Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se po fillojnë një hetim për rreziqet e mundshme të sigurisë nga automjetet inteligjente që përdorin teknologji nga vende si Kina.
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se ka udhëzuar Departamentin e Tregtisë të fillojë hetimin për të përcaktuar se çfarë masash duhen marrë për t’u siguruar që makinat që qarkullojnë në rrugët e Shteteve të Bashkuara nuk do të dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendit.
“Shumica e makinave sot janë të lidhura me rrjetin – janë si celularë inteligjentë me rrota”, thuhet në deklaratën e presidentit Biden. “Këto makina janë të lidhura me telefonat tanë, sistemet e navigimit, me infrastrukturën jetike dhe me kompanitë që i kanë prodhuar. Makinat inteligjente të ardhura nga Kina mund të mbledhin të dhëna të rëndësishme për qytetarët tanë dhe infrastrukturën tonë dhe mund t’ia dërgojnë këto të dhëna Republikës Popullore të Kinës”.
Zyrtarë të lartë amerikanë u thanë gazetarëve gjatë një lidhjeje telefonike se nuk kanë një numër të saktë të automjeteve të lidhura me vendet që përbëjnë shqetësim për Shtetet e Bashkuara, por thanë se ky numër është shumë i vogël.
“Ka të bëjë shpesh me makinat që prodhohen në Kinë, nga kompanitë kineze. Janë shumë pak makina të tilla sot në rrugët e Shteteve të Bashkuara”, tha një zyrtar.
Në këtë pikë nuk do të vendosen masa ndalimi apo tarifa, por puna do të përqëndrohet më tepër tek mbledhja e informacionit për të parë se për cilat aspekte mund të vendosen rregulla të reja, thanë zyrtarët amerikanë.
“Theksojmë se është e rëndësishme të merren masa përpara se të bëhet një numër i madh makinash të tilla në rrugët amerikane”, tha një zyrtar. “Me rritjen e shpejtë të tregut të eksportit të makinave kineze dhe vendosjen e pranisë në vende të tjera, përfshirë në vende të Evropës, është e rëndësishme të vlerësojmë tani rrezikun për sigurinë kombëtare”.
Teknologjive të cilave do t’u kushtohet më shumë vëmendje janë paisjet dhe programet në automjetet që mund të mbledhin dhe të transmetojnë të dhëna që mund të përdoren për qëllime keqdashëse.
Një zyrtar tha se shqetësimet e mundshme variojnë që nga çështjet e privatësisë, si përmbajtja e mesazheve SMS apo të postës elektronike, që lidhen me sistemin e makinës nëpërmjet telefonit të shoferit dhe deri tek një skenar i mundshëm kur një entitet në Pekin mund të çaktivizojë qindra mijëra makina inteligjente kineze në rrugët e Shteteve të Bashkuara./ VOA
Në rrjetet sociale është publikuar një video ku disa robot...
Objekti më i ndritshëm i zbuluar ndonjëherë është loka...
Javët e fundit të vitit 2023, ishin plot me ndodhi të reja...
Rrjeti social Facebook ndjek sjelljen e përdoruesve në një...
Meta do të prezantojë teknologjinë që mund të zbulojë dhe ...
"Facebook"-u feston 20-vjetorin e ekzistencës. Është rrjet...
Një ekip shkencëtarësh dhe inxhinierësh kanë zbarkuar në A...
Viti 2024 është vit zgjedhor në më shumë se 40 shtete, për...
Që kur programi i inteligjencës artificiale ChatGPT u bë i...
Fabrika kryesore e "BMW" në Mynih së shpejti do të pro...
Panairi për Konsumatorët e Elektronikës rikthehet në Las V...
Kompania Space X e miliarderit amerikan Elon Musk ka n...
Raketa Falcon Heavy e SpaceX u nis drejt hapësirës të enjt...
Google ka rënë dakord të zgjidhë një padi në SHBA duke...
Ndërsa industria e automobilave përshpejtohet drejt vi...
“New York Times” ngriti të mërkurën një padi kundër Mi...
Një kompani e re në Britani shpreson që paisjet me teknolo...
Kina do të sjellë rregulla të reja që do të kufizojnë ...
Inteligjenca artificiale e zhvilluar për të modeluar g...
"Toyota" do të tërheqë 1.12 milionë automjete në mbarë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...