjyqësore të ndryshimit të vendimit penal të pafajësisë në juridiksionin gjyqësor rishikues; nevojën dhe domosdoshmërinë e njohjes si parim kushtetues të kodifikimit të së drejtës pozitive dhe problemet kushtetuese të dënimeve fikse me burgim të përjetshëm që parashikon Kodi Penal.

Në libër ka artikuj që botohen për herë të parë, por edhe artikuj të cilët janë ripunuar dhe retushuar, duke i përditësuar me zhvillimet më të fundit ligjore, jurisprudenciale dhe doktrinare.
Parathënien e librit e ka bërë konstitucionalisti Prof. Dr. Enver Hasani. Në këtë mënyrë literatura juridike në Shqipëri shtohet me një botim që duhet të konsultohet nga studentët, lektorët, juristët dhe cilido praktikant i së drejtës.
Florjan Kalaja është autor i shumë shkrimeve juridike të botuara në revista periodike shqiptare dhe të huaja, i shumë shkrimeve publicistike të botuara në gazetat e përditshme në Shqipëri dhe i librave “Gjykimi në mungesë në procesin civil”; “Dilema kushtetuese I”, “Dilema kushtetuese II”, “Gjykimi në Gjykatën e Lartë”, “Lirimi me kusht”, “Dilema Kushtetuese III”./ CNA
Monumenti arkeologjik “Muret e Portës” në Durrës, është pë...
- Sot Kadare mbushi 88 vjeç. - Viti 1973. Gazetar. Ng...
Sot, shkrimtari i madh Ismail Kadare feston 88-vjetori...
Tregimet e së dielës nga Agim Xhafka Sofo sa pa Benin...
Sot, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, feston...
Caqet e njeriut dhe shkrimtarit tek Ismail Kadare, nga...
Një pikturë e artistit austriak, Gustav Klimt, që beso...
Gjithnjë e më shumë ndriçohet figura e shtetarit të madh s...
Këshilli botëror i klimës thotë paraprakisht se deri në fu...
22 Janari është e kremtja e shën Anastas Persianit, i cili...
Kur më pyeti nipi, në ç’moshë unë kam përjetuar stresi...
Sot artisti i njohur shqiptar, Ndriçim Xhepa, mbush 67...
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që shënoi Gladiatori 1...
Për orthodhoksët tradita e festimit të emrit eshtë një tra...
Sot shënohen 556 vite nga vdekja e herorit kombëtar, Gjerg...
4 vite më parë u shua aktori legjendar Xhevdet Ferri. Ai ...
Isa bej Boletini lindi më 15 janar të vitit 1864 në Bo...
Piktori shqiptar Bashkim Ahmeti e ndan jetën mes Shteteve ...
Kur isha i vogël mbaj mend që Korça mbulohej nga...
Mjeshtra e Madhe, Zyliha Miloti, ka sot ditëlindjen dh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...