Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkëmbyen akuza dhe kundërakuza në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Kjo seancë u thirr nga Serbia, pas fillimit të zbatimit të një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila e përcakton si valutë të vetme në Kosovë euron, duke pamundësuar kështu përdorimin e dinarit serb për pagesa, gjë që nxiti edhe shqetësime ndërkombëtare për mundësinë e tensioneve ndëretnike.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, vendimin e Kosovës për ndalimin e dinarit serb e cilësoi: "Vazhdimësi të sulmeve sistematike ndaj serbëve”, dhe akuzoi institucionet e Kosovës, të cilat, sipas tij, "kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët”.
"Kemi kërkuar këtë takim për shkak të veprimit të Bankës së ashtuquajtur të Kosovës për ndalimin e dinarit. I ashtuquajturi lidership ka vazhduar sulmet ndaj popullatës serbe pasi mbijetesa e tyre në provincën jugore varet nga buxheti i Serbisë”, tha Vuçiç.
Sipas tij, "Ky është sulm ndaj popullatës serbe dhe e bën situatën në Kosovë të vështirë”.
"Prishtina po i pamundëson veprimet e të gjitha institucioneve shëndetësore, kulturore e arsimore që ofrojnë kushtet bazike. Çdo parandalim i financimit të spitaleve, shkollave e çerdheve të Serbisë është sulm i drejtpërdrejtë ndaj serbëve dhe ndaj themelimit të Asociacionit”, u shpreh Vu?iç. Presidenti i Serbisë tha, se "janë 470 sulme të motivuara etnikisht ndaj serbëve dhe kishës serbe në Kosovë, që kur se qeverinë e udhëheq Albin Kurti. Ai është në ballë të persekutimit të serbëve”, deklaroi Vuçiç.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili mori pjesë për herë të parë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kurti i quajti gënjeshtra të gjitha pretendimet e presidentit të Serbisë, sipas të cilit Kosova po kryen spastrim ndaj serbëve të Kosovës.
"Me krenari e themi që e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, 20 mandate të garantuara në parlament nga 120 në total, prej të cilave 10 janë posaçërisht të serbëve. Serbët në Kosovë kanë po ashtu 10 nga 38 komunat në Kosovë. Gjuha serbe është gjithkund gjuhë zyrtare. Ideja që Kosova po kryen spastrim etnik apo persekutim ndaj komunitetit serb, është thjesht gënjeshtër që është përgënjeshtruar nga shumë organizata ndërkombëtare”, tha Kurti.
Lidhur me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, Kurti tha, se "ajo nuk e pengon Serbinë t'u ofrojë ndihma financiare serbëve”.
"Gjithçka tjetër është propagandë e rrejshme dhe nxitje e tensioneve. Rregullorja sjell ligjshmëri të importit të parave në Kosovë në përputhje me kushtetutën dhe politikën monetare të BE-së. Beogradi ka thirrur alarm jo për shkak të këmbimit të dinarit në euro, por për shkak se po ndalohen thasë me dinarë në kufij dhe ata ankohen jo për shkak të brengës për qytetarët serbë të Kosovës, por sepse ato tubacione të parave në veri të Kosovës po ndalen”, tha Kurti. Kryeministri kosovar në Këshillin e Sigurimit e përmendi edhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe akuzoi drejtpërdrejt Vuçiç-in për financim e mbështetje të këtij sulmi të armatosur.
Kryeministri Kurti akuzoi Serbinë edhe për mosnënshkrimin e marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel dhe Ohrër, duke mos i respektuar edhe pikat për të cilat janë marrë vesh.
"Serbia refuzon dy obligime kyçe, që të mos pengojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të mos respektojë integritetin territorial. Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është vetëm formalitet, është edhe garanci për implementimin e saj të plotë dhe të pakusht, edhe për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, tha Kurti duke e ftuar Vu?iç-in që ta nënshkruajë marrëveshjen.
"E ftoj të nënshkruajë këtu sot, menjëherë, duke theksuar rolin krucial të kartës së OKB-së në këtë marrëdhënie. Ky akt simbolik do të demonstronte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore me Kosovën”, tha Kurti.
Ky deklarim i Kurtit nuk i pëlqeu përfaqësueses së SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e cila tha se dialogu Kosovë-Serbi, mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe jo nga Këshilli i Sigurimit.
"Inkurajojmë që t'i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja që SHBA-ja e mbështet fuqimisht dhe vazhdimisht. Që të jemi të qartë, është dialogu i lehtësuar nga BE-ja e jo i Këshillit të Sigurimit, që duhet të jenë kanale për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe zgjidhjet që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha Greenfield. Ajo po ashtu tha, se SHBA-ja ka shprehur brengën sa i përket planit të Kosovës për zbatimin e Rregullores së BQK-së për transaksionet në para të gatshme.
"Vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale. Edhe një herë bëjmë thirrje për zbatim të këtij plani, por, që të shtyhet derisa të ketë procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane”, tha ambasadorja e SHBA-së.
Ambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy, tha se kërkesa e Perëndimit dhe Bashkimit Evropian që të njihet shtetësia e Kosovës është e padrejtë. Ai tha se "vetëm në vitin 2023, 178 sulme etnike janë kryer ndaj serbëve e pronave të tyre”, duke mos saktësuar se nga kush janë kryer ato sulme.
Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe në OKB, tha se tensionet aktuale ritheksojnë rëndësinë për përkushtim edhe më të madh për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
"Së pari Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e tyre dhe të shmangin veprimet e njëanshme. Së dyti, Kosova duhet të ushtrojë pushtetin e vet sovran në përputhje me vizionin e demokracisë shumëetnike që është ngulitur pikërisht në zemër të Kushtetutës së Kosovës”, tha ambasadori britanik. Ai ftoi autoritetet kosovare që të ndërtojnë një plan të qartë, që të gjithë serbët e Kosovës të vazhdojnë të marrin të ardhura dhe që shërbimet themelore të vazhdojnë të funksionojnë derisa të gjendet një zgjidhje e gjithanshme./DW
Planeti përjetoi janarin më të nxehtë në histori, sipas të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në ...
Profesionet me rritje më të lartë në Evropë lidhen kry...
Përpara presidentit amerikan Joe Biden, kancelari Scholz m...
Një vullkan në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer të en...
Edhe pse koalicioni i tri partive në pushtet në Gjermani n...
Një shpërthim i madh e ndriçoi qiellin mbrëmjen e 7 shkurt...
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev është rikonfi...
Një biznesmen në Greqi është qëlluar me kallashnikov në zo...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar ...
Banka Popullore e Serbisë njoftoi të mërkurën se autoritet...
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, bëri ...
Hamasi ka paraqitur një sërë kërkesash, duke përfshirë shk...
Një "bodybuilder" dhe influencues, i cili kishte lindu...
Banka Popullore e Serbisë tha se autoritetet në Kosovë më ...
Dy shpërthime me bomba kanë vrarë të paktën 22 persona në ...
Rusia tha të mërkurën se dy bombardues të saj strategjikë,...
Pekini nuk do të lejojë asnjë subjekt apo individ kinez që...
Një grup balenash vrasëse kanë ngelur në një zonë me a...
Dhoma e Përfaqësuesve nuk e ka kaluar një projektligj të m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...