LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pezullohen dy efektivë të qarkullimit rrugor/ Akuzat që rëndojnë mbi ta

28 Korrik 2022, 11:27, Kronika CNA

Pezullohen dy efektivë të qarkullimit rrugor/ Akuzat që

Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka ekzekutuar masat e sigurimit me karakter ndalues të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ndaj dy punonjësve të Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, në kuadër të procedimit penal nr. 824/2022 referuar nga AMP në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” ka vendosur masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj:

- Inspektor I. LL., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë

- Inspektor R. Y., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Nga hetimet e procedimit penal nr. 824 të vitit 2022, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është arritur të dokumentohet me prova ligjore, se në disa raste punonjësit e policisë kanë konsumuar gjatë ushtrimit të detyrës elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, duke favorizuar shtetas në shkelje të ligjit përkundrejt përfitimit monetar./CNA.al

Lajmet e fundit nga