LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokuroria i sekuestroi pronat/ Kush është Altin Gega, si tentoi t’i ikte policisë një vit më parë

27 Shtator 2022, 10:58, Kronika CNA
Prokuroria i sekuestroi pronat/ Kush është Altin Gega, si tentoi
Foto nga aksioni i policisë

Sot prokuroria ka njoftuar se ka sekuestruar prona dhe pasuri të shtetasit Altin Gega, për të cilin ka dyshime të forta se ka pasur lidhje me grupe kriminale në Tiranë, i fokusuar kryesisht në shpërndarjen e drogërave dhe transportin e mallit të llojit kanabis e kokainë.

Një vit më parë ai u arrestua nga policia së bashku me disa persona të tjerë. Në momentin që policia e rrethoi, Altin Gega (Çoku) ishte brenda një mjeti bashkë me dy shokët e tij.

Ai nuk iu bind thirrjeve të policisë, shkeli pedalen e gazit dhe u largua, por vetëm pak orë më pas u vu në pranga bashkë me dy personat e tjerë.

Së bashku me të u arrestuan Erjon Prengaj, Altin Gega (Çoku), Taulant Çoku dhe Gentjan Kore.

Aksioni u zhvillua në zonën e njohur si “Varri i Bamit” gjatë të cilit u sekuestrua dhe një sasi kokaine prej 1 kilogram e 128 gramë./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga