LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Albin Kurti kërcënohet me jetë në Shkup

10 Shkurt 2024, 13:39, Kosova & Bota CNA
Albin Kurti kërcënohet me jetë në Shkup
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me jetë në Shkup.

Mediat në Kosovë, raporojnë se institucionet e sigurisë kanë siguruar të dhëna se nga Serbia, ka përpjekje për atentat ndaj Kurtit, ndërkohë që qëndronte në Shkup.

RTK raporton se  vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, veçmas duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në.

Aktualisht kryeministri Kurti ka hyrë në Kosovë, dhe bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka siguruar në mënyrë profesionale gjithë perimetrin e Kurtit./CNA 

 

 

Lajmet e fundit nga